AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“Gërdeci”/ Procesi ndaj Fatmir Mediut, Geraldo Durda: Një shkresë politike nuk mund të zëvendësojë drejtësinë! Një ish-senator në pension…

by Alb Times
10/11/2026
in Kronikë
6
0
“Gërdeci”/ Procesi ndaj Fatmir Mediut, Geraldo Durda: Një shkresë politike nuk mund të zëvendësojë drejtësinë! Një ish-senator në pension…

Foto: Kronikë

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Familja e Edison Durdës, 7-vjeçarit që humbi jetën në shpërthimin e Gërdecit, ka reaguar pas seancës së zhvilluar këtë të martë, 10 nëntor, në Gjykatën e Posaçme, në procesin ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu.

Vëllai i Edison Durdës, Geraldo Durda, ka ngritur pikëpyetje mbi përgjegjësitë institucionale që çuan në tragjedinë e 15 marsit 2008, duke iu referuar edhe dëshmisë së ish-zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të dhënë në seancë.

Sipas reagimit, dëshmitari ka deklaruar se kishte paraqitur dorëheqjen për të mos firmosur urdhrin për caktimin e Gërdecit si vend për demontimin e municioneve dhe kishte përshkruar një situatë kaotike në Ministrinë e Mbrojtjes.

“Por pikërisht këtu lind pyetja: Nëse vendimmarrja në institucionet shtetërore ishte kaotike, kush kishte përgjegjësinë dhe autoritetin për të vendosur rregull? Kush duhej të garantonte zbatimin e ligjit dhe kush duhej të mbante përgjegjësi për mosveprimin?”, thuhet në reagim.

Geraldo Durda thekson gjithashtu se çdo dokument i tillë nuk mund të ndikojë në përcaktimin e fajësisë apo pafajësisë së një personi që gjykohet nga drejtësia shqiptare.

“Asnjë senator aktual apo ish-senator nuk ka kompetencën të shpallë të pafajshëm një person që gjykohet nga drejtësia shqiptare. Në një shtet sovran, fajësinë ose pafajësinë e përcakton vetëm gjykata, mbi bazën e ligjit dhe provave të administruara në proces”, thuhet më tej.

Deklarata e plotë e Geraldo Durdës:

“Seanca e sotme, 10 nëntor 2026, në GJKKO, në procesin ndaj të pandehurit Fatmir Mediu për çështjen e Gërdecit, solli përsëri në vëmendje një problem thelbësor. Dëshmia e ish-zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm ishte veçanërisht domethënëse. Ai deklaroi se kishte paraqitur dorëheqjen për të mos firmosur urdhrin për caktimin e Gërdecit si vend për demontimin e municioneve. Përshkroi një ministri ku, sipas tij, vendimet merreshin në korridore dhe ku mbizotëronte një situatë kaotike.

Por pikërisht këtu lind pyetja: Nëse vendimmarrja në institucionet shtetërore ishte kaotike, kush kishte përgjegjësinë dhe autoritetin për të vendosur rregull? Kush duhej të garantonte zbatimin e ligjit dhe kush duhej të mbante përgjegjësi për mosveprimin?

Edhe më shqetësues është fakti se, sipas pretendimeve të bëra në proces, disa ish-senatorë amerikanë kanë ndërhyrë përmes një shkrese në mbështetje të të pandehurit Fatmir Mediu, duke shprehur qëndrime për pafajësinë e tij.

Duhet të jetë e qartë për të gjithë: asnjë senator aktual apo ish-senator, te dal ne pension nga votuesit amerikan tashme nuk ka kompetencën të shpallë të pafajshëm një person që gjykohet nga drejtësia shqiptare. Në një shtet sovran, fajësinë ose pafajësinë e përcakton vetëm gjykata, mbi bazën e ligjit dhe provave të administruara në proces.

Një shkresë politike nuk mund të zëvendësojë drejtësinë dhe as të krijojë presion mbi një proces gjyqësor. Nëse dokumenti përmban fakte konkrete, ato duhet të verifikohen sipas ligjit, por askush nuk mund të imponojë një përfundim gjyqësor.

Përballë kësaj situate, familja Durdaj nuk do të mbetet vetëm në pritje. Do të ndërmerren veprime konkrete për të mbrojtur të drejtën për drejtësi, për të kundërshtuar çdo përpjekje për relativizimin e përgjegjësisë dhe për të kërkuar që procesi të përfundojë me një vendim të drejtë, të mbështetur në prova”.

 

Tags: KronikëkryesoreKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Kina dhe Turqia zotohen të thellojnë bashkëpunimin në zhvillimin e gjelbër!

10/11/2026

Tre emra për një post: Rama, Bajrami dhe Gashi synojnë kreun e LDK-së!

10/11/2026

Kriza e luftës/ Evropa dhe SHBA dakordësohen të rishikojnë marrëveshjet e sigurisë, për t’u mos përshkallëzuar konfliktet!

10/11/2026

“Dua rezultate konkrete”- Hita thërret drejtorët e Policisë në mbledhje dhe ndaj porositë: Prioritet siguria në shkolla dhe goditja e kriminalitetit

10/11/2026

“Morëm fitore historike në Iran”- Përpjekja për shkarkimin e tij, shpërthen Hegseth: Kjo është farsë dhe sabotazh!

10/11/2026

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulajt, zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

10/11/2026

Sondazhi befasues në SHBA: Vetëm 32% e mbështesin Trumpin, 71% e amerikanëve kërkojnë fundin e luftës me Iranin!

10/11/2026

Aksidentoi për vdekje dy fëmijë dhe plagosi një të tretë, Gjykata lehtëson shoferin Nikollë Radaçi! I heq veprën e përdorimit të alkoolit dhe…

10/11/2026

“Në 10 vite reformë nuk kemi ndërtuar asnjë Gjykatë”- Kreu i KLGJ kërkon troje dhe 199 punonjës! Xhafaj kritika ‘Illyrian Guard’: Shtet brenda shtetit!

10/11/2026

“Tre avionë të rinj për shuarjen e zjarreve”- Kreu i Emergjencave Civile zbulon kontratën në Kuvend: Më 2025 paguam për ndihmën nga Evropa!

10/11/2026

Buxheti për arsimin, Kumbaro në Komision: Prioritet plani social dhe gjithëpërfshirja në arsimin parauniversitar!

10/11/2026

“Arrestimet nuk mjaftojnë”- Ministri Demo në konferencën me GdF: Lufta kundër krimit nuk është garë statistikash, goditje krimit!

10/11/2026

“Procesi i anëtarësimit prek çdo shtresë”- Ambasadorja e BE takohet me Shoqërinë Civile për Progres-Raportin: Ligjet të mbështeten me buxhet!

10/11/2026

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme!

10/11/2026

“Gërdeci”/ Procesi ndaj Fatmir Mediut, Geraldo Durda: Një shkresë politike nuk mund të zëvendësojë drejtësinë! Një ish-senator në pension…

10/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Kina dhe Turqia zotohen të thellojnë bashkëpunimin në zhvillimin e gjelbër!
  • Tre emra për një post: Rama, Bajrami dhe Gashi synojnë kreun e LDK-së!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.