AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Hegseth: Afati për të kërkuar miratimin për luftën me Iranin është pezulluar

by Alb Times
01/05/2026
in Botë
6
0
Hegseth: Afati për të kërkuar miratimin për luftën me Iranin është pezulluar
6
SHARES
302
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi se afati ligjor 60-ditor për të kërkuar miratimin e Kongresit për operacionet ushtarake kundër Iranit është “ndalur”, për shkak të armëpushimit në fuqi.

Duke folur para Senatit, Hegseth argumentoi se pezullimi i luftimeve ndikon edhe në interpretimin e afatit kohor të përcaktuar nga ligji amerikan. “Jemi në një armëpushim dhe kjo, sipas kuptimit tonë, do të thotë se ora 60-ditore ndalet”, u shpreh ai.

Megjithatë, kjo pikëpamje u kundërshtua nga senatori demokrat Tim Kaine, i cili paralajmëroi për pasoja ligjore. “Nuk besoj se ligji e mbështet këtë interpretim. Afati mund të përfundojë shumë shpejt dhe kjo do të krijojë një çështje serioze për administratën”, tha ai.

Sipas ligjit amerikan War Powers Resolution, presidenti duhet të ndërpresë përdorimin e forcave të armatosura brenda 60 ditëve nga njoftimi i Kongresit për një konflikt, përveç rasteve kur ligjvënësit japin miratim ose autorizojnë një zgjatje.

Administrata e Donald Trump këmbëngul se armiqësitë me Iranin kanë përfunduar, duke theksuar se nuk ka pasur përplasje ushtarake që nga fillimi i prillit dhe se armëpushimi është ende në fuqi.

Megjithatë, tensionet mbeten të larta. Palët nuk kanë arritur ende një marrëveshje afatgjatë, ndërsa ngushtica strategjike e Hormuzit vazhdon të jetë praktikisht e mbyllur, me ndikime të ndjeshme në ekonominë globale.

Sipas raportimeve të CBS News, zyrtarët amerikanë janë në bisedime me Kongresin për të siguruar autorizim formal për operacionet ushtarake.

Ndërkohë, përpjekjet e demokratëve për të kufizuar veprimet e presidentit kanë dështuar në mënyrë të përsëritur, ndërsa republikanët kryesisht kanë mbështetur qasjen e administratës.

Konflikti shpërtheu pasi SHBA dhe Izraeli ndërmorën sulme të gjera ndaj Iranit, duke nxitur një reagim ushtarak nga Teherani kundër Izraelit dhe aleatëve amerikanë në rajon.

Në një tjetër seancë dëgjimore, zyrtarë të Pentagonit zbuluan se operacionet ushtarake kundër Iranit i kanë kushtuar SHBA-ve rreth 25 miliardë dollarë deri më tani.

Nga ana tjetër, kongresmeni republikan Carlos Gimenez e cilësoi Iranin si një kërcënim ekzistencial për SHBA-në. “Kur një vend për dekada thotë se do të të shkatërrojë, duhet ta marrësh seriozisht”, deklaroi ai, duke shtuar se mbështet përpjekjet për të parandaluar Iranin nga zhvillimi i armëve bërthamore.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Kosova uron Shqipërinë | Shiroka-Pula: Flamuri na bashkon, Kurti: Pavarësia nuk erdhi nga qielli

28/11/2026

“Protokolli i mushkonjës”, si u përdorën palestinezët për të kontrolluar zonat e rrezikshme në Gaza

28/11/2026

U arratis me të brendshme| Kush është shqiptari që arriti të largohet pas ‘luftës’ me policinë italiane

28/11/2026

Revolucionarët pa kryetar dhe protesta me molotov

28/11/2026

Festë dhe protestë, Tirana blindohet nga frika e përleshjeve, zbulohet ku do të jetë sot Rama

28/11/2026

Dita e Pavarësisë, Peleshi: Në shqiponjë jehojnë zërat e brezave që luftuan për liri, të ecim përpara me dinjitet e krenari si shqiptarë

28/11/2026

Izraeli sulm ndaj klinikës së ‘Mjekëve pa kufij’, vret dy punonjës shëndetësorë në Gaza

28/11/2026

114-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë | Rubio: Urimet më të ngrohta popullit shqiptar

28/11/2026

Dita e Pavarësisë, kryeministri Rama uron shqiptarët: Shqipëria më pranë Europës

28/11/2026

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

27/11/2026

Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

27/11/2026

Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

27/11/2026

Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

27/11/2026

Meloni përplaset me Zelenskyn për operacionin në Libi: U shkel sovraniteti libian

27/11/2026

Përmbytjet në Vlorë, disa rrugë ende nën ujë, bllokohet qarkullimi në “Albano dhe Romina”

27/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Kosova uron Shqipërinë | Shiroka-Pula: Flamuri na bashkon, Kurti: Pavarësia nuk erdhi nga qielli
  • “Protokolli i mushkonjës”, si u përdorën palestinezët për të kontrolluar zonat e rrezikshme në Gaza

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.