• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

“Gambiti serb i Rusisë”

19/08/2025
in Botë
“Gambiti serb i Rusisë”

Nga Eljanos Kasaj*

Eskalimi i protestave studentore anti-qeveritare në Serbi gjatë ditëve të fundit, kanë provokuar, mes heshtjes të burokratëve memec të Brukselit, gjithashtu një reagim fort kurajoz nga përfaqësuesit zyrtarë rusë. Në veçanti, ambasadori rus në Serbi, zoti Aleksandr Bocan-Harçenko deklaroi se në Serbi po zhvillohet një “revolucion i ngadaltë me ngjyra”, që synon rrëzimin e qeverisë aktuale në Beograd.

“Ky është pikërisht skenari i një revolucioni me ngjyra të nisur në nëntor 2024. Është kaq i ngadaltë, sa nuk është një komplot shpërthyes, por një komplot që synon të rrëzojë qeverinë aktuale”-ka deklaruar zoti ambasador.

Ndërkaq Ministria e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse theksoi se vala e fundit e trazirave në rrugë në qytetet më të mëdha të Serbisë ka kaluar “kufijtë e sjelljes së civilizuar”.

Por, duket se zoti ambasador ashtu si edhe çinovnikët(funksionarët) ministror harrojnë se është pikërisht Serbia moderne dhe jo Ukraina ose Gjeorgjia, “vendlindja” e termit “revolucion me ngjyra”.

Në këtë vend ballkanik(aso kohe të njohur si Republika Federative Jugosllave), të  dërrmuar nga luftart vëllavrasëse jugosllave dhe embargoja ekonomike e viteve 1990′ ,më 7 tetor 2000, pas ditësh të tëra protestash masive të opozitës që përfshinë Beogradin, presidenti autoritar Sllobodan Millosheviq dha dorëheqjen dhe pranonoj rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, të cilat çuan në fitoren e grupit opozitar të kryesuar nga politikanët Zoran Gjingjiq dhe Vojisllav Koshtunica. Këto ngjarje u bënë të njohura në botë si “Revolucioni i Buldozerit”.Gjatë kësaj kohe Rusia,e cila kishte dislokuar gjithashtu edhe disa njesite elitë ushtarake në Administratën e Kombeve të Bashkuara në Krahinën e Kosovës dhe Metohisë, e njohu rezultatin zgjedhjeve presidenciale jugosllave si dhe rrëzimin e qeverisë nacionaliste të presidentit Millosheviq.

Por sot, në përgjigje të radikalizimit të protestave, Rusia është duke mbështetur jo protestuesit si dikur, por tezën e qeverisë serbe, e cila e sheh këtë eskalim të situatës si një skenar i cili u krijua ndoshta për të detyruar autoritetet të ndërmarrin një veprim të ashpër në përgjigje,gjë e cila do të shkaktonte “revolt”dhe justifikim për “nevojën e veprimit”nga ana e qeverive evropiane.

“Do të jetë e mundur t’i akuzojmë ata për sundim autoritar dhe shkelje të lirive <…>. Objektivi kryesor është të provokohet dhe kompromentohet qeveria [e Vuçiq]”, shpjegoi për median ruse Menaxheri i Programit në Këshillin Rus të Çështjeve Ndërkombëtare, Milan Lazoviç

Ndërkohë nën presionin e protestave në muajt e fundit, qeveria serbe është riorganizuar, kryeministri është zëvendësuar dhe disa ish-ministra janë arrestuar dhe akuzuar. Që nga maji, protestuesit kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme, të cilat Presidenti Vuçiq, i rizgjedhur në vitin 2022 për një mandat pesëvjeçar, i ka refuzuar, duke denoncuar një komplot të huaj për të cilin “janë investuar miliarda euro” përmbysur pushtetin legjitim në Beograd. Kjo retorikë është mbështetur edhe nga kryeministri aktual serb Gjuro Macut , si edhe nga ish-zëvendëskyrministri Alaksandar Vulin, të cilët në një intervistë të dhënë për gazetën prestigjioze ruse “Izvestija”, kanë theksuar se shërbimet speciale perëndimore po punojnë për të destabilizuar situatën në vend.

Në këtë situatë çoroditëse politike dhe civile, mes protestuesve që duket se nuk do të tërhiqen mbrapa dhe forcave të xhandarmërisë që duket se po e humbasin durimin, qeveria serbe e presidentit Vuçiq, ashtu si kurdoherë kur duket se situata është duke dalë jashtë kontrollit të saj, është duke u mbështetur në aleatët historik të Serbisë, me anë të influencës së të cilëve duket se është dëshpërimisht duke kërkuar kohë, pyetja shtrohet, “edhe për sa akoma?…”

*Fakulteti i Shkencave Politike. Universiteti i Wroclaw (Uniwersytet Wrocławski), Poloni

 

Më të lexuarat

  • Provat e reja në SPAK, avokatja godet Ulsi Manjën dhe Taulant Ballën, zbulon si manipuluan dokumentet dhe sistemin TIMS për llogari të një zyrtareje “VIP”

    Provat e reja në SPAK, avokatja godet Ulsi Manjën dhe Taulant Ballën, zbulon si manipuluan dokumentet dhe sistemin TIMS për llogari të një zyrtareje “VIP”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Klodi tradhtoi Elijonën me një mashkull? Ish-banori i “BBVK” thyen heshtjen, vendos pikat mbi “i”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 6mijë euro tavolina / Dj Mahmuti mblodhi oligarkinë dhe krimin te Moyo në Drimadhes, agjentë të BKH-së monitoruan eventin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama lexon për vrasjen nga plazhi, por e mbulon me muzikë: Heshtje për krimin, DJ për Dhërmiun!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Principotes i ndërtuar pa leje, në tokë të vjedhur dhe me para të pista, shteti i dorëzuar para krimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Turisti vritet në Ksamil, ministri i bie fyellit në Tiranë! Lamallari jep leksione për rendin, por policia e tij akuzohet për fshehje krimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ja si Blendi Gonxhe shkatërroi zonat arkeologjike, legalizoi 156 ndërtime pa leje pas nisjes së punimeve, dalin faktet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Mos bëni zhurmë’, dinamika e sherrit që i mori jetën portugezit në Ksamil! Punonjësi i ‘Principotes’: Thikën ia mora nga dora turistit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • VIDEO/ Aksidenti tragjik në Durrës, momenti kur makina fluturon mbi bordurën! Vdes çifti i sapomartuar dhe 15-vjeçari

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga paratë e “Bankers” te ndërtimi – Qeveria “shpërblen” Behar Çukajn, i jep leje për 5 kulla të quajtura “Kashari Center”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!