AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Fushata për 11 majin/ Berisha i premton biznesit të vogël: Nuk do të tatohen më tepër se 1 përqind të xhiros

by SHT Media
05/04/2025
in Politikë
6
0
Fushata për 11 majin/ Berisha i premton biznesit të vogël: Nuk do të tatohen më tepër se 1 përqind të xhiros
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pati sot një takim me demokratët e Malësisë së Madhe. Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi se, pas fitores së PD-së në zgjedhjet e 11 majit, do të eliminohen taksat e larta për bizneset e vogla, duke vendosur një kufi maksimal prej 1% të xhiros për këto biznese.

“Kufiri do të jetë i palëvizshëm, dhe nuk do të lejohet që bizneset e vogla të paguajnë më shumë se 1% të xhiros për taksa”, theksoi Berisha.

Sali Berisha: Të dashur deputetë dhe kandidatë për deputetë të këtij qarku. Është nder i madh shumë të vij sot tek ju për të paraqitur një program të cilin nuk e kam paraqitur kurrë në 34 vite. Një program që ne e kemi quajtur programin e Shqipërisë Madhështore. Pra, duket si diçka e stërmadhe, diçka e lartë, por ju garantoj secilit prej jush dhe çdo shqitpar, që është një program më i miri dhe më realisti që ka njohur Shqipëria dhe shqiptarët.

Dhe ju garantoj se, Ramadan Lika dhe Aurel Marku, dhe deputetët e Shkodrës, Vaut të Dejës, Pukës dhe të mbarë Shqipërisë do të jenë garant absolut të zbatimit të këtij programi në çdo nen dhe çdo premtim të tij.

Ky program, miqtë e mi, fillon aty ku fillon jeta, dinjiteti, respekti, fillon tek familja. Ne, do të vendosim në piedestal në këtë program familjen shqiptare. Po ta shohësh në shumë anë, kjo Malësi ka patur shumë anë madhështore, historinë e saj me ngritjen e flamurit për herë të parë në trojet shqiptare. Epikën e hotjanëve, e grudasve kundër padrejtësive under Kongresit të Berlinit. Kryengritjen dhe qendresën ndaj pushtimit komunist të burrave të kësaj malësie të udhëhequr nga Prekë Cali. Por cilido që do të njohë në thellësi këtë malësi, dhe lexon e studion për të, do tëgjejë se gjëja më madhështore që ka kjo malësi është familja shqiptare, familja e saj.

Një udhëtare shumë e vëmendshme, e cila udhëtoi disa herë në viset e veriut. Ka një përshkrim të një nate që kalon në një familje në Malësi të Madhe. Familje partiarkale, i zoti i shtëpisë 100 vjeç, me një pastërti shembullore, me një mikëpritje dhe harmoni të papërshkruar. I zoti i shtëpisë i thotë të nesërmen: dua të rrish dhe dy netë. Dhe kjo shkruan: nuk arrita do të rri, thotë. Por ndjeva keqardhjen më të madhe që u largova nga ajo familje, e cila ishte një institucion i vërtetë. Ajo foli për një familje, por të tilla kanë qenë familjet shqiptare. Ato janë institucione të vërteta, dhe ne do ta vendosim familjen shqiptare në piedestal. Nuk u ndala rastësisht këtu, se një rrymë, një agresion kundër familjes fryu në mbarë botën. Dhe absolutisht nuk kishte asnjë frymëzim tjetër, vetëm frymëzimin përtej marksist, ekstremist përtej marksist. Ne do qendrojmë, dhe ne i konsiderojmë sa tokësore dhe aq hyjnore familjet dhe vlerat e saj.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!

09/10/2026

Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

09/10/2026

SHBA uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën: Gati për bashkëpunim me institucionet!

09/10/2026

“E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”/ Batuta e Luiz Ejllit, moderatori telefonon live mamanë e këngëtares: I kërkoj falje dhe e përqafoj fort

09/10/2026

Artan Gaçi në SPAK, roli i ortakut Idlir Lopçi i “Peninsula”; nga call center-at te tokat e Artur Shehut në Zvërnec

09/10/2026

Nga Berlusconi te Trump e Meloni/ Italia ndezi fitilin, e djathta radikale tronditi Perëndimin

09/10/2026

SHBA i hap Rusisë derën e tregut perëndimor të naftës, Trump arrin marrëveshje me Putin

09/10/2026

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!
  • Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.