AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Buxheti për arsimin, Kumbaro në Komision: Prioritet plani social dhe gjithëpërfshirja në arsimin parauniversitar!

by Alb Times
10/11/2026
in Politikë
6
0
Buxheti për arsimin, Kumbaro në Komision: Prioritet plani social dhe gjithëpërfshirja në arsimin parauniversitar!

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Komisionin për Ekonominë, Financat dhe Punësimin po shqyrtohet buxheti dhe investimet e parashikuara për vitin 2027.

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro theksoi se Ministria e Arsimit do të administrojë për vitin 2027 një buxhet prej 67,95 miliard lekësh, ndërsa fondet e sektorit të arsimit në tërësi, arrijnë në 93,7 miliardë lekë.

“Ministria e Arsimit do të administrojë për vitin 2027 një buxhet prej 67,95 miliard lekësh, afërsisht 748 milion euro, me një rritje prej 4,8% krahasuar me buxhetin qe miratuam një vit më parë. Nëse e shohim sektorin e arsimit në tërësi, me grantin specifik për bashkitë dhe të ardhurat e vetë universiteteve publike, por edhe arsimin profesional i cili është në varësi të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, apo akademitë e veçanta, shkollen e Magjistratures, etj,fondet dedikuar sektorit të arsimit arrijnë në 93,7 miliardë lekë, rreth 1,03 miliardë euro dhe parashikimi është që deri në vitin 2029 sektori të kalojë për herë të parë pragun e 100 miliardë lekëve. Totali i vitit 2027 është 3,8 miliard lekë më shumë se buxheti fillestar i 2026-s”, tha ministrja Kumbaro duke përmendur se të pestë programet buxhetore përfitojnë një rritje të ndjeshme.

Duke folur për arsimin parauniversitar, i cili do të financohet me 1 miliardë lekë më shumë, ministrja Kumbaro theksoi vëmendjen në mbështetjen dhe planin social dhe duke përmendur rritjen e investimeve në programin “Pas Shkolle” .

“Një prej nismave më të rëndësishme lidhet me vendosjen e një mësuesi ndihmës për çdo fëmijë me aftësi ndryshe. E kemi pasur këtë raport 1 mësues ndihmës për 4 fëmijë, ndërsa në vitin 2027, e çojmë 1 mësues për 1 fëmijë. Dhe është një program shumë ambicioz, duke pasur parasysh se nga 4,500 nxënës me aftësi ndryshe që kemi pasur në sistemin parauniversitar, për këtë vit shkollor shifra është rritur në 6039 fëmijë me aftësi ndryshe, nga rreth 4000 nxënës të kësaj kategorie që kanë qenë në vitin 2024-2025.

Më nismat e gjithëpërfshirjes, sigurohet po ashtu regjistrimi i fëmijëve romë dhe egjiptianë në arsimin bazë: çdo vit mbështeten 2.100 fëmijë në kopshte dhe 9.800 nxënës në shkolla 9-vjeçare.

Synohet punësimi i 150 punonjësve të rinj të shërbimit psiko-social për vitin 2027, sipas planit të Ministrisë kundër dhunës, për mirëqenien e nxënësve në shkolla.

Sigurohen tekste falas për mbi 215 mijë nxënës në vitin 2027 dhe për 235 mijë nxënës nga viti 2028, me rreth 12 milion euro në vit.Vijon politika e transportit falas për 38 mijë nxënës dhe rreth 17 mijë mësues, me 13 milion euro në vit. Këtu bëhet fjalë për ata që banojnë larg shkollave ku duhet të mësojnë apo punojnë.

Bursat për fëmijët nga familjet në nevojë do të indeksohen me normën vjetore të inflacionit, duke filluar nga viti 2027. Përfituesit rriten nga 4.000 në vitin 2027 në 4.375 në vitin 2029.

Programi “Pas shkolle” do të vijojë duke u zgjeruar edhe me dy orë në ditë, duke e shtuar kohën e qëndrimit të fëmijëve në shkollë maksimalisht deri në orën 17:00, por edhe duke ofruar module të reja”, tha ministrja.

Duke folur për investimet në infrastrukturë, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro theksoi:

“Në infrastrukturë, gjatë periudhes 2024–2026 Ministria ka financuar ndërtimin ose rikonstruksionin e 120 objekteve arsimore, shkolla e kopshte me mjediset e tyre sportive, në të gjitha qarqet. Për 2027–2029 planifikojmë rreth 120 të tjera, me rreth 88 milionë euro!

Vetëm në 2027 vijojnë të financohen 54 projekte, 40 shkolla e kopshte në arsimin bazë dhe 14 shkolla të mesme, me rreth 2,2 miliard lekë, nga ana tjetër, një fond prej rreth 700 milion lekësh hap rrugën për rreth 40 projekte të reja, thirrja për të cilat është shpallur që në vitin 2026, që ato të jenë gati për financim në fillim të vitit buxhetor.

Të gjithë shkollat e rehabilituara , përfshirë klasat Smart dhe Liceu Francez i Korçës do të pajisenme mobiljet e nevojshme, me një fond qe arrin në 980 milion lekë për periudhën 2027-2029.Dhe përsa i përket Liceut Francez të Korçës, ka nisur puna edhe për ndërtimin e kampusit të ri, krahas atij ekzistues, me një projekt të FSHZH, me një financim prej rreth 6 milionë euro, ku do të përfshihen jo vetëm klasat, por edhe laboratorët, mensa etj.”

Për sa i përket sigurimit të cilësisë, Ministrja Kumbaro përmendi punën për trajnimin e 20.000-22.000 mësuesve përmes Programit Kombëtar të Zhvillimit të mësuesve, si dhe atë për përditësimin e kurrikulave në gjithë arsimin parauniversitar.

Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Kina dhe Turqia zotohen të thellojnë bashkëpunimin në zhvillimin e gjelbër!

10/11/2026

Tre emra për një post: Rama, Bajrami dhe Gashi synojnë kreun e LDK-së!

10/11/2026

Kriza e luftës/ Evropa dhe SHBA dakordësohen të rishikojnë marrëveshjet e sigurisë, për t’u mos përshkallëzuar konfliktet!

10/11/2026

“Dua rezultate konkrete”- Hita thërret drejtorët e Policisë në mbledhje dhe ndaj porositë: Prioritet siguria në shkolla dhe goditja e kriminalitetit

10/11/2026

“Morëm fitore historike në Iran”- Përpjekja për shkarkimin e tij, shpërthen Hegseth: Kjo është farsë dhe sabotazh!

10/11/2026

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulajt, zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

10/11/2026

Sondazhi befasues në SHBA: Vetëm 32% e mbështesin Trumpin, 71% e amerikanëve kërkojnë fundin e luftës me Iranin!

10/11/2026

Aksidentoi për vdekje dy fëmijë dhe plagosi një të tretë, Gjykata lehtëson shoferin Nikollë Radaçi! I heq veprën e përdorimit të alkoolit dhe…

10/11/2026

“Në 10 vite reformë nuk kemi ndërtuar asnjë Gjykatë”- Kreu i KLGJ kërkon troje dhe 199 punonjës! Xhafaj kritika ‘Illyrian Guard’: Shtet brenda shtetit!

10/11/2026

“Tre avionë të rinj për shuarjen e zjarreve”- Kreu i Emergjencave Civile zbulon kontratën në Kuvend: Më 2025 paguam për ndihmën nga Evropa!

10/11/2026

Buxheti për arsimin, Kumbaro në Komision: Prioritet plani social dhe gjithëpërfshirja në arsimin parauniversitar!

10/11/2026

“Arrestimet nuk mjaftojnë”- Ministri Demo në konferencën me GdF: Lufta kundër krimit nuk është garë statistikash, goditje krimit!

10/11/2026

“Procesi i anëtarësimit prek çdo shtresë”- Ambasadorja e BE takohet me Shoqërinë Civile për Progres-Raportin: Ligjet të mbështeten me buxhet!

10/11/2026

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme!

10/11/2026

“Gërdeci”/ Procesi ndaj Fatmir Mediut, Geraldo Durda: Një shkresë politike nuk mund të zëvendësojë drejtësinë! Një ish-senator në pension…

10/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Kina dhe Turqia zotohen të thellojnë bashkëpunimin në zhvillimin e gjelbër!
  • Tre emra për një post: Rama, Bajrami dhe Gashi synojnë kreun e LDK-së!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.