• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Europa mes SHBA dhe Kinës, rasti që nxjerr në pah rrezikun nga të dyja

01/11/2025
in Botë
Europa mes SHBA dhe Kinës, rasti që nxjerr në pah rrezikun nga të dyja

Rasti i kompanisë holandeze të mikroçipave Nexperia po tregon se si Europa po gjendet gjithnjë e më shumë e shtypur mes rivalitetit teknologjik të SHBA-ve dhe Kinës. E themeluar në Nijmegen, kompania prodhon mikroçipa që përdoren gjerësisht në sistemet elektronike të makinave si ato të Volkswagen, Stellantis apo Honda-s. Edhe pse çipat e saj nuk janë ndër më të avancuarit në botë, ato janë të pazëvendësueshëm për industrinë automobilistike, pasi gjenden në qindra komponentë të çdo modeli modern.

Sipas agjencisë Reuters, kompania mëmë e Nexperia-s njoftoi dje se do të ndërpresë furnizimin me wafer, shtresa të holla silikoni, për fabrikën e saj në Kinë, duke ndezur edhe më tej tensionet tregtare. Konflikti nisi pas vendimit të Shtëpisë së Bardhë, e cila në fund të shtatorit shpalli të ashtuquajturën “rregullin e 50%-shit”, që ndalon shitjen e teknologjive të avancuara për çdo kompani që kontrollohet të paktën në gjysmën e kapitalit nga entitete kineze. Si pasojë, Nexperia, që prej vitit 2019 është në pronësi të grupit shtetëror kinez Wingtech Technology, u prek drejtpërdrejt nga sanksionet amerikane.

Në vijim, qeveria holandeze ndërhyri duke shkarkuar drejtorin e saj kinez Zhang Xuezheng dhe vendosi drejtues të emëruar publikisht, duke u justifikuar me “menaxhim të dobët”. Por në fakt, vendimi shihet si pasojë e presionit amerikan. Reagimi i Kinës nuk vonoi. Fabrika e Nexperia-s në Dongguan ndaloi furnizimet për klientët perëndimorë, duke shkaktuar vonesa serioze në zinxhirët e prodhimit të automjeteve. Honda, Volkswagen dhe Stellantis raportuan probleme në prodhim për shkak të mungesës së çipave.

Europa ndodhet tashmë në një bllokim të vërtetë. Qeveria holandeze është mes dy zjarresh. Nga njëra anë presioni i SHBA-ve për të kufizuar ndikimin kinez dhe nga ana tjetër varësia e industrisë evropiane nga furnizimet e Nexperia-s. Edhe pse presidenti Trump ka sinjalizuar një zbutje të përkohshme të kufizimeve, vendet evropiane rrezikojnë që mungesa e çipave të paralizojë prodhimin e miliona automjeteve, duke vënë në pikëpyetje sovranitetin teknologjik të kontinentit.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!