• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Grushte e shkelma/ “Pika e voçkël” e Kumbaros fut në sherr ortakët e ‘Finman’, Idajet Ismailaj bën për spital Sokol Agalliun

28/05/2026
in Kryesore, Politikë
Grushte e shkelma/ “Pika e voçkël” e Kumbaros fut në sherr ortakët e ‘Finman’, Idajet Ismailaj bën për spital Sokol Agalliun

Pika e voçkël” e Mirela Kumbaros në Gjirin e Manastirit, duket se është kthyer në ‘arenë lufte’ për ortakët e kompanive që kontrollojnë resortin luksoz të ngritur në një nga zonat më të debatuara turistike të jugut.

Një përplasje e fortë mes aksionerëve të “Finman shpk”, kompania që kontrollon një rrjet të gjerë biznesesh, përfshirë “AlbStar” dhe “Manastiri Resort”, ka degjeneruar këtë të enjte në dhunë fizike, kërcënime dhe akuza të rënda për zhdukje fondesh e përvetësim pronash brenda resortit.

Raportohet se, menjëherë pas mbledhjes së Asamblesë së Shoqërisë, situata ka dalë jashtë kontrollit. Në qendër të përplasjes janë vendosur Idajet Ismailaj dhe djali i tij Florid Ismailaj nga njëra anë, ndërsa në krahun tjetër ortaku Sokol Agalliu.

Burime pranë kompanisë pretendojnë se debati ka shpërthyer pasi Agalliu ka ngritur akuza të drejtpërdrejta ndaj familjes Ismailaj, duke pretenduar se nga arka e kompanisë janë zhdukur rreth 500 milionë lekë të reja, ndërsa sipas tij janë përvetësuar edhe rreth 750 metra katrorë në zonën e “Manastiri Resort”.

Përplasja verbale më pas ka degraduar në konflikt fizik. Sipas pretendimeve të bëra nga pala e Agalliut, në ngjarje janë përfshirë edhe persona të sigurisë private, ndërsa vetë Agalliu ka përfunduar në urgjencën e një spitali privat në Tiranë.

Por kjo nuk është hera e parë që konflikti mes ortakëve shpërthen publikisht.

Vetëm pak ditë më parë, në ambientet e “Finman shpk”, ishte regjistruar një tjetër incident mes Sokol Agalliut dhe stafit të kompanisë. Konflikti verbal kishte degraduar deri në përplasje fizike me një jurist të kompanisë, ngjarje për të cilën pati edhe ndërhyrje të policisë. Agalliu u arrestua fillimisht, por më pas u lirua nga Gjykata e Tiranës me një masë më të butë sigurie.

Pavarësisht kësaj, tensioni nuk u shua. Burime pranë kompanisë thonë se Agalliu u rikthye në zyrat e kompanisë në fillim të javës për të marrë pjesë në mbledhjen e bordit drejtues, por nuk u lejua të hynte për shkak të konfliktit të hapur mes palëve.

Në sfond të këtij sherri qëndron projekti shumë i debatuar “Manastiri Resort”, resorti luksoz i ndërtuar pranë Gjirit të Manastirit në Ksamil, një zonë që për vite me radhë ka qenë pjesë e territorit të mbrojtur.

Në vitin 2021, Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, firmosi vendimin për nxjerrjen e zonës nga territori i mbrojtur, duke i hapur rrugë ndërtimit të resortit nga kompania “AlbStar” e Idajet Ismailajt. Projekti shkaktoi reagime të forta publike dhe akuza për favorizim, ndërsa vetë Kumbaro e minimizoi debatin në Kuvend duke e cilësuar investimin si “një pikë të voçkël”.

Më pas, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen për projektin turistik, ndërsa në vitin 2024 u dhanë edhe ndryshime të tjera në kushtet e lejes së ndërtimit për kompleksin me disa kate mbi dhe nën tokë.

Për realizimin e investimit u krijua kompania “Manastiri Resort”, e themeluar nga “Finman” dhe kompania “Andi shpk”. Vetëm dy javë pas krijimit të shoqërisë, projekti mori statusin “Investitor Strategjik”.

Më vonë, kompania partnere u tërhoq nga investimi, duke ia kaluar aksionet “Finman”, ndërsa vlera e transaksionit nuk u bë publike.

Grupi i kompanive të kontrolluara nga Sadik dhe Idajet Ismailaj ka qenë shpesh në qendër të debatit publik për shkak të përfitimit të tenderëve, lejeve të ndërtimit, koncesioneve dhe projekteve strategjike.

Në këtë rrjet përfshihen kompani që operojnë në ndërtim, energji, turizëm, kazino, infrastrukturë dhe naftë. Emri i grupit është përmendur edhe në raportime që lidhen me tenderë të konsideruar problematikë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Në të kaluarën, në disa projekte energjetike të lidhura me grupin Ismailaj është përmendur edhe oligarku rus Oleg Deripaska, i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i lidhur më pas me çështjen McGonigal, skandal që trazoi politikën shqiptare dhe marrëdhëniet me Uashingtonin.

Ndërsa hetimet për përplasjen e fundit mes ortakëve pritet të zbardhin detajet e konfliktit, sherri brenda kompanisë që kontrollon “Manastiri Resort” po nxjerr në sipërfaqe jo vetëm luftën për miliona euro, por edhe prapaskenat e një prej investimeve më të debatuara turistike të viteve të fundit në jug të vendit.

Më të lexuarat

  • ‘Jam hedhur një herë nga pallati’/ Influencerja akuzon 3 deputete të PS se po e nxisin të hidhet sërish për shkak të mbështetjes së protestës

    ‘Jam hedhur një herë nga pallati’/ Influencerja akuzon 3 deputete të PS se po e nxisin të hidhet sërish për shkak të mbështetjes së protestës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bomba e Evi Kokalarit/ Tregon me emra njerëzit e Iranit në protestë: Nga Kanadaja, deri tek lidhjet në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • VIDEO/ Plas sherri në Parlamentin e Gjeorgjisë, deputetët rrihen me grushte

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Vuçiç i dorëzuar, paralajmëron dorëheqjen pas valës së protestave: Këto janë ditët e fundit si president

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Janë të dy kokëfortë”, motra e Mateos tregon se si ai përjetoi e ndarjen nga Brikena

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge….

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ikballe Huduti non grata”! Ministri Lamallari zbulon detaje pse u mor vendimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Përdori dokumente flase për të fituar tendera, gjykata i heq pas 8 ditësh përjashtimin firmës REJ të familjes Kapri!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ben Tigri tjetër intervistë nga kazinoja e Zvicrës me Çim Pekën, do ‘trondisin’ Edi Ramën nga ruleta

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “PD dhe Berisha më kanë mua borxh”, Spaho i përgjigjet analistit: Nuk bëhem raja për parti, dinjitetin e vë mbi ideologjinë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!