• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Greqia në flakë, betejë në tre fronte! Evakuime masive në hotele dhe shtëpi pushimi, raportohet për banesa të djegura

03/07/2025
in Botë
Greqia në flakë, betejë në tre fronte! Evakuime masive në hotele dhe shtëpi pushimi, raportohet për banesa të djegura

Zjarret në Kretë po përhapen në mënyrë të pakontrollueshme, ndërsa janë kryer evakuime masive nga hotelet dhe shtëpitë e pushimit. Është dita e dytë e zjarreve në ishullin grek, ku flakët po përhapen me shpejtësi në komunën e Ierapetrës në juglindje të ishullit, në provincën e Lasithit.

Sipas autoriteteve, zjarri i madh, i cili po ‘lëviz’ në varësi të drejtimit të erërave të forta që fryjnë në zonë, është “ndarë” në tre fronte, të përqendruara rreth Fermës, Akhlias dhe Schinokapsalës.

Qindra banorë dhe vizitorë nga këto zona, si dhe nga Agia Fotia, Galini dhe Koutsounari, u zhvendosën duke ndjekur udhëzimet e autoriteteve dhe dy mesazhet e dërguara nëpërmjet numrit 112.

Shërbimet e urgjencës mjekësore janë në gatishmëri të lartë. Janë në funksion 8 ambulanca, të cilat deri më tani kanë transportuar tre qytetarë me probleme të frymëmarrjes, dy qytetarë me lëndime të lehta dhe një me probleme lëvizshmërie në spitalin e përgjithshëm të Ierapetrës.

Sipas zjarrfikësve, një operacion i madh për shuarjen e zjarrit është duke u zhvilluar me mjete tokësore dhe ajrore, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur edhe përforcime nga Athina. Forcat operacionale janë vazhdimisht në rritje, por operacioni i shuarjes së zjarrit vazhdon të jetë i vështirë për shkak të erës së fortë dhe terrenit të ashpër në zonë.

Rruga kryesore pranë Agia Fotia është mbyllur nga policia, e cila u ka kërkuar banorëve dhe vizitorëve të shmangin të gjitha udhëtimet jo të domosdoshme për shkak të cilësisë së rrezikshme të ajrit dhe nxehtësisë ekstreme. Në Agia Fotia dhe Ferma, u dogjën shtëpi dhe serra, ndërsa ende nuk është bërë një vlerësim gjithëpërfshirës i dëmeve.

Më të lexuarat

  • Kurthi i Moskës!

    Kurthi i Moskës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “24 vite të vështira në martesë”/ Rrëfehet Moza Ahmeti: Vajzat nuk e pranonin jetën time të re!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aksidenti tragjik në autostradën Durrës-Tiranë/ Pasagjerja amerikane rrëfen momentet e panikut: Shoferi nuk ishte mirë gjatë udhëtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tragjedi në autostradën Durrës-Tiranë! Furgoni del nga rruga dhe përmbyset, ndërron jetë shoferi, disa të plagosur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama për protestat: Shumica qeverisëse do dalë më e fortë, shëmbëlltyra e zezë që i keqpërdori do të dështojë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I dënuar për vjedhje fondesh, Kastriot Çipi shpall ‘Kushtetutën e Revolucionit’, Përparim Gjeka nis zgjedhjen e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar me telefon

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kompania e ‘motoristit’ të call centrave Super Profesionisti denoncohet për vjedhje, aktiviteti i dyshimtë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Puçi i Erdoganit te bektashinjtë: ambasadori turk thyen protokollin për të shmangur Baba Mondin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Kemi zbuluar kush i sponsorizon protestuesit”, Vengu: Ç’taksirat kishin dy zonja deputete të sulmoheshin fizikisht?!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Doja të vija në finale, por kur pashë puthjen me Ilirin…”, Moza rrëfen bisedën me partnerin pas Ferma VIP

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!