AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Financim nga Bashkia e Tiranës, Veliaj inspekton punimet për ndërtimin e sheshit “Skënderbej” në Tuz të Malit të Zi: Të gatshëm të ndihmojmë më shumë

by SHT Media
01/06/2024
in Politikë
6
0
Financim nga Bashkia e Tiranës, Veliaj inspekton punimet për ndërtimin e sheshit “Skënderbej” në Tuz të Malit të Zi: Të gatshëm të ndihmojmë më shumë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një vizitë në Malin e Zi, ku vizitoi edhe disa prej komunave atje. Fillimisht ai u ndal në komunën e Tuzit, ku inspektoi nga afër punimet për ndërtimin e sheshit “Skënderbej”, i cili është një financim i Bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së tij, Veliaj vlerësoi cilësinë e punimeve dhe menaxhimin e fondit, duke theksuar se kjo është një shtysë që Bashkia e Tiranës të jetë e gatshme të ndihmojë akoma më shumë në të ardhmen.

“E çmoj faktin që jeni kujdesur që buxheti i Bashkisë së Tiranës, donacioni për sheshin “Skënderbej”, të aplikohet me cilësi. Më vjen mirë që keni qenë vërtet dinjitozë në menaxhimin e atij fondi, çka na bën të jemi të gatshëm të ndihmojmë më shumë. Jam vërtet entuziast kur dëgjoj, edhe nga qeveria e Malit të Zi, sesi ata duan të mbajnë premtimet për abetaren shqipe, duan të mbajnë premtimet për qendrat e librit. Më vjen mirë që edhe ambasadorja jonë ka qenë rigoroze në ndjekjen e këtyre angazhimeve, kështu që edhe ne do bëjmë pjesën tonë. Teksa po mbaron ky kantier, po mbarojnë dy kantiere të tjera në Preshevë dhe Bujanoc, për dy shkolla që kemi aty, prandaj këtë vit jemi të lirë të marrim disa angazhime të tjera”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se Tirana do të ndihmojë edhe në rritjen e turizmit në Tuz, përmes vizitorëve të kryeqytetit që duan të shohin më shumë destinacione shqipfolëse. Veliaj u ndal edhe te bashkëpunimi i rrjetit të Bashkive të Ballkanit në kuadër të B40.

“Do mundohem jashtë mase që në paketën tonë turistike, të një Tirane që është tejet përplot me turistë, ne të inkurajojmë ata që vizitojnë Shqipërinë e Veriut, të ketë mundësinë të shpenzojnë disa ditë edhe në Tuz. Unë besoj që shumë mirë mundemi me qenë bashkë afër si shqiptarë, ama duhet të kuptojmë se si Ballkan dhe si rajon kemi një vokacion drejt perëndimit. Ne na duhet vetëm të bashkëpunojmë dhe të bashkëjetojmë me fqinjët”, deklaroi Veliaj.

Në fund të takimit, kryetari i Komunës së Tuzit, Liridon Gjelaj falendenderoi kryebashkiakun Veliaj për investimin në sheshin që u shërben të gjithë qytetarëve,, ndërsa theksoi se afati për përfundimin e punimeve është data 28 nëntor. “Vlerësojmë të gjithë çka keni bërë për komunën tonë. Besoj se nuk do ndalemi me kaq. Për pjesën që ju cekët, pjesa e turizmit, që ka nevojë të vlerësohet komuna e Tuzit në këtë drejtim. Ju falënderoj pa masë për investimin, që keni rregulluar një shesh i cili pa dyshim ka zbukuruar komunën e Tuzit, u shërben të gjithë qytetarëve, posaçërisht të vegjëlve. Ai shesh do të zbukurohet edhe një bust të Skënderbeut. Shpresojmë që në 28 nëntor, ta përfundojmë”, tha Gjelaj./m.j

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

SKANDAL në botën e showbizit! Elton Tozaj publikon pamje intime të kompozitorit Adrian Hila me kolegë në zyrën e tij: “Festa të çmendura me s*ks dhe dr*gë”

29/09/2026

Çfarë është BIOME, ku SPAK gjeti sekretet e SHISH dhe historia se si FBI “zbërtheu” Signal-in në 2026

29/09/2026

Gjendet i pajetë studenti shqiptar, familja e identifikon nga tatuazhi në gjoks! (Mesazhet e fundit)

29/09/2026

Mesazhi i Oriela Nebiajt për Gys Agasin, fotot e Hatit, emra suprizë, roli i Mektrin Motors dhe çfarë thonë burimet për Rizartën, Efin, Dea Mishel, Shkëlzenin dhe Irena Gjokën

29/09/2026

Pse aplikojnë shumë tek “Dyfisho ndërmarrjen tënde”?

29/09/2026

Kur askush nuk e ndien erën e vet

29/09/2026

Protesta si qar i Ramës dhe Berishës

29/09/2026

“Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false

28/09/2026

Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

28/09/2026

Mesazh i fortë nga Teherani: Khamenei parashikon largimin e SHBA-së nga rajoni

28/09/2026

“Jam Taulanti, më duhen 100 mijë euro!”, Balla reagon për skandalin dhe shënjestron Shehajn: E ke ti radhën e prangave

28/09/2026

Dosja Sherbimit Sekret: Si i hapte dyert e Portit të Durrësit Liburn Aliu, me urdhër të Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit

28/09/2026

Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë

28/09/2026

Fati financiar ndryshon! 3 shenjat e horoskopit që do të fitojnë më shumë deri në fund të vitit

28/09/2026

“4.2 milionë euro për Kanye, mbi 6 milionë në arkë”/ Gonxhja e quan fitim, matematika kërkon shpjegime

27/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • SKANDAL në botën e showbizit! Elton Tozaj publikon pamje intime të kompozitorit Adrian Hila me kolegë në zyrën e tij: “Festa të çmendura me s*ks dhe dr*gë”
  • Çfarë është BIOME, ku SPAK gjeti sekretet e SHISH dhe historia se si FBI “zbërtheu” Signal-in në 2026

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.