• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

“Halla”, “Daja”, “Nona”, “Gabeli”/Zbardhen nofkat që përdornin anëtarët e trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Europë e Shqipëribv

21/05/2025
in Kronikë
“Halla”, “Daja”, “Nona”, “Gabeli”/Zbardhen nofkat që përdornin anëtarët e trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Europë e Shqipëribv

Zbërthimi i aplikacioneve të krimit Sky Ecc, EncroChat dhe Matrix ka rezultuar në “thesar” për anti-mafian italiane dhe Strukturën e Posaçme Anti-korrupsion, SPAK, duke çuar në identifikimin e një rrjeti gjigant të trafikut të kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës, por edhe në Itali e Shqipëri. SPAK lëshoi 52 urdhër-arreste, 42 prej të cilëve janë ekzekutuar. Anëtarët e grupit janë shqiptarë dhe italianë.

Baza e grupit ishte në Durrës, ku funksiononin, siç u shpreh edhe kreu i SPAK Altin Dumani në konferencën me prokurorët italianë, në disa nën-grupe ku bashkëvepronin në trafikimin e lëndëve narkotike, ndër to droga të forta si kokaina e heroina si dhe në transportimin e shumave të mëdha në euro nga njëri shtet në tjetrin.

Nga zbardhja e dosjes italiane për rrjetin kriminal, zbardhen edhe nofkat që përdornin anëtarët e rrjetit, duke fshehur identitetin e vërtetë.

Genci Telollari thirrej edhe si “Lo Zio” ose “daja”, Nuredin Kiptiu njihej me disa nofka si ‘Nuro’, ‘Nero’ (Gabeli), ‘Blaki’ dhe ‘Dino’, Ekil Nderjaku mbante nofkën “Kili”, Erigels Presi njihej edhe si “Seriali”, “Gelsi” e “Enrico”, Adi Coba thirrej si “Gipsi”, “Bazholi” e “Bestia”.

Shtetasja italiane Serafina Palazzo mbante nofkën “la Zia” (tezja ose halla), ndërsa Francesca Caputi thërritej edhe si “la nonna” ose “gjyshja”. Giovanni Sgnorile thërritet edhe si “Il Padre di quello”.

Agron Ganaj mban nofkën “Goni”, “Marco” dhe “Jubi”.

Në dosjen italiane zë vend edhe Elvis Doçi i cili thërritet si “Visi i Pojës” dhe Ervis Deti që mban edhe nofkën “Visi” e “Po Po”.

Po ashtu, anëtarët e grupit kriminal përdornin kode edhe në bisedat mes tyre ku në pjesë të mirë të tyre i referoheshin lëndëve narkotike, por po përmes nofkave identifikonin edhe efektivët e policisë apo ata që shërbenin në rolin e korrierëve.

Shprehje të tilla si “e bardha” identifikojnë lëndën narkotike të llojit kokainë. “E kuqja” mendohet se lidhet me heroinën, një tjetër drogë e fortë.

Gjithashtu përdoren edhe termat “mall” dhe “punë” ku i referohen aktivitetit që ushtrohet, trafikut të drogës. Në bisedat mes anëtarëve të rrjetit kriminal, efektivët e policisë etiketohen “të zinj”.

Nuk mungojnë as termat “gol” dhe “bingo” të cilat i referohen, sipas bisedave, dinamikës së trafikimit të lëndës narkotike.

Më të lexuarat

  • Lista e Fatos Lubonjës, fushatë me review negative ndaj bizneseve shqiptare

    Lista e Fatos Lubonjës, fushatë me review negative ndaj bizneseve shqiptare

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edviol Kulluri, ‘Kryendrituri’, pikëpyetjet e shumta mbi ideologun e protestës! Si i thurte elozhe vrasësit të gjyqtarit Kalaja, pak muaj më parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Ndrikullat e Berishës rrethojnë Ballën dhe Maznikun në një restorant në Strasburg: Si nuk u vjen turp që hani bukë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjergj Luca skllavëron punëtorët nga Azia, 16 orë në punë pa asnjë ditë pushim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Donald Trump, të gjitha rrugët të çojnë në krizë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama për CNN turk: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tano Karidi i Mjekësisë në panik, i shkon të tavolinë raporti i KLSH me aferat, pritet kallëzim penal në SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Boshllëku i pushtetit: Trump po e çmonton arkitekturën e sigurisë në Ballkan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbulohet skema me tjetërsimin e pronave në Durrës, lëshohen 12 masa sigurie!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!