AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

“Greqia shitet tek të huajt, ne na kanë futur xixat nga të katër anët”, Rama: Nuk do e pranojmë këtë vetëprapakthim!

by Alb Times
10/06/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
“Greqia shitet tek të huajt, ne na kanë futur xixat nga të katër anët”, Rama: Nuk do e pranojmë këtë vetëprapakthim!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama vijon t’i mëshojë pretendimit se protestat në vend janë të orkestruara nga Greqia me argumentin se xhelozon zhvillimin e Shqipërisë. Rama shprehet në Facebook se “Greqia vazhdon të shitet te të huajt me sukses”, ndërsa në Shqipëri, sipas tij, po krijon përçarje dhe debate që pengojnë zhvillimin ekonomik.

“Na i kanë futur xixat nga të katër anët që të zihemi mesveti edhe për 1+1 që bëjnë 2, e të vijmë vërdallë në udhëkryq kur konkurrenca vazhdon vrapin për më shumë investime të huaja”, u shpreh kryeministri.

Rama ngriti pikëpyetje mbi kundërshtimin e projekteve të mëdha turistike dhe ekonomike, duke theksuar se vendet e rajonit po punojnë për të tërhequr investitorë, ndërsa në Shqipëri debati po fokusohet te rezistenca ndaj tyre.

Ai ka marrë si shembull zhvillimet në Mykonos, ku marka të njohura ndërkombëtare të hotelerisë dhe investitorë të mëdhenj po realizojnë projekte të reja shumëmilionëshe.

Sipas Ramës, refuzimi i investimeve të huaja përbën një “ftesë për vetëprapakthim kolektiv”, ndërsa Shqipëria duhet të vazhdojë të konkurrojë për tërheqjen e kapitaleve dhe zhvillimin e sektorit turistik. Ai e bëri të qartë që nuk do t’i thotë jo investimit në Zvërnec.

“Po tërë bota e zhvillon turizmin dhe ekonominë duke u matur me sa investime të huaja tërheq, ndërsa ne do të matemi me sa rezistojmë kundër tyre?! Kjo është një ftesë për vetëprapakthim kolektiv që Shqipëria nuk mund, nuk duhet dhe nuk ka për ta pranuar.”-shprehet Rama.

Postimi i Ramës: 

Greqia vazhdon “të shitet tek të huajt” me sukses, kurse ne na i kanë futur xixat nga të katër anët që të zihemi mesveti edhe për 1+1 që bëjnë 2, e të vijmë vërdallë në udhëkryq kur konkurrenca vazhdon vrapin për më shumë investime të huaja… Po si mund t’i mbyllim ne rrugët për kapitalet e mëdha, tani që ato po nisin të vijnë në Shqipëri pas tërë mundit të madh që kemi bërë për të ardhur në këtë pikë?!

Po tërë bota e zhvillon turizmin dhe ekonominë duke u matur me sa investime të huaja tërheq, ndërsa ne do të matemi me sa rezistojmë kundër tyre?! Kjo është një ftesë për vetëprapakthim kolektiv që Shqipëria nuk mund, nuk duhet dhe nuk ka për ta pranuar.

Ja përmbajtja e artikullit: Marka të mëdha ndërkombëtare të hotelerisë po investojnë në Mykonos, ku hotele të reja me pesë yje nga Four Seasons, Fouquet’s dhe MGallery janë planifikuar të hapen së shpejti. Pavarësisht tensioneve gjeopolitike dhe një sezoni sfidues për turizmin, Mykonos vazhdon të mbetet një nga destinacionet premium më të rëndësishme në Mesdhe. Kompanitë ajrore po rrisin numrin e vendeve të disponueshme në fluturimet ndërkombëtare për sezonin 2026, me një rritje prej 7.1% të kapacitetit hyrës. Po shtohen gjithashtu linja të reja ajrore nga Roma, Londra, Abu Dhabi dhe Dubai, duke forcuar më tej lidhjet ndërkombëtare të Mykonosit. Një resort i ri me pesë yje, me vlerë mbi 100 milionë euro dhe i lidhur me investitorin egjiptian Naguib Sawiris, pritet të hapë dyert në maj të vitit 2027.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit

23/09/2026

Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

23/09/2026

“Çfarë na bënë o Zot”, dalin komunikimet mes Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit: Do takoj kryeministrin, do përfundojmë keq shpirt…

23/09/2026

SPAK lëshoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, vetëdorëzohet Vlora Hyseni

23/09/2026

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit
  • Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.