AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Fitojmë apo humbasim nga ulja e çmimit të naftës dhe shtimi i taksës vjetore të automjetit?

by Alb Times
20/11/2026
in Opinion
6
0
Zvërneci, një pasuri natyrore që meritonte më shumë se deklarata nga mjedisorët

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Fatos Çoçoli

Nga 1 janari 2027, do të përballemi me një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën e taksimit të karburantit dhe përdorimit të makinës sonë. Heqja e taksës së qarkullimit nga çmimi i karburantit  sjell një ulje prej 32.4 lekësh për litër në pompë(në pikën e tregtimit me pakicë). Ndërkohë që taksa vjetore e automjetit tonë do të rritet me mesatarisht rreth 10 mijë lekë(shtohet më shumë, nëse kemi një autoveturë tejet të amortizuar apo me fuqi motorike të madhe, si autoveturë luksi dhe ulet, kur kemi një autoveturë relativisht të re me fuqi motorike mesatare).

Në pamje të parë, kjo duket si një zhvendosje e barrës fiskale nga karburanti tek pronësia e automjetit. Por a është kjo një zhvendosje që favorizon shumicën e qytetarëve, apo një tjetër kosto për familjet që përdorin makinën çdo ditë?

Pika e ekuilibrit: vetëm rreth 6 litra naftë në javë

Përgjigjja llogaritet fare thjesht. Le të marrim si shembull një automjet me naftë, pasi kjo është lënda djegëse që përdoret nga pjesa dërrmuese e automjeteve në vendin tonë.

Nëse taksa vjetore e automjetit rritet mesatarisht me 10 mijë lekë, ndërsa çmimi i naftës ulet me 32.4 lekë për litër, atëherë pika e ekuilibrit ku as nuk fitojmë, as nuk humbasim është:

10.000 lekë : 32.4 lekë/litër = 308.6 litra në vit.

Pra, na mjafton të konsumojmë rreth 310 litra naftë në vit, ose afërsisht 6 litra në javë, që kursimi nga ulja e çmimit të karburantit të kompensojë plotësisht taksën vjetore shtesë prej 10 mijë lekësh. Kjo është pika ku qytetari as nuk fiton dhe as nuk humbet financiarisht nga ndryshimi i ri.

Nëse konsumojmë më shumë se 310 litra në vit ose 6 litra në javë, dalim të humbur. Tashmë lind pyetja: sa prej nesh e përdorin automjetin, duke harxhuar më shumë se gjashtë litra naftë në javë?

Duke pasur parasysh se në Shqipëri, sipas INSTAT, kemi të regjistruara mbi 1.1 milion automjete dhe se një pjesë e konsiderueshme e tyre janë aktive, pra në qarkullim (përllogaritet rreth 80 përqind e tyre), është e arsyeshme të mendohet se shumica e përdoruesve të rregullt të automjeteve do ta kalojnë këtë prag konsumi.

Dhe nëse tetë në dhjetë automjete aktive tek konsumojnë më shumë se gjashtë litra naftë në javë, atëherë pjesa më e madhe prej nesh do të përfitojmë nga ky ndryshim. Të paktën shtatë në dhjetë prej nesh, duke patur parasysh konsumin vjetor dhe numrin e automjeteve aktive.

Sa kilometra duhet të na përshkojë makina që të dalim të fituar?

Shumë prej nesh nuk pyesim sa litra karburant konsumojmë gjatë vitit, por nga 1 janari 2027, ia vlen t’ia bëjmë këtë pyetje vetes. Pika e ekuilibrit(ku as nuk fitojmë, as nuk humbasim), llogaritet thjeshtë, me kilometrat e përshkuara.

Le të marrim një automjet që konsumon mesatarisht 7 litra naftë për 100 kilometra. Për të konsumuar rreth 310 litra naftë në vit(pika e ekuilibrit, ky automjet duhet të përshkojë 310 litra, pjestim për 7 litra, baraz me 4,460 kilometra në vit.

Nëse i përshkruan 4.460 kilometra në vit, është në pikën e ekuilibrit. Nëse përshkon më shumë se 4.460 kilometra në vit, pronari del financiarisht i fituar.

Pra, një automjet që përdoret rregullisht, qoftë për vajtje-ardhje në punë, për lëvizje familjare apo për udhëtime ndërqytetëse, e kalon lehtësisht këtë prag.

Çdo qytetar mund ta llogarisë vetë përfitimin. Pika e ekuilibrit ndryshon sipas konsumit të automjetit. Sa më shumë karburant të konsumojë makina për 100 kilometra, aq më pak kilometra duhet të përshkojë gjatë vitit për të kompensuar taksën shtesë.

Tabela 1. Kilometrat në vit që të dalim të fituar

 

Konsumi i automjetit

Kilometra për pikën e ekuilibrit
5 litra/100 km 6.172 km/vit
6 litra/100 km 5.144 km/vit
7 litra/100 km 4.409 km/vit
8 litra/100 km 3.858 km/vit
9 litra/100 km 3.429 km/vit
10 litra/100 km 3.086 km/vit

Përllogaritjet bazohen në një taksë shtesë prej 10.000 lekësh dhe ulje prej 32.4 lekësh për litër.

Kështu, çdo përdorues mund të vendosë në përllogaritje konsumin real të makinës së tij dhe të kuptojë nëse do të përfitojë apo jo nga ndryshimi fiskal.

Do të ketë efekt pozitiv kaskadë në ekonomi ulja e çmimit të naftës?

Përtej llogarisë individuale të çdo pronari automjeti, ulja e çmimit të karburantit do të sjellë përfitime më të gjera për ekonominë tonë.

Karburanti përfaqëson një nga kostot e rëndësishme të ekonomisë. Ai ndikon drejtpërdrejt në transportin e mallrave, shpërndarjen e produkteve ushqimore, aktivitetin e bujqësisë, ndërtimin, turizmin, shërbimet dhe logjistikën.

Për këtë arsye, një ulje prej 32.4 lekësh për litër apo 15 përqind e tij prodhon një efekt zinxhir pozitiv në disa drejtime.

Së pari, ulja e kostove të transportit. Kompanitë e transportit të mallrave dhe të udhëtarëve do të kenë mundësi të ulin shpenzimet operative. Nëse ky kursim reflektohet në tarifat e transportit, përfitojnë edhe bizneset dhe konsumatorët.

Së dyti, lehtësimi i kostove të prodhimit. Bujqësia, industria përpunuese dhe ndërtimi janë sektorë që përdorin sasi të konsiderueshme karburanti. Ulja e kostos së tij mund të përmirësojë konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare.

Së treti, më shumë të ardhura të disponueshme për familjet. Familjet që përdorin rregullisht automjetin do të shpenzojnë më pak për karburantin, pasi të kenë kompensuar taksën vjetore shtesë. Këto para do të shkojnë për konsum, shërbime, arsim, argëtim apo kursime.

Së katërti, një nxitje për turizmin. Transporti turistik, makinat me qira, operatorët e udhëtimeve dhe lëvizjet e vizitorëve përfitojnë nga ulja e kostove të karburantit. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për një ekonomi ku turizmi ka marrë peshë gjithnjë e më të madhe.

Së pesti, ndikimi mbi inflacionin. Nëse ulja e kostove të transportit dhe të shpërndarjes përcillet në çmimet e produkteve dhe shërbimeve, ulja krijon një efekt frenues mbi inflacionin.

Kush fiton dhe kush humbet nga skema e re?

Përfituesit kryesorë pritet të jenë qytetarët që përdorin automjetin rregullisht dhe përshkojnë kilometra të tëra në ditë, familjet që kanë nevojë për makinën për vajtje-ardhje në punë, bizneset e transportit dhe shpërndarjes, fermerët dhe sipërmarrjet që përdorin karburant në aktivitetin e tyre, si dhe operatorët turistikë dhe kompanitë e makinave me qira.

Ndërsa më pak të favorizuar do të jenë pronarët e automjeteve që i përdoren rrallë. Pra, ata që i mbajnë makinat kryesisht të parkuara, si dhe familjet që kanë disa automjete, por përdorin vetëm njërin prej tyre.

Ulja e çmimit të karburantit në pompë është një lajm i mirë për shumicën prej nesh që i përdorim rregullisht makinat.

Për më tepër, përfitimi nuk kufizohet vetëm te kursimi individual i drejtuesve të automjeteve. Ulja e karburantit përcillet në kostot e transportit, të prodhimit dhe të shpërndarjes dhe përfitimet shtrihen në të gjithë ekonominë tonë, duke ndihmuar bizneset, konsumatorët dhe konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Shuhet në moshën 76-vjeçare mjeku Ylli Ziçishti, ish-deputet i PS në 2013-2017

26/11/2026

Konferenca BE-Ballkani Perëndimor, ambasadorja De Sousa: Investimet në rajon forcojnë konkurrueshmërinë dhe prosperitetin e Evropës

26/11/2026

Dorëheqja e kreut të AKEP futet në rendin e ditës në Kuvend, komandohet në detyrë anëtari më i vjetër

26/11/2026

Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi kërkon shtyrjen e afatit të komisionit, Balla: Pas datës 30 nuk ka më zgjatje

26/11/2026

Kuvend, Balla: PD të bashkohet me PS për integrimin në BE. E keni kthyer partinë në fabrikë prodhimi molotovësh

26/11/2026

Konferenca e Investimeve, Hoxha: Anëtarësimi në BE nuk është ceremoni diplomatike, por transformim i përditshëm

26/11/2026

Tritoli në Lezhë, pronarja dhe djali i saj i mitur ndodheshin në banesë, autori u filmua nga kamerat

26/11/2026

Balla thirrje PD: Të miratojmë ligjin për financimin e partive. Dakord që numërimi të bëhet në qendrat e votimit

26/11/2026

Kushner s’kursen superlativat për Putinin: Mjeshtër i politikës dhe figurë historike

26/11/2026

Berisha sulmon Ballën: “Taulant Bego Yarsi” është i implikuar në porositje vrasjesh, vendin e ka në qeli!

26/11/2026

LIVE! Alizoti kundër aktit normativ për tubimet, replikon Balla: Të vetmin sekretar partie këtu, e ke kryetar!

26/11/2026

Rekord alarmant/ Toka për 6 ditë radhazi mbi 2°C më e ngrohtë se në periudhën paraindustriale

26/11/2026

Nga Intel te US Steel dhe Nvidia, interesat e Trump në kompanitë strategjike amerikane

26/11/2026

GJKKO dënon mamanë e Monika Kryemadhit! I pafajshëm babai i Erisa Xhixhos. Hiqet sekuestro e vilës

26/11/2026

VIDEO / Berisha merret sërish me Ben Blushin: Historitë e tij të çmendura…

26/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Shuhet në moshën 76-vjeçare mjeku Ylli Ziçishti, ish-deputet i PS në 2013-2017
  • Konferenca BE-Ballkani Perëndimor, ambasadorja De Sousa: Investimet në rajon forcojnë konkurrueshmërinë dhe prosperitetin e Evropës

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.