• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

“Festat u kthyen në punë”, dëshmia e Cassie Ventura ‘zhvesh’ perandorinë e errët të Diddy

14/05/2025
in Botë
“Festat u kthyen në punë”, dëshmia e Cassie Ventura ‘zhvesh’ perandorinë e errët të Diddy

Cassie Ventura ishte dshmitarja e tretë në gjyqin e Sean “Diddy” Combs. Në ditën e dytë të gjyqit ishin të pranishëm nëna dhe vajzat e tij, ish-partnerja Sarah Chopman dhe avokati, raporton The Telegraph.

Cassie, e cila është 8-muajshe shtatzënë për herë të tretë, ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Alex  Fine i cili pranoi mos ta ndiqte dëshminë e saj pas një debati mes prokurorisë dhe avokatëve mbrojtës.

Në dëshminë që zgjati rreth 6 orë, 38-vjeçarja u prek disa herë ndërsa rrëfeu tmerrin e përjetuar gjatë lidhjes 10-vjeçare me reperin.

Dhunë dhe plagë

Ventura tha se Diddy i shkaktonte “blana” në të gjithë trupin teksa përshkroi  abuzimin fizik. “Ai më godiste në kokë, më hidhte, tërhiqte, gjuante dhe më shkelte në kokë nëse isha në tokë. Më shkaktoheshin ënjtje në ballë. Buzë të çara, të ënjtura, sy të ënjtur… e bardha e syve bëhej e kuqe. Të  nxira në të gjithë trupin”, tha ajo duke shtuar se ai bëhej i dhunshëm “shumë shpesh”.

“Kontrolli ishte gjithçka”

Ajo thotë se “Sean kontrollonte shumë gjëra në jetën e saj, karrierën,veshjen, gjithçka”. Videot e saj duke kryer akte seksuale me persona të tjerë ishin “materiale shantazhi” që ajo kishte frikë se do t’i publikonte. Në një pikë ajo tha se “kontrolli ishte gjithçka” për Sean. Ai e nxirrtë nga shtëpia, i merrte edhe makinën, celularin, bizhuteritë apo laptopin, por ajo e dinte se do t’ia kthente sërish. Armët i përdorte si “taktikë për ta trembur”.

Njohja me Combs dhe raporti i parë seksual

Ajo shprehet se donte të ishte pranë tij “për të njëjtat arsye si kushdo”, duke e përshkruar si “një djalë argëtues që rastisi të kishte në dorë edhe karrierën e saj”. Në vitin 2005 kur u njoh me të, Cassie ishte 19 vjeçe dhe “nuk dinte shumë gjëra rreth tij”. Në fillim lidhja e tyre mbeti platonike deri në 21-vjetorin e saj kur Diddy e puthi në Las Vegas.

Ajo thotë se “s’kishte as fjalorin” për disa prej kërkesave  të tij seksuale. “Ai më mësoi si…Më bënte të ndihesha e çmendur që s’ia ktheja. Asokohe s’e kuptoja atë lloj marrëdhënieje seksuale. Gjithashtu isha e lidhur me dikë tjetër.”

Cassie thotë se ai e bënte të ndihej “speciale”, por në fillim nuk donte që të  bënte asgjë publike. Hera e saj e parë me të ishte një pikë kthese dhe asokohe mendonte se ishte një lidhje monogame. Megjithatë e dinte që s’ishte rasti: ”Sean kishte shumë të dashura”.

“Freak-off” i parë i Cassie Ventura

Cassie kujton edhe herën e saj të parë në një nga festat e tij të çmendura, kur ajo ishte 22 vjeçe. Ajo tregon për frikën, por edhe dëshirën që mos ta zhgënjente.  Ai mori një eskortë nga Las Vegasi që të kryente marrëdhënie me të. Cassie tha se ndihej “e pistë” gjatë aktit seksual, konsumuan ekstazi dhe alkool, por ndihej sikur s’mund t’i thoshte jo.

‘Freak-offs’ u kthyen në një punë

Pas kësaj, “freak-offs” u bënë ngjarje javore. Secila ndodhte me ‘regjinë’ e Combs: “Ai e dinte ku donte të pozicionoheshin të gjithë, dritat etj”. Gjatë tyre,  Sean shndërrohej në një tjetër njeri: “Sytë e tij bëheshin të zinj, versioni i personit që doja nuk ishte më aty.”

Festat zgjasnin deri në 4 ditë, thotë Cassie dhe ajo duhej të merrte veten nga droga, dehidratimi dhe pagjumësia. “Dilnim për ditë me radhë, pinim drogë dhe alkool, shkonim me të panjohur. Kjo zgjaste 36, 48, 72 orë, më e gjata ishte 4 ditë. ‘Freak-offs’ u kthyen në një punë ku s’kishte vend për asgjë tjetër përveçse të merrje veten dhe të përpiqeshe të ndiheshe normale.”

Gjatë tyre ajo duhej të aplikonte vaj bebesh “çdo  5 minuta” sipas udhëzimeve të tij. “Sean e donte të ngrohtë dhe donte të shkëlqente kështu që e aplikonim çdo 5  minuta.” Gjatë një feste në Beverly Hills,  ajo tha se hyri në “një pishinë të mbushur me vaj bebesh” siç ia kërkoi ai. “Nëse Sean donte të bëhej, do  të bëhej dhe s’kishte rrugë tjetër. Përdorëm 10 shishe me vaj bebesh, me përmasa normale”.

Dorezat e dyerve të hoteleve apo muret mbuloheshin nga vaji. Herë pas here kishte gjak në çarçafë sepse duhej të merrnin pjesë në festa edhe gjatë ciklit menstrual, por edhe urinë sepse Combs mund të urdhëronte eskortën t’i urinonte sipër.

Eskortat miratoheshin personalisht

Cassie tha se në fillim ai merrej vetë me përzgjedhjen e eskortave, por me kalimin e kohës ia kaloi asaj këtë detyrë dhe ai “duhet t’i miratonte personalisht”. Eskortat paguheshin me para në dorë, 1500-6000 dollarë dhe ajo u thoshte se ishte “fantazia seksuale” e të shoqit që ta shihte me burra të tjerë. Me raste, flinte me Combs dhe me eskortën.

Për të, kishte shumë rëndësi pamja e saj: herë donte të  vishej ekstravagante e herë si djalë. I thoshte se dukej “shumë meksikane” dhe i kërkonte ta thërriste “pop pop”, një emër përkëdhelës që Cassie e  përdorte për gjyshin e saj.

Videoja e dhunës

Gjatë festave të çmendura, ajo konsumonte marijuanë, ketaminë dhe kërpudha. Nëse Combs nuk ndodhej aty, e ndiqte gjithçka përmes videotelefonatave. Një ditë, kur ajo u përpoq të largohej nga një prej  festave në një hotel në Los Angeles, u dhunua derisa u kthye pas. Videoja është publikuar në vitin 2024 nga CNN.

E pyetur sa herë është rrahur nga Combs në të njëjtën mënyrë  si në video, Cassie tha: “Më shumë nga sa  mund të numëroj. S’e di.” Ajo përmbylli duke thënë se s’u përpoq  kurrë të reagonte.

Cassie Ventura është dëshmitarja kyçe e këtij gjyqi. Nëse Diddy shpallet fajtor për të gjitha akuzat, ai do të dënohet minimalisht 15 vite në burg dhe deri në burgim të përjetshëm. Ai ka deklaruar se është i pafajshëm që prej momentit të arrestimit të tij në shtator 2024.

Më të lexuarat

  • Media italiane: Edi Rama “peshkon” nga arka e shtetit për të shpëtuar koncertin e Kanye West

    Media italiane: Edi Rama “peshkon” nga arka e shtetit për të shpëtuar koncertin e Kanye West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 3 ‘zonjat e zeza’ të Edi Ramës: Adelina Greca, Elira Kokona dhe Lorena Goxhobelli; zinxhiri i grabitjes së tokave shtetërore

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bombardimet dhe marrëveshjet nuk funksionuan; a ka Trump një plan C për Iranin?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dokumente/ Ben trafikanti, “lavatriçja” e Mirela Kumbaros; hotel e resort tjetër në Potam të Himarës, me firmën e Edi Ramës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Në protestë për varfërinë / Pasuria miliona euro e Gjin Gjonit, simbolit të korrupsionit në drejtësi, si u bë doktor pa arsimin e lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “I fotografonin në hotel”, polici nuk ishte “preja” e vetme, adoleshentet në Fier kishin ngritur rrjet shantazhi! (Skema)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Integrimi në BE/ Shqipëria hyn në një fazë tjetër, mbyll tre kapitujt e parë negociues; Drejtësia mbetet “problem”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Strategjia e re e SHBA-së për t’i bërë presion Iranit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Google nis rikthimin e review-ve. Dështon terrorizmi i revolucionit mbi turizmin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!