• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Gënjeshtrat greke për Zvërnecin, media e Athinës vë në pikëpyetje historinë shqiptare

02/06/2026
in Kronikë, Kryesore
Gënjeshtrat greke për Zvërnecin, media e Athinës vë në pikëpyetje historinë shqiptare

Zvërneci duket se po krijon një përplasje të re mes Athinës dhe Tiranës zyrtare, ndërsa Greqia po shfrytëzon në maksimum situatën e krijuar, duke përdorur shkeljen e të drejtave të minoritetit dhe cënimin e pronave të pretenduara.

I gjithë sulmi i dirigjuar nga Athina prej të shtunës, kur edhe ndodhi përplasja në Zvërnec, po trajtohet si grabitje e pronave të minoritarëve grekë, ndërsa në thelb duket se shqetësimi që ka Greqia ka të bëjë me investimin në Zvërnec, që sipas deklaratave publike të Kryeministrit Edi Rama mund të arrijë në 4.5 miliardë euro.

Athina zyrtare dhe më pas mediat greke kanë shfrytëzuar nga momenti i parë incidentin e ndodhur në Zvërnec mes një qytetari protestues dhe disa civilëve, që paraqiten si roje sigurie në një kompani private, duke krijuar deri diku një tymnajë që në fakt duket se lidhet drejtpërsëdrejti jo me ndonjë cënim të drejtash, por me shqetësimin që krijohet nga projekti miliardash që nëse realizohet, mund të konkurojë drejtpërsëdrejti turizmin elitar në të gjitha Rajonin, përfshi edhe Greqinë.

Madje debatit që po ushqehet në Greqi i është bashkuar edhe Fredi Bejleri, sot me statusin e eurodeputetit grek të Parlamentin Europian.

“35 vjet pas rënies së komunizmit, ende nuk është sqaruar statusi i pronësisë në zonën përballë ishullit ku supozohet se Jared Kushner, dhëndri i Donald Trumpit, do të realizojë investimin. Megjithatë, duke parë kompanitë që po e shtyjnë përpara projektin, mendoj se ato nuk kanë asnjë lidhje me Kushnerin; janë kompani shqiptare”, deklaroi eurodeputeti i Demokracisë së Re, Fredi Beleri.

Në një artikull të fundit të medias greke, madje ngrihen pretendime që jo vetëm Zvërneci është në pronësi të qytetarëve grekë, por edhe Sazani i takon Greqisë.

Sipas artikullit, gjatë përplasjeve mes forcave të policisë dhe qytetarëve që protestonin kundër ndërtimit të një kompleksi turistik luksoz në një zonë të mbrojtur bregdetare të rajonit të Vlorës, pranë fshatrave ku jeton minoriteti grek, mbeti i plagosur një shtetas me origjinë greke. Ngjarja shkaktoi reagimin e Ministrisë së Jashtme të Greqisë, e cila paraqiti një notë proteste dhe kërkoi hetim të plotë të çështjes.

Gënjeshtrat greke për Zvërnecin, media e Athinës vë

Media greke shkruan se projekti në Zvërnec parashikon zhvillimin e një resorti ultra-luksoz në një zonë të mbrojtur, me një investim që tejkalon një miliard euro dhe që autoritetet e kanë cilësuar si “investim strategjik”.

Në vijim thuhet se Edi Rama komentoi pretendimet greke për Zvërnecin me tone ironike.

“Për herë të parë dëgjova dje se në atë zonë ka popullsi greke homogjene. Nuk e kisha dëgjuar kurrë më parë, ndoshta sepse nuk e njoh çështjen. Më habiti deklarata e Ministrisë së Jashtme greke, sepse bëhej fjalë për një akt dhune, por jo për një akt dhune shtetërore, siç ndodh me shqiptarët në burgjet greke. Ashtu siç ka ndodhur edhe në të kaluarën me shqiptarët në rrugët e Greqisë”, tha Rama.

Dhe këtu mediat greke duket se kalojnë çdo kufi të imagjinatës duke pretenduar se edhe pse fshati ka emër sllav, ai pretendohet se banohet nga grekë, ashtu si edhe Arta (Narta) në veri të Vlorës.

“Të dyja zonat përshkruhen si enklava greqishtfolëse prej qindra vitesh”, vijon artikulli, ku theksohet se “në Zvërnec, shumica e banorëve janë të krishterë ortodoksë. Pranë fshatit ndodhet një manastir bizantin kushtuar Hyjlindëses Mari, ndërsa në jugperëndim gjendet edhe kisha e Shën Athanasit”.

Madje për mediat greke, dialekti i Zvërnecit, sipas informacionit të cituar nga Wikipedia në artikull, klasifikohet ndër variantet veriore të gjuhës greke.

“Ashtu si dialekti i Nartës, ai ka pësuar ndikime nga gjuha shqipe për shkak të bashkëjetesës së gjatë. Në Zvërnec flitet gjithashtu edhe gjuha vllahe që prej mesit të shekullit XIX. Folësit e saj thuhet se e kanë prejardhjen nga Voskopoja historike. Artikulli thekson se Voskopoja ishte një qytet me mbi 50 mijë banorë pranë Korçës, i cili u shkatërrua gjatë trazirave të shekullit XVIII dhe më vonë nga Ali Pashë Tepelena”, thekson artikulli.

Gënjeshtrat greke për Zvërnecin, media e Athinës vë

Dhe në kuadrin e “hapjes së thesit”, në artikullin e medias greke thuhet se ishulli i Sazanit, më i madh i Shqipërisë, ka kaluar nëpër duar të ndryshme gjatë historisë së tij.

“Ai ka qenë nën sundimin venecian, më pas osman, ndërsa në vitin 1864 kaloi nën administrimin grek së bashku me Ishujt Jonianë. Greqia më vonë ia kaloi ishullin Shqipërisë pas presionit italian, ndërsa Italia e përdori për nevoja ushtarake. Gjatë Luftës së Ftohtë, Sazani mbeti bazë e rëndësishme ushtarake për marinën sovjetike dhe atë shqiptare. Sot, pas dekadash rëndësie strategjike ushtarake, ishulli po merr një rëndësi të re për shkak të turizmit. Ivanka Trump dhe Jared Kushner planifikojnë të investojnë më shumë se një miliard euro në zhvillimin e tij”, thuhet në artikull.

Më të lexuarat

  • Ballkani përballë ndarjes ose konfliktit, plani franko-gjerman ndez debatin

    Ballkani përballë ndarjes ose konfliktit, plani franko-gjerman ndez debatin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama sulmon sërish influencerët: Dalin me lloj-lloj kremrash dhe përhapin gënjeshtra për ‘like’ dhe ‘followers’!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sinjal lufte? Irani del me thirrjen urgjente: Largohuni sa më shpejt nga Ngushtica e Hormuzit!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Qytetarët i duan larg protestës, Flutura Açka publikon foton ku Gaz Bardhi dhe deputetët e PD-së festojnë: A keni moral ta quani veten “opozitë”?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Drejtori i bankës së parave ruse Lizandër Saraçi organizator i protestave kundër qeverisë. A do veprojë SHISH dhe krimi ekonomik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ramës nuk i ndahet tersi, i ngec mikrofoni në Fier!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protesta për Zvërnecin, Balla publikon pamjet, tregon numrin e vërtetë të pjesëmarrësve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Blogeret e protestës / Kush është më e ‘zgjuar’ Dea Mishel apo Rizarta Hoxha? Njëra uron për fatkeqësi dhe e di se Skënderbeu ka lindur në 1956, tjetra nuk njeh presidentin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Moza, finalistja e parë e Ferma Vip 3

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Më jep energji negative”, rriten tensionet në Ferma Vip një javë para finales, shtohen debatet dhe akuzat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!