AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Hartimi i listave të kandidatëve, Petro Koçi: Rama duhet të jetë në listë të mbyllur, sepse..

by SHT Media
09/03/2025
in Politikë
6
0
8 Dhjetori, Petro Koçi mesazhi për të rinjtë dhe pasoja e shembujve të gabuara
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, ka shprehur opinionin e tij mbi procesin dhe mënyrën e ndërtimit të listave me kandidatët për deputetë, për zgjedhjet e 11 majit.

Në reagimin e tij, deputeti socialist sugjeron se listat të ndërtohen në atë lloj formë që grupi i ri parlamentar socialist të përfshijë rreth 30 – 35 deputetët më efektivë të grupit aktual.

Sipas raportimeve, Rama pritet të jetë në listën e hapur të Tiranës, me angazhimit që ka marrë publikisht për drejtimin e fushës në kryeqytet pas arrestimit të Erion Veliajt. Por, deputeti Koçi shprehet se ai duhet të jetë te lista e mbyllur sepse ndryshe fushata në Tiranë kontraktohet.

Reagimi i plotë i Petro Koçit:

Nje konsiderate modeste per percaktimin e kandidaturave socialiste per parlamentin e ardhshem.

1. Ata qe kane detyren e hartimit te listes jane ne nje siklet dhe veshtiresi te padiskutueshme.

2. Cilido te jete vendimi per perfshirjen ose jo te cdo vetepretendimi ai duhet respektuar pa vene ne dyshim angazhimin personal ne fushate per fitoren e PS.

3. Nese pritshmeria jone per steken e fitores shkon diku mbi numrin 80 atehere nje grup parlamentar me rreth 40 deputete te rinj do ishte nje revolucion ne perfaqesimin tone ne Kuvendin e ri.

4. Grupi i ri duhet ti perfshije rreth 30 – 35 deputetet me efektive te grupit aktual, nje pjese e te cileve do jene te 46 emrat fitues nga vota direkte per partine ne te gjithe vendin.

5. Lista e mbyllur duhet te jete e kombinuar ku nese 1/3 do jene ministra jo deputete apo te tjere atehere perceptimi se kemi nje ekip te ri eshte plotesisht i garantuar perballe nje opozite qartesisht prapakthimi.

6. Lista e hapur duhet menaxhuar me kujdes duke shmangur ne fushate perplasjet e mundshme mes kandidateve dhe duke balancuar garen e brendshme me ballafaqimin e forte me kundershtaret e pales opozitare.

7. Pergjegjesit politike te qarqeve duhet te jene te lista e mbyllur qe te shmanget konflikti i interesit ne menaxhimin e fushates.

8. Ne kete rast i vetmi i domosdoshem eshte Edi Rama. Edhe ai duhet te jete te lista e mbyllur sepse ndryshe fushata ne Tirane kontraktohet. Gjithe ne te tjeret jemi thjesht te nevojshem.

9. Ne fushate te behet kujdes qe te evitohet parimi i Republikes se Drejtoreve. Kongresi e dha shembullin. Republika eshte e perfaqesuesve te popullit, pra e parlamentareve.

Lista me propozime pritet të kaloje në filtrin e Kryesisë së PS, ndërkohe që më 12 mars është afati i fundit për dorëzimin në KQZ.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026

Pas kullës te Tajvani qëndron Ina Zhupa me Gulfin. Pse PD po sulmon projektin transformues? Xhelozi nga Zeni dhe dhëndri?

08/10/2026

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

07/10/2026

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

07/10/2026

Mesazhet intime të Erion Isait në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

07/10/2026

Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës!

07/10/2026

Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës, tentohet shkatërrimi i videotekës erotike

07/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri
  • BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.