• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Familja ku “hanё” njëri-tjetrin, jo mё miliardat publike: Çfarë po ndodh te “perandoria” FINMAN?

29/05/2026
in Kryesore, Politikë
Familja ku “hanё” njëri-tjetrin, jo mё miliardat publike: Çfarë po ndodh te “perandoria” FINMAN?

Mediat e trajtuan si një sherr banal mes ortakësh. Disa shkruan se Idajet Ismailaj kishte dhunuar “djalin e ortakes”. Të tjerë e kaluan si konflikt biznesi për miliona euro brenda kompanisë “FINMAN”.

Por dokumentet tregojnë diçka tjetër. Sokol Agalliu qё sot u raportua se ndodhet pёr mjekim nё njё spital privat pas dhunёs brutale nga Idajet Ismailaj dhe djali i tij, nuk është thjesht “djali i ortakes”. Ai është nipi i Idajet Ismailajt.

Në dokumentet publike në QKB ortakë në “FINMAN” janë pёrveҫ Sadik Ismailaj e Idajet Ismailaj, edhe dy fёmijёt e tjerё tё Sadikut, Jonuz Ismailaj dhe Rajmonda Agalliu (Ismailaj).

Familja ku “hanё” njëri-tjetrin, jo mё miliardat publike:

Pra, Rajmonda Agalliu është motra e Idajet Ismailajt. Ndërsa Sokol Agalliu është djali i saj.

Me pak fjalë, në mbledhjen e bordit tё shoqёrisё holding “FINMAN” nuk ndodhi thjesht një konflikt ortakësh, por një përplasje brenda vetë familjes Ismailaj.

“FINMAN” nuk është një kompani e zakonshme. Është një nga grupet më të fuqishme të përfitimit të fondeve publike në Shqipëri nё ndёrtim.

Përmes “FINMAN”, familja Ismailaj kontrollon “AlbStar”, “Manastiri Resort”, “Arena Center”, “ASAB”, “AM Rentals”, “AOS”, “ANGS”, “Fintrade”, “Prodev”, “Motus” dhe një rrjet kompanish të tjera që prej vitesh shfaqen pothuajse në çdo projekt të madh publik, nga rrugët dhe resortet turistike deri te hidrocentralet dhe koncesionet.

Vetëm “AlbStar” rezulton të ketë përfituar mbi 100 milionë euro tendera publikë, një pjesë e konsiderueshme nga ARRSH dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Emri i grupit është lidhur ndër vite me projektin shumë të diskutuar “Manastiri Resort” në zonën e Butrintit, me ndryshimin e kufijve të parkut të mbrojtur dhe me betonizimin e zonës së Gjirit të Manastirit.

Po me sa duket, aty ku ndahen milionat, resortet, stadiumet, kullat dhe projektet publike, sot flitet për grushte, kërcënime dhe akuza për vjedhje të qindra milionë lekëve brenda vetë familjes.

Raportimet thonë se konflikti shpërtheu pasi Sokol Agalliu akuzoi Idajet Ismailajn dhe djalin e tij për përvetësim fondesh dhe pronash brenda kompanisë.

Problemi nuk është thjesht kush ka të drejtë në këtë konflikt familjar. Nëse fajin e ka daja apo nipi, vëllai apo motra mes fëmijëve të Sadik Ismailajt, këtë duhet ta zbardhin organet përkatëse dhe e vërteta duhet parë deri në fund. Aq më tepër kur në histori të tilla gjithmonë ekziston edhe mundësia që palët të rëndojnë apo dramatizojnë pozitat e njëra-tjetrës brenda luftës për pasurinë dhe kontrollin.

Por ajo që mbetet shqetësuese është fakti që projekte të mëdha publike, prona strategjike, resorte turistike dhe miliona euro para publike janë përqendruar në duart e grupeve që sot po shqyejnë njëri-tjetrin edhe brenda vetë familjes.

Zhvillimi, partneritetet publike-private dhe fondet publike do tё duhet t’u besohen investitorëve seriozë, me standarde administrimi dhe integriteti, jo perandorive familjare që shpërthejnë në akuza pёr vjedhje mes njёri-tjetrit, nё konflikte për para, prona dhe pushtet./GazetaJonë

Më të lexuarat

  • Tepsia 6-milionëshe e Startup Albania/ Ibrahimaj dhe Ymeri shtojnë 55 fitues në heshtje; dalin bizneset e reja, pjesë e rrethit të pazareve

    Tepsia 6-milionëshe e Startup Albania/ Ibrahimaj dhe Ymeri shtojnë 55 fitues në heshtje; dalin bizneset e reja, pjesë e rrethit të pazareve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sali Berisha kërkon të ripërtërijë PD-në me Tik-Tok dhe AI!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ftoi nipin në ditëlindjen e gruas, ai largohet nga festa dhe i vjedh xhaxhait në shtëpi 27 mln lekë e bizhuteri në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I përkëdhelte fëmijët, më pas u merrte jetën, vdes prapa hekurave ‘Kasapi i Bosnjës’, Ratko Mlladiç!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Plas grushti në protestë, Sali Lushaj përfshihet në një përplasje fizike me Dritan Goxhajn

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erald Kapri dhe ‘fallxhorja’ italiane Alessandra Ghisleri fabrikuan sondazhin me paratë e BE-së, nxorën Gonen politikanin më të besueshëm me 40 %

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndahet nga jeta Dolly Parton

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ado arrestohet Salillari nga SPAK? Pas Lulzimit për ndërtimet pa leje oligarku tenton t’i faturojë burgun Bledar Starovës për aferat e tij me tendera, lidhja me ‘merimangën’ Entela Çano

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Andi Tepelena i ‘Flamingove’ përlau qindra mijëra euro nga Soros dhe BE me OJF-në e errët Art Kontakt, financime edhe nga Ministria e Kulturës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erald Kapri dhe ‘fallxhorja’ italiane Alessandra Ghisleri fabrikuan sondazhin me paratë e BE-së, nxorën Gonen politikanin më të besueshëm me 40 %, zgjedhjet konfirmuan mashtrimin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!