AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Editorial

Heshtja e SPAK përballë firmës së Saimir Korreshit: nga Hipoteka në Kuvend, pa dhënë ende llogari

by SHT Media
01/06/2026
in Editorial
6
0
Heshtja e SPAK përballë firmës së Saimir Korreshit: nga Hipoteka në Kuvend, pa dhënë ende llogari
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prej vitesh, qindra qytetarë në Lushnje vazhdojnë të përballen me pasojat e një kaosi pronësor që sipas dokumenteve, denoncimeve dhe rasteve konkrete, ka zanafillën në periudhën kur Saimir Korreshi drejtonte Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Lushnje. Megjithatë, pavarësisht provave, denoncimeve dhe indicieve të shumta për shkelje të rënda ligjore, institucionet përgjegjëse vijojnë të heshtin.

Sot, Korreshi gëzon mandatin e deputetit të Partisë Demokratike dhe është shndërruar në një figurë argëtuese për deklaratat dhe performancat e tij publike. Por pas imazhit të politikanit “popullor”, mbeten pa përgjigje shumë pikëpyetje mbi aktivitetin e tij si ish-Kryeregjistrues i Hipotekës së Lushnjës.

Dokumentacioni i bërë publik më parë tregon se në vitin 2010 në Lushnje janë lëshuar certifikata pronësie të firmosura nga Saimir Korreshi për pasuri që më vonë kanë rezultuar pa titull të ligjshëm pronësie. Në raste konkrete në zonën e Kolonjës së Lushnjës, qytetarë që dispononin certifikata pronësie të lëshuara nga Hipoteka janë paraqitur vite më vonë për legalizim, por kanë mësuar se toka nuk ishte private, por shtetërore. Në këto kushte, ata janë detyruar të heqin dorë nga regjistrimet e mëparshme dhe të rifillojnë procedurat nga e para. Por, askush nuk ka pyetur nëse Korreshi ua ka firmosur këto prona si të tyret kundrejt parave, votave apo motiveve të tjera?!

Sot jemi para faktit se pasojat nuk kanë qenë vetëm administrative. Këto veprime kanë prodhuar konflikte pronësie, procese gjyqësore, humbje financiare dhe plagë sociale që vijojnë edhe sot. Qytetarë që kanë blerë prona duke u bazuar në certifikata të lëshuara nga Korreshi, janë përballur më vonë me faktin se dokumentet mbi të cilat kishin investuar kursimet e jetës rezultonin të pavlefshme. Në shumë raste, tokat shtetërore janë paraqitur si prona private, ndërsa dokumentacioni shoqërues rezulton të ketë mungesa të rënda ligjore.

Më i rëndë është fakti se këto raste nuk kanë mbetur vetëm në nivel përplasjesh nëpër zyra. Shtetasi L.S. i është drejtuar zyrtarisht Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, duke evidentuar dhjetëra raste të ngjashme dhe duke kërkuar referimin penal të tyre. Në denoncim përmenden dyshime për falsifikim dokumentesh, mashtrim, shpërdorim detyre dhe vepra të tjera penale që mbajnë firmën dhe vulën e Saimir Korreshit. Megjithatë, deri më sot nuk ka asnjë informacion publik që ASHK të ketë referuar këto raste në Prokurori apo në SPAK. Institucioni është mjaftuar me korrigjimin e gabimeve në dokumentacion, ndërsa autori i tyre bilbilos i qetë sa në Facebook, e sa në Kuvend.

Kjo sjellje ngre një pyetje thelbësore: përse Agjencia Shtetërore e Kadastrës korrigjon pasojat, por nuk kërkon përgjegjësi për falsifikatorët? Nëse vetë specialistët konstatojnë mungesë titujsh pronësie dhe regjistrime të kryera në kundërshtim me ligjin, atëherë përse nuk aktivizohen mekanizmat ligjorë të kallëzimit penal?

Po aq e fortë është edhe heshtja e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. SPAK ka treguar në raste të tjera se nuk heziton të hetojë ish-zyrtarë dhe funksionarë publikë për abuzime me detyrën. Madje edhe nga indicie qesharake, SPAK nuk ka kursyer t’u qepet zyrtarëve socialistë. Por në rastin e Saimir Korreshit, pavarësisht denoncimeve publike, dokumenteve dhe dëshmive të qytetarëve që pretendojnë se janë dëmtuar nga firmat e tij, nuk ka asnjë hetim.

Kjo heshtje bëhet edhe më e pakuptueshme kur bëhet fjalë për një deputet në detyrë, ndaj të cilit standardi i transparencës dhe llogaridhënies duhet të jetë edhe më i lartë.

Ndërkohë, emri i Saimir Korreshit nuk është përmendur për herë të parë në kontekstin e dyshimeve për korrupsion. Vite më parë, ai u bë subjekt i një investigimi të emisionit “Fiks Fare”, ku një qytetar deklaronte se i kishte dhënë 1 milion lekë ryshfet për zgjidhjen e një problematike pronësie. Sipas investigimit, vetë Korreshi, i regjistruar me kamera të fshehtë, pranonte ekzistencën e kësaj pagese. Pavarësisht gravitetit të pretendimeve dhe dokumenteve të paraqitura, historia e pronave të Lushnjës vazhdon të endet mes zyrave të administratës, prokurorisë dhe gjykatave, pa marrë ende një përgjigje përfundimtare.

Në fund, çështja nuk ka të bëjë vetëm me Saimir Korreshin. Ajo lidhet me funksionimin e shtetit ligjor. Kur qytetarët detyrohen të korrigjojnë gabimet e administratës, ndërsa zyrtarët që kanë firmosur dokumentet e kontestuara nuk japin llogari, krijohet bindja se drejtësia nuk vepron njësoj për të gjithë. Dhe derisa SPAK, Prokuroria dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës të japin përgjigje të qarta mbi këto raste, hija e dyshimeve mbi mënyrën se si u administruan pronat në Lushnje do të vazhdojë të rëndojë mbi institucionet dhe mbi besimin e qytetarëve te drejtësia.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Lajmet e rreme për humbje jete, reagon Ministria e Shëndetësisë: Ja gjendja e të lënduarve

14/10/2026

Lorenc Vangjeli: Lamtumirë ati im, Apostol!

14/10/2026

Rama: Protestuesit që sulmojnë policinë nuk janë studentë

14/10/2026

Protestuesit përzënë Edi Palokën dhe e lagin me ujë: Rama në burg, Berisha në burg!

14/10/2026

VIDEOLAJM / Protestuesit pajisen me maska e doreza! Kush është donatori…?

14/10/2026

IEA paralajmëron: Çmimet e naftës në Evropë mund të rriten, kriza globale zgjatet deri në 2027-ën

14/10/2026

Ekzekutim “makabër”. Ushtarakët kundërshtojnë pushkatimin e Nidal Hasan

14/10/2026

Irani përgatitet për luftë me SHBA-në, fortifikon objektet bërthamore dhe stërvit civilët

14/10/2026

BE-ja i jep Ukrainës 2.86 miliardë euro për dronë, raketa dhe sisteme mbrojtëse ajrore

14/10/2026

Delegacioni i BE-së reagon për protestën e studentëve: Të shmanget përshkallëzimi i tensioneve

14/10/2026

Zhduket anija me tre persona në Skoci, gjendet trupi i njërit prej anëtarëve

14/10/2026

Huthët kërcënojnë Riadin dhe Izraelin me ndihmën e Kinës, synojnë të prodhojnë një raketë me rreze veprimi mbi 3,000 km

14/10/2026

“Mos na mbani peng, duam vetëm drejtësi”, familjarët e Gërdecit letër kreut të GJKKO për zvarritjen e procesit

14/10/2026

205 mijë studentë dhe gjimnazistë. Sa në protestë?

14/10/2026

Kremlini për luftën në Ukrainë: Evropianët po bëjnë gjithçka që munden për ta vazhduar atë

14/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Lajmet e rreme për humbje jete, reagon Ministria e Shëndetësisë: Ja gjendja e të lënduarve
  • Lorenc Vangjeli: Lamtumirë ati im, Apostol!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.