AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Grabitja e Luvrit, nuk përjashtohet grupi famëkeq i Panterave Rozë: Të gjitha pistat janë të hapura

by SHT Media
21/10/2025
in Botë
6
0
Grabitja e Luvrit, nuk përjashtohet grupi famëkeq i Panterave Rozë: Të gjitha pistat janë të hapura
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa orët kalojnë, shanset për të gjetur bizhuteritë e vjedhura në Muzeun e Luvrit dhe keqbërësit zbehen, pavarësisht premtimit të presidentit Macron.

Rreth 60 hetues nga brigada anti-krim në Paris dhe Zyra Qendrore për Luftën kundër Trafikimit të Pasurisë Kulturore janë mobilizuar. Por lehtësia me të cilën grupi prej katër banditësh ia doli t’ia mbathte me bizhuteritë, hipur mbi dy monopatina ditën e diel, e bën situatën thuajse të pashpresë.

Sipas Il Corriere della Sera, firma izraelite e inteligjencës, CGI Group në Tel Aviv, tha se është thirrur nga Luvri për të marrë pjesë në hetim, pas suksesit të zgjidhjes së një çështjeje të vjedhjes së një miliard eurove në vitin 2019 në Dresden, por drejtuesit e muzeut e mohuan shpejt dhe kategorikisht.

Kush mund të jetë pas grabitjes së shekullit? “Gjithë hipotezat janë të mundshme”, thotë prokurori i Parisit, Laure Beccuau. “Vjedhja mund të jetë kërkuar nga ndonjë koleksionist, rast në të cilin kemi shpresë t’i gjejmë bizhuteritë në gjendje të mirë, ose nga hajdutë që iu interesojnë vetëm bizhuteritë dhe metalet e çmuara, ndoshta për të pastruar para të aktivitetit kriminal.

Çdo gjë mund të lidhet me trafikimin e drogës, duke marrë parasysh shumat e mëdha të parave”, shton prokurori, i cili nuk përjashton “ndërhyrjen e huaj”, edhe pse s’është hipoteza e parapëlqyer. Edhe të hënën, Luvri qëndroi i mbyllur që hetuesit të vazhdonin hetimet dhe të merrnin në pyetje punonjësit për të zbuluar nëse banditët kanë pasur një bashkëpunëtor të brendshëm.

Disa dëshmitarë i dëgjuan grabitësit të flisnin në gjuhë të huaj duke nxitur idenë e përfshirjes së “Panterave Rozë”, grupit famëkeq ish-jugosllav që përbëhej nga ish-ushtarakë nga Serbia dhe Mali i Zi. Ata kanë bërë kërdinë në Europë që në vitet ’90 dhe e morën emrin nga Interpoli pas një vjedhjeje në vitin 2003 në Londër, kur u gjet një diamant i fshehur brenda një kavanozi me krem, njësoj si në filmin e famshëm me inspektorin Clouseau.

Vjedhjet e Panterave Rozë karakterizohen nga shpejtësia, pak ose aspak dhunë të drejtpërdrejtë dhe shënjestron sende që konsiderohen të pamundura, si Luvri. Bizhuteritë çmontohen dhe shpërndahen jashtë kufijve.

Panterat Rozë konsiderohen një rrjet i madh kriminal me qindra anëtarë dhe dyshohen autorë të dhjetëra vjedhjeve, përfshirë Francën: dy herë në dyqanin Harry Winston në Avenue Montaigne në Paris (2007, 36 milionë dollarë, 2008, 73 milionë dollarë), Hotel Carlton në Kanë në vitin 2013 (53 milionë dollarë), argjendaria Chaumet në qershor 2021 (2 milionë euro). Bizhuteritë nuk janë gjetur kurrë.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Trump: Groenlanda është dhurata më e madhe që na ka dhënë Evropa

03/11/2026

Ministri Maqedonci në Konferencën e Sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimet ruse

03/11/2026

Protesta e studentëve, një grup marshon nga Politekniku te Ministria e Arsimit! Momente tensioni edhe me Policinë

03/11/2026

Kryeministri Tofan: Moldavia dyshon se pas sulmit të madh kibernetik qëndron një aktor i huaj shtetëror

03/11/2026

Plani i Rritjes i BE/ Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

03/11/2026

Veliaj dhe Rama, nga miqësia te skizma politike

03/11/2026

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare nga djali i saj, e rriti e vetme pas divorcit nga bashkëshorti!

03/11/2026

“Unë jetoj për ndryshimin, por…”- Rama për protestat: Policia ishte pala më e dëmtuar, pati dyfish më shumë të plagosur! (VIDEO)

03/11/2026

Çmontohet rrjeti ndërkombëtar i zhvatjes me Call-Centera, kontrolle edhe në Shqipëri! SPAK pjesë e operacionit të Eurojust, ja si u zbuluan dhe sekuestrimet

03/11/2026

Përplasen dy helikopterë pranë një kampi në malin Everest, humb jetën një person dhe plagoset një tjetër (VIDEO)

03/11/2026

Pala greke rikthen orarin dimëror në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë-Botës, 4 orë më pak shërbim! Ja fasha e re e punës

03/11/2026

Dhuna ndaj studentëve të shoqëruar, Prokurori i lartë i Serbisë merr përsipër hetimin kundër komandantit të lartë të policisë

03/11/2026

“Brexit” drejt shpërbërjes, Britania dhe BE pajtohen për një draft të ri mbi eksportet e ushqimit! Ja si do funksionojë

03/11/2026

Apeli shtyn për nesër seancën e ankimimit ndaj Vlora Hysenit! Ish-drejtuesja e SHISH nuk u paraqit në GJKKO, është lënë në arrest shtëpiak

03/11/2026

Hyn në fuqi Akti Normativ për dhunën në tubime! Gjoba për protestuesit, 16 persona të akuzuar duhet të paguajnë nga 5 mijë lekë

03/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • BE publikon nesër raportin e progresit për Shqipërinë: Përfundimi i negociatave në 2027, plotësisht i realizueshëm! Plan ambicioz dhe përparim
  • Trump: Groenlanda është dhurata më e madhe që na ka dhënë Evropa

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.