• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Eurofighter ulen në Finlandë, avionët e NATO-s stërvitje në kufirin verior me Rusinë

09/09/2024
in Botë
Eurofighter ulen në Finlandë, avionët e NATO-s stërvitje në kufirin verior me Rusinë

Për herë të parë që nga momenti kur Finlanda iu bashkua NATO-s, avionët Eurofighter të aleancës kanë fluturuar në veri të vendit skandinav, në kufirin me Rusinë.

Media gjermane Bild duke cituar Forcat Ajrore raporton se gjatë një stërvitjeje ushtarake, tre nga avionët e skuadronit taktik të 71-të të Gjermanisë u ulën dhe u ngritën nga rruga pranë fshatit Hosio, rreth 120 milje nga kufiri i Finlandës me Rusinë.

“Pas furnizimit me karburant, ata u ngritën përsëri dhe u kthyen në bazën ajrore të Rovaniemi”, tha një zëdhënës i Forcave Ajrore gjermane për median, duke iu referuar selisë së Komandës Ajrore Lapland.

Duke pasur parasysh afërsinë me kufirin, gazetari i Bild Julian Röpke tha se ishte e mundur që radarët rusë të monitoronin nga shumë pranë stërvitjet, raporton A2.

Gjithashtu më 4 shtator, dy avionë F-35 Lightning II të Forcave Ajrore të SHBA-ve të caktuar në krahun e 48-të luftarak, në Lakenheath të Britanisë së Madhe, u ulën gjithashtu në një autostradë finlandeze pranë Hosio gjatë stërvitjes “BAANA 2024”, raporton A2 referuar ‘The Aviationist’.

Forcat ajrore finlandeze postuan video në platformën ‘X’, duke treguar një avion në rrugë. Ulja në një autostradë ishte një aftësi e re e cila tani i vendos këta luftëtarë evropianë në të njëjtin ligë me avionët F-35, Gripen dhe F/A-18, transmeton A2.

Një Eurofighter u ul fillimisht në një rrugë finlandeze më 4 shtator në Baana dhe kjo lëvizje shihet si një avantazh i konsiderueshëm taktik, veçanërisht duke pasur parasysh se bazat ajrore janë objektivat kryesore gjatë luftës. Kjo do të thotë për NATO-n se avionët mund të vendosen në shumë zona të gjera, gjë që do t’i bënte ata më sfidues për të zbuluar dhe shkatërruar dhe për të shtuar shanset e epërsisë ajrore edhe nëse bazat kryesore ajrore janë të rrezikuara.

Pas dekadash mosangazhimi me NATO-n, Finlanda zemëroi Moskën kur u bashkua me aleancën në vitin 2023, e nxitur nga shqetësimet e sigurisë rajonale të paraqitura nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Vladimir Putin.

Helsinki ka akuzuar Moskën për nxitjen e qëllimshme të një krize emigrantësh duke dërguar azilkërkues nga vendet e Afrikës dhe Lindjes së Mesme në kufi, në një taktikë “lufte hibride”, ndërsa Rusia i ka mohuar pretendimet.

/a.r

Më të lexuarat

  • “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “E kam edhe personale”, Koçeku mesazh të fortë për Ramën në “Financial Times”: Nuk luftojmë për t’u larguar!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, PD çon në Kushtetuese Peleshin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si i vjedh Eral Myftaraj paratë publike me tendera korruptivë, kontrata e dokumente false, ‘xhepi’ i Bledi Çuçit përlau 40 milionë euro nga buxheti i shtetit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Komplot ndaj shtetit? Nis ngritja e Kuvendit të Revolucionit, zbulohen emrat e 700 kandidatëve, shërbimet në alarm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Je pa shtyllë kurrizore, Agron, dhe qesharak”, protestuesi kërkon dëbimin e Shehajt: Kokërr mashtruesi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ILDKPKI “zbyth” Silvana Barën dhe Tano Karidin e Mjekësisë, bllokon shkarkimin e Edit Xhajanka

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tre ditë në survejim/ Si u kap në Durrës “koka“ e grupit kriminal, SPAK zbardh detajet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Radhë të gjata dhe deri në 5 orë vonesa, Von der leyen pranon ‘dështimin’ e sistemit të ri dixhital të BE-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!