AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Guvernatori i Bankës nuk është mbi Republikën!

by Alb Times
29/10/2026
in Opinion
6
0
Nga gjykatë në gjobëvënëse…

Foto: Opinion

6
SHARES
306
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ylli Manjani

Përse Guvernatori i Bankës së Shqipërisë duhet të ketë më shumë imunitet se çdo zyrtar tjetër i shtetit?! Çfarë e bën këtë funksion kaq të veçantë saqë arrestimi apo kontrolli i banesës së tij të kërkojë autorizimin e Gjykatës Kushtetuese?!

Argumenti që përdoret është pavarësia e Bankës Qendrore. Dhe këtu fillon ngatërrimi, i qëllimshëm ose jo, i dy koncepteve krejt të ndryshme: pavarësisë së institucionit nga politika dhe imunitetit të drejtuesit nga drejtësia.

Banka e Shqipërisë duhet të jetë e pavarur. Kjo është jashtë çdo diskutimi. Guvernatori nuk duhet të shkarkohet sepse qeverisë nuk i pëlqen politika monetare që ai ndjek. Nuk duhet të detyrohet të ulë normat e interesit për interesa elektorale, as të financojë politikat e qeverisë kundër logjikës ekonomike.

Për këtë arsye, ligji duhet t’i garantojë mandat të qëndrueshëm, mbrojtje nga shkarkimi arbitrar dhe liri të plotë në vendimmarrjen profesionale.

Por ç’lidhje ka kjo me arrestimin për korrupsion, pastrim parash apo çdo vepër tjetër penale?!

Pavarësia nga qeveria nuk mund të përkthehet në pavarësi nga ligji penal. Aq më pak në një privilegj procedural që nuk e gëzojnë shumica dërrmuese e funksionarëve të tjerë publikë.

Në shumicën e vendeve demokratike, guvernatorët gëzojnë garanci të forta funksionale, por jo imunitet të përgjithshëm penal. Edhe modeli europian mbron veçanërisht mandatin dhe pavarësinë e vendimmarrjes së guvernatorit, jo paprekshmërinë e tij personale.

Madje, në Bashkimin Europian ka pasur edhe raste kur guvernatorët janë hetuar për korrupsion. Drejtësia europiane ka mbrojtur pavarësinë e funksionit, por nuk ka shpallur paprekshmërinë penale të personit që e ushtron atë.

Atëherë, përse Shqipëria duhet të shpikë një standard kaq të veçantë?! Pse ore guvernatori jonë qënka “nëna” e financave të Europës?!

Jalla!

Duke ndjekur llogjikën që mbrojnë propozuesit e super imunitetit, problemi bëhet edhe më serioz kur autorizimi për arrestimin apo kontrollin e Guvernatorit i besohet Gjykatës Kushtetuese.

Heu! Çfarë përmbysje llogjike!

Që kur Gjykata Kushtetuese është bërë gjykatë e hetimeve paraprake?! Cila është logjika kushtetuese që e nxjerr Guvernatorin nga juridiksioni i zakonshëm i kontrollit gjyqësor dhe e vendos nën një procedurë të posaçme?!

Dhe, mbi të gjitha, përse heshtja e kësaj gjykate brenda një afati të caktuar duhet të konsiderohet refuzim i autorizimit?! Pra, një person mund të përfitojë mbrojtje procedurale jo nga një vendim i arsyetuar gjyqësor, por thjesht nga mungesa e një vendimi!

Kjo logjikë meriton një shpjegim shumë më serioz sesa përsëritja e fjalës pavarësi.

Në një Republikë, funksionarët publikë mund të kenë kompetenca të ndryshme, mandate të ndryshme dhe garanci të ndryshme për ushtrimin e detyrës. Por çdo privilegj përballë ligjit duhet të ketë një arsye objektive, të domosdoshme dhe proporcionale.

Rëndësia e detyrës nuk është argument i mjaftueshëm për imunitet. Përndryshe, do të duhej të pranonim se sa më i rëndësishëm të jetë funksionari, aq më të mëdha duhet të jenë pengesat për ta hetuar atë. Kjo do ta përmbyste logjikën e përgjegjshmërisë publike.

Sa më i madh pushteti që ushtron një zyrtar, aq më e madhe duhet të jetë përgjegjësia e tij përpara ligjit, jo distanca e tij prej ligjit. Kjo është llogjika.

Ndaj nuk e kuptoj pse Parlamenti përmbys një llogjikë të tërë për të legjitimuar një përjashtim ansurd. Pyetja për Parlamentin është se çfarë nuk garanton sot Kushtetuta, ligji dhe kontrolli gjyqësor për pavarësinë e Guvernatorit, që na u dashka një imunitet i ri personal?!

Nëse problemi është mbrojtja nga ndërhyrja politike, le të forcohen garancitë e pavarësisë së Bankës. Nëse problemi është abuzimi i mundshëm i prokurorisë, duhet të forcohet kontrolli gjyqësor mbi prokurorinë. Këtë gjë po themi prej kohësh. Duhet forcuar gjykata e pavarur jo vetëm për guvernatorin por për të gjithë qytetarët.

Kjo është detyra e Parlamentit!!!

Nuk ka arsye që një problem i përgjithshëm i drejtësisë të zgjidhet duke krijuar një privilegj për një funksionar të vetëm.

Republika ka nevojë për institucione të pavarura, jo për njerëz të paprekshëm.

Në këtë rast pavarësia e Bankës së Shqipërisë është një garanci për qytetarët. Nuk duhet të kthehet në një garanci personale të Guvernatorit përballë drejtësisë.

Do jetë gabim fatal nëse Parlamenti, që nuk po arrin të ndihmojë krijimin e gjykatave të paanëshme, të bëjë ligje të veçanta, si ky i guvernatorit, për ti anashkaluar ato.

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë, pezullohen nga detyra edhe 11 zyrtarë në Policinë e Kosovës!

29/10/2026

Vrasja e Arlinda Zekajt, pezullohen kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja e çështjes pas publikimit të audiove tronditëse!

29/10/2026

Ankimimet ndaj vendimit të ish-krerëve të UÇK-së /Apeli i ‘Speciales” pranon shtimin e numrit të fjalëve në deklaratat e mbrojtjes

29/10/2026

Lufta/ Bashkimi Evropian hap një fond prej 23,7 miliardë dollarësh për mbrojtjen dhe mbështetjen e Ukrainës!

29/10/2026

“Kushte më të mira për turistët”- Rama njofton se kur do përfundojë “Rruga e Gjashtë” në Sarandë: Më pak trafik, më shumë lehtësi për banorët!

29/10/2026

Çmontohet grupi i drogës në Malësinë e Madhe, 4 persona bien në pranga, 3 të tjerë në kërkim! Sekuestrohen 265 kg kanabis dhe…

29/10/2026

“Forcim i bashkëpunimit dypalësh”- Ministri Hoxha takohet me ambasadoren e Kanadasë në Shqipëri: Mundësi të reja në fushat me interes të përbashkët

29/10/2026

Fitorja e zgjedhjeve nga studentët, tronditet dhe media e Vuçiç, dorëhiqet shefja e RTS!

29/10/2026

Kaosi i opozitës në Kuvend, socialistët kërkojnë përjashtimin e Berishës me 10 ditë dhe masë me 60 ditë për 6 deputetë të tjerë të PD!

29/10/2026

Veliaj nuk është armik politik, por një figurë që ka të drejtë të mendojë ndryshe

29/10/2026

“Edhe nëse më mbysin…” Arlinda kërkoi (vazhdimisht) mbrojtje, audiot tronditëse para vrasjes

29/10/2026

Guvernatori i Bankës nuk është mbi Republikën!

29/10/2026

Si iku Bolsonaro nga Brazili: Plani i mashtrimit me 4 makina, avioni privat për në Argjentinë dhe ndihma e Shtëpisë së Bardhë

29/10/2026

Drama e të zhdukurve në aksidentin e trenave: Ana po shkonte në dasmën e vajzës, Juan dhe David te familjet e tyre

29/10/2026

Vrasjet në Dukagjin/ Spaho: Jemi në pistën e duhur për zbardhjen e dy ngjarjeve, hetimet vijojnë

29/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë, pezullohen nga detyra edhe 11 zyrtarë në Policinë e Kosovës!
  • Vrasja e Arlinda Zekajt, pezullohen kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja e çështjes pas publikimit të audiove tronditëse!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.