• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Familja e Dumanit merr azil, SPAK i përjashton të vëllain: Do mbrohesh kur të pendohet dhe Dashnori

19/09/2025
in Kronikë
Familja e Dumanit merr azil, SPAK i përjashton të vëllain: Do mbrohesh kur të pendohet dhe Dashnori

Fitim Dumani, vëllai i vogël i vrasësit me pagesë Nuredin Dumani, përjashtohet nga programi i mbrojtjes së dëshmitarëve. Në rrëfimin dhënë për “Ma Shqip”, Fitim Dumani tregon vështirësitë dhe rrezikun e jetës së tij, pas përjashtimit nga programi i mbrojtjes.

Ai thotë se SPAK e hoqi nga mbrojtja pa asnjë shpjegim, duke mos e lejuar të takojë edhe fëmijët e tij, të cilët janë në program. Sipas Fitimit, SPAK i ka vendosur kushte që, nëse pendohet Dashnor Dumani, vëllai tjetër i tij, ai do të rikthehet në program. Por kur do të ndodhë kjo për Fitimin ende nuk dihet, pasi vëllai nuk ka pranuar të bashkëpunojë për momentin.

Fitim Dumani rrëfen se familja e ngushtë e Nuredin Dumanit, bashkëshortja dhe fëmijët e tij, nuk janë nën ruajtje nga shteti shqiptar.

“Në program janë vetëm dy pleqtë e mi, nëna e babai, dhe bashkëshortja ime me vajzat. Familja e Nuredinit, gruaja me fëmijët, nuk është në program pasi ka ikur jashtë shtetit dhe ka marrë azil, nuk ruhen nga shteti shqiptar. Ndërsa motra iku jashtë, kërkoi azil, por edhe pse SPAK i tha se do ta ndihmonte, ajo nuk e fitoi azilin. Gjithashtu edhe familja e Dashnor Dumanit nuk është në program, janë hequr pasi po i bëjnë presion vëllait të bëhet i penduar,” thotë Fitim Dumani për “Ma Shqip”.

Sipas Fitimit, familja e tij rrezikon në çdo moment, pasi ata nuk kanë agjentë që i ruajnë, por i kanë lënë në të njëjtin vend prej katër vitesh, dhe aty shkojnë e i takojnë kriminelët.

“Policët i thonë në telefon: të vijmë sot apo jeni në rregull? Pra nuk rri njeri aty t’i ruajë. E di ti që kanë shkuar e i kanë takuar prindërit e mi persona që janë në kërkim. Ata nuk duan më t’i vrasin se në çdo moment i vrasin, pasi policia nuk ofron siguri, janë vetëm për t’u kontaktuar, thonë agjentët,” shprehet i irrituar Fitim Dumani.

Ai tregon se agjentët janë të dehur, nuk kanë armatim, nuk kujdesen dhe kanë lidhje me kriminelët, duke shtuar se sa të paaftë janë saqë, kur Nuredin Dumani shkonte në vendngjarje gjatë kohës së mbledhjes së provave, policët i jepnin pistoletë.

“Ore, e kupton ti se kur Nuredinin e dërgonin nëpër vendngjarje apo spital, i jepnin pistoletë në dorë, i thonin ‘mbaje ta kesh, se ti di ta përdorësh më mirë se ne, që të ruash veten’, e kupton ti,” thotë Fitimi.

Për të gjitha këto shqetësime, ai thotë se ka folur me Altin Dumanin por ka marrë vetëm premtime boshe. “E kam takuar Altin Dumanin, se urdhëroi të shoqërohet me forcë brenda në burg kur më morën në mbrojtje dhe më tha ‘mos ke merak’.

Por pas gati dy vitesh më përjashtojnë nga programi pa më thënë asgjë dhe as të më japin shpjegim. Ka shkuar babai e nëna disa herë e ka folur edhe Nuredini, por hiç – premtime bosh. Kur doja të mos më mbanin në program, më mbajtën me dhunë, tani që dua më nxorën duke bërë presion të pendohet vëllai tjetër,” thotë Fitimi i alarmuar për jetën e tij.

Sipas Fitimit, Altin Dumani dhe SPAK-u nuk po e ndihmojnë familjen e tij, por po e përdorin Nuredinin për të dëshmuar. “Nuredini ka thënë të vërtetën për të gjithë ata që ka bërë dhe ai varet nga këmbët e veta. Unë s’kam lidhje me dëshminë e tij, por SPAK nuk po bën drejtësi, vetëm propagandë,” tha Fitim Dumani. Ai shton se familja nuk ka garanci, fëmijët nuk lejohen të dalin as në plazh dhe ai nuk lejohet t’i takojë fëmijët që janë në program.

Më të lexuarat

  • Hija e Albpetrolit dhe Azotikut mbi vizitën sekrete: Çfarë negocioi Edi Rama në Korenë e Jugut?

    Hija e Albpetrolit dhe Azotikut mbi vizitën sekrete: Çfarë negocioi Edi Rama në Korenë e Jugut?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ndryshoni fanellat”, FIFA godet shtetin e varfër në prag të Botërorit: Kanë mesazh politik, na kujtojnë Napoleonin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ramingo ik”, protestuesja tallet me Kryeministrin: Pija më e re në treg

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Greqia shitet tek të huajt, ne na kanë futur xixat nga të katër anët”, Rama: Nuk do e pranojmë këtë vetëprapakthim!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pushime në jaht/ Aktivistja e PD-së Xhulja Xhekaj apel protestuese: Mos thërrisni më ‘Berisha n’burg’, por vetëm ‘Rama n’burg’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pse ‘Trumpët’ nuk po i bashkangjiten betejës së Edi Ramës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video / Ish gjyqtarit Alaudin Malaj i flet subkoshienca: Çfarë të bëj, të vjedh prapë? (Doli pronar i Zvërnecit, dha vendime në favor të Artur Shehut, mund të arrestohet nga Dumani)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Jo vetëm Zvërneci: Një vendim i Qeverisë për “zhvillimin” e Porto Palermos, që të “frikëson”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Call centerat / Viktima Eglant Koçi ishte ‘korrier’ i djalit të Saimir Vishajt, pazaret e prishura mes një grupi kriminal dhe pse duhet të ndërhyjë SPAK-u

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • FOTOLAJM/ Nis protesta para Kryeministrisë, ja sa është pjesëmarrja

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!