AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

“Është mrekulli që jam gjallë, por po vuaj”, flet i mbijetuari i vetëm i tragjedisë së Air India

by SHT Media
03/11/2025
in Botë
6
0
“Është mrekulli që jam gjallë, por po vuaj”, flet i mbijetuari i vetëm i tragjedisë së Air India
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

I mbijetuari i vetëm nga rrëzimi i avionit të Air India qela të vdekur 241 persona në qershor e ka përshkruar jetën e tij që nga tragjedia si një luftë të vazhdueshme dhimbjeje dhe pikëllimi.

39-vjeçari Vishwaskumar Ramesh arriti të dilte i gjallë nga rrënojat e Boeing 787 që po fluturonte për në Londër nga aeroporti i Ahmedabadit në Indinë perëndimore. Imazhet që bënë xhiron e botës në atë kohë e treguan atë duke u larguar nga vendi i rrëzimit, pothuajse i padëmtuar, ndërsa tymi i dendur ngrihej në ajër pas tij.

Duke folur për BBC-në, Ramesh tha: “Unë jam i vetmi i mbijetuar. Ende nuk mund ta besoj. Është një mrekulli.”

Megjithatë, siç shtoi ai, kjo mrekulli u shoqërua me një humbje të papërshkrueshme.

“Humba vëllanë tim. Ai ishte forca ime, personi që më mbështeti gjatë gjithë këtyre viteve.”

Ai përshkroi përpjekjen e tij dramatike për t’u çliruar nga ulësja e tij dhe për të shpëtuar nga rrënojat. “Po vuaj fizikisht dhe mendërisht. Kam dhimbje në këmbë, shpatull, gju dhe shpinë. Nuk po flas me askënd, madje as me gruan dhe djalin tim. Dua vetëm të jem vetëm”, tha ai.

Sipas BBC, Ramesh vuan nga çrregullimi i stresit post-traumatik dhe nuk ka marrë kujdes mjekësor që nga kthimi i tij në Britani.

Air India i ofroi 39-vjeçarit një kompensim të përkohshëm prej 21,500 paundësh, i cili u pranua, por këshilltarët e tij thonë se kjo nuk është e mjaftueshme për të përmbushur nevojat e tij të menjëhershme.

Sipas raportit paraprak të Degës Indiane të Hetimit të Aksidenteve Ajrore, furnizimi me karburant i motorëve u ndërpre disa sekonda pas ngritjes.

Hetimi për shkakun e rrëzimit është duke vazhduar, ndërsa Air India siguroi se “kujdesi për Ramesh dhe të gjitha familjet e prekura mbetet përparësi absolute“. Nga 241 të vdekurit, 169 ishin shtetas indianë, 52 ishin britanikë dhe 19 persona ishin në tokë.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Marin Mema reagon për emrin e tij në listat e drejtuesve të protestës: Mos më përfshini…

31/10/2026

Gjekmarkaj sqaron përplasjet në protestë: Janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit, studentët nuk janë kundër PD-së

31/10/2026

Shiu i rrëmbyeshëm dhe uji i policisë shpërndajnë protestuesit, bie pjesëmarrja në protestë

31/10/2026

Ndarja nga jeta e Bashkim Zenelit, Veliaj tregon dhuratën që themeluesi i PS i dërgoi në qeli: Më kujtoi edhe në ditët e tij më të vështira

31/10/2026

“Studenti” qëllon me llastiqe me zara mbi policinë, Balla nxjerr videon nga protesta: Ky është krim

31/10/2026

“Ka grupime të vogla që po sulmojnë PD”, Bardhi: Përçarja e protestës i shërben Ramës

31/10/2026

Analisti: Protesta mbaroi ditën që u ekspozua Berisha, ja pse Rama ndihet komod

31/10/2026

Protesta në Rrugën e Durrësit/ Protestuesit sulmojnë me llastiqe, përdorin zara xhami, vida dhe gurë

31/10/2026

Protestuesit e maskuar shkulin pllakat dhe sulmojnë me gurë e llastiqe, Policia u kundërvihet me forca dhe autobotin e ujit! (FOTO)

31/10/2026

“Strategji e pritshme e Saliut për t’ua vjedhur…!”- Protestuesit larguan deputetët e PD, Meçe: Evidentuan falsitetin e gjithë lëvizjeve të Berishës deri më sot!

31/10/2026

“Të qetësohemi se lamë nam…!”- Përplasjet dhe tensionet mes protestuesve, deputeti i PD: Luftën e kemi me Qeverinë, jo me njëri-tjetrin!

31/10/2026

VIDEO/ Pamjet nga lart me dron, pjesëmarrje minimale në protestën te Ministria e Arsimit!

31/10/2026

“Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë nga Saliu”- Avokati ironizon kreun e PD: Berisha bën thirrje për protestës kombëtare, por s’i shkojnë as familjarët…

31/10/2026

“Ata qorristat do e marrin përgjigjen…!”- Pas përplasjeve në shesh mes dy kampeve, Noka kërcënon: PD-në nuk e shkul askush nga sheshi, të jeni të sigurt!

31/10/2026

Tensionet mes dy kampeve te Ministria e Arsimit, protestuesi akuzon: PD ka muaj që do të prishë protestën!

31/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Marin Mema reagon për emrin e tij në listat e drejtuesve të protestës: Mos më përfshini…
  • Gjekmarkaj sqaron përplasjet në protestë: Janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit, studentët nuk janë kundër PD-së

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.