AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Ka grupime të vogla që po sulmojnë PD”, Bardhi: Përçarja e protestës i shërben Ramës

by Alb Times
31/10/2026
in Politikë
6
0
“Ka grupime të vogla që po sulmojnë PD”, Bardhi: Përçarja e protestës i shërben Ramës

Foto: Politika

6
SHARES
303
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Sheshi nuk është monopol i askujt. Çdo frymë përçarjeje me pjesën më të madhe të opozitës do të ndihmonte qeverinë e Ramës”. Kështu u shpreh për A2 CNN kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi, pas përplasjes mes protestuesve dhe përfaqësuesve të opozitës tek Ministria e Arsimit. Sipas Bardhit, PD nuk synon të marrë zërin e studentëve, por është në mbështetje të tyre, ndërsa theksoi se ka disa parti të vogla që janë më shumë kundër opozitës sesa qeverisë.

“Sheshi nuk është monopol i askujt. Nuk ka nevojë për leje. Çdo frymë përçarje me pjesën më të madhe të opozitës do të ndihmonte qeverinë e Ramës. Nuk jemi këtu për të marrë protagonizmin e zërin e studentëve. Jemi në mbështetje të tyre. Por ka grupime të vogla që sulmojnë PD, por ndihmojnë qeverinë. Ka disa parti të vogla që kanë zë më shumë kundër opozitës sesa kundër qeverisë. Kjo nuk e ndihmon revoltën studentore dhe as gjetjen e një zgjidhje politike për situatën ku ndodhemi”, tha ai për A2 CNN.

I pyetur nëse kanë ndikuar aktet normative, që protesta e sotme të jetë më e qetë se një javë më parë, Bardhi u përgjigj se të rinjtë nuk frikësohen nga këto akte, dhe se PD do t’i çojë ato në Gjykatën Kushtetuese.

“Qeveria do të bëjë gjithçka për të frikësuar protestuesit. Pro nuk besoj se të rinjtë frikësohen në një vend që synon të anëtarësohet në BE dhe synon të vrasë të drejtën kushtetuese për protestë . Grupi ynë po punon që të dërgojë këto akte ne Gjykatën Kushtetuese. Ne jemi në mbështetje të protestës të studentëve, nuk jemi organizatorët ka  kërkesat e studentëve që gjejnë mbështetjen tonë shumë prej tyre janë kauza të PD. Dhe është pozitive që të rinjtë i bashkohen thirrjes për largimin e qeverisë më të korruptuar në Europë”.

Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Përplasje e fortë mes tre makinave në aksin Gjirokastër-Tepelenë, pesë persona përfundojnë në spital

31/10/2026

Opozita në Poloni kërkon rrëzimin e qeverisë së Donald Tusk, propozohet një administratë teknike

31/10/2026

Marin Mema reagon për emrin e tij në listat e drejtuesve të protestës: Mos më përfshini…

31/10/2026

Gjekmarkaj sqaron përplasjet në protestë: Janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit, studentët nuk janë kundër PD-së

31/10/2026

Khamenei: Teherani do të vendosë se kur do të përfundojë konflikti nëse armiqtë rifillojnë sulmet

31/10/2026

Shiu i rrëmbyeshëm dhe uji i policisë shpërndajnë protestuesit, bie pjesëmarrja në protestë

31/10/2026

Ndarja nga jeta e Bashkim Zenelit, Veliaj tregon dhuratën që themeluesi i PS i dërgoi në qeli: Më kujtoi edhe në ditët e tij më të vështira

31/10/2026

“Studenti” qëllon me llastiqe me zara mbi policinë, Balla nxjerr videon nga protesta: Ky është krim

31/10/2026

Mbi 5 mijë viktima nga Ebola në Kongo

31/10/2026

Anulohet fotoja zyrtare e G20, diplomatët evropianë refuzojnë të fotografohen me ministrin e Jashtëm rus

31/10/2026

“Ka grupime të vogla që po sulmojnë PD”, Bardhi: Përçarja e protestës i shërben Ramës

31/10/2026

Pas marrëveshjes së armëpushimit Kiev-Moskë, banorët e Oleskut evakuohen përmes Bjellorusisë drejt Ukrainës

31/10/2026

Analisti: Protesta mbaroi ditën që u ekspozua Berisha, ja pse Rama ndihet komod

31/10/2026

Protesta në Rrugën e Durrësit/ Protestuesit sulmojnë me llastiqe, përdorin zara xhami, vida dhe gurë

31/10/2026

Protestuesit e maskuar shkulin pllakat dhe sulmojnë me gurë e llastiqe, Policia u kundërvihet me forca dhe autobotin e ujit! (FOTO)

31/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Përplasje e fortë mes tre makinave në aksin Gjirokastër-Tepelenë, pesë persona përfundojnë në spital
  • Opozita në Poloni kërkon rrëzimin e qeverisë së Donald Tusk, propozohet një administratë teknike

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.