AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“Është bërë masakër me provat”, avokati: Vrasja e Aleks Nikës nuk ka qenë nga pakujdesia

by SHT Media
14/11/2025
in Kronikë
6
0
“Është bërë masakër me provat”, avokati: Vrasja e Aleks Nikës nuk ka qenë nga pakujdesia
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Avokati Dorian Matlija, i ftuar në studion e “ÇdoKënd” nga Merita Haklaj, në A2CNN, deklaroi se “vrasja e Aleks Nikës nuk ka qenë nga pakujdesia” dhe shtoi se me provat e 21 Janarit “është bërë masakër”.

“Shumë e rëndësishme për hetimin është predha që u gjet në trupin e Aleks Nikës, e cila është e deformuar në atë mënyrë që nuk identifikohej dot arma, por sot teknologjia është e mundur ta identifikojë atë. Sepse sot laboratorët kriminalistikë në botë kanë filluar të eksperimentojnë me inteligjencë artificiale dhe jo eksperimentive, por rezultate të suksesshme madje në nivele mbi 99.99% siguri. Që do të thotë që e merr atë predhën e deformuar, ta rrafësh me çekiç 8 000 herë, përsëri e merr e fut në një skaner 3D, merr dhe predhën e padëmtuar si model të ngjashëm, i krahason dhe inteligjenca artificiale ta rindërton të gjithë predhën siç ishte në formën e duhur. Dhe të shohë pastaj gjurmët për të identifikuar nga cila armë ka dalë. Kjo pastaj do të hapte lojën  në shumë dimensione, në shumë skenarë sepse ne do gjenim pistoletën nga ka dalë predha, ka emër konkret personi e kështu me radhë…”, tha avokati.

“Bisedat e regjistruara janë një drejtim tjetër. Të gjitha së bashku do krijojnë domethënë të tillë lloj larmie provash që mund të ketë disa skenare se si do zhvillohet si çështje. Por, besoj që ka mundësi të mira për t’u zhvilluar, për t’u zbardhur vrasja e Aleks Nikës dhe sigurisht që të jeni të bindur që nuk do jetë një vrasje nga pakujdesia si në rastin e dy personave të tjerë që u gjykuan dikur. Unë e besoj që nuk ka qenë nga pakujdesia. Madje, aty është bërë një masakër me ekspertizat balistike. Po marrim një rast tepër të thjeshtë. Për të ndjerin Ziver Veizi u tha që është goditur në një kënd 45 gradë nga lart, se kështu ishte gjurma që kishte bërë predha. U tha që u shti në ajër dhe predha kishte prekur një degë peme diku dhe kishte shkuar pastaj të godiste Ziver Veizin aksidentalisht. Në fakt, nuk ekziston asnjë mundësi teknike, teorike, shkencore në këtë univers që një predhë të kthehet 45 gradë në formë rikoshete nga një copë druri. Nuk mundet dot. Maksimumi i këndit është 4 gradë, që do të thotë predha shkon shumë pjerrët që të bëjë rikoshet. Përndryshe, nëqoftëse është 5 gradë ose më shumë ajo ngulet në material dhe nuk bën rikoshet. Kjo do të thotë që nuk ka qenë kurrë një rikoshtet që mori jetën e Ziver Veizit, por ka qenë një goditje e drejtpërdrejtë. Mund të ketë pasur një devijim nga degët e pemëve që binin, po asnjëherë e goditur në ajër. Dhe nëqoftëse nuk flasim më për goditjen në ajër, por flasim goditje drejtpërdrejtë mbi turmë, jo detyrimisht për të vrarë Veizin, por për të goditur dikë nga turma, kjo quhet vrasje me dashje indirekte, njihet në terminologjinë juridike, dashje të tërthortë që nuk dënohet më deri në pesë vjet burg, siç ishte rasti i dikurshëm, por shkon pastaj dënimi 25 vjet”, shtoi Matlija.

“Këto gjëra u shtruan për diskutim në gjykatën e Strasburgut dikur në çështjen Myrtaj dhe të tjerët kundër Shqipërisë, por qeveria shqiptare i ofroi atyre familjeve në atë kohë një zgjidhje me pajtim dhe çështja u mbyll me pajtim me premtimin që qeveria shqiptare do të bënte përpjekje ta rihapte hetimin. Le të themi që kjo sot po ndodh, por nuk po ndodh për ata, për Faik Myrtaj, për Ziver Veizin, për Hekuran Dedën, por po ndodh për Aleks Nikën. Gjithsesi, mendoj që nëse do të vihet drejtësi për Aleksnikën në rastin konkret indirekt do vendoset drejtësi dhe për personat e tjerë sepse në të njëjtin skenar në të njëjtën mënyrë u vranë të gjithë ç’është e vërteta”, theksoi më tej avokati.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

29/10/2026

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

29/10/2026

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

29/10/2026

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

29/10/2026

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

29/10/2026

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

29/10/2026

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

29/10/2026

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

29/10/2026

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

29/10/2026

Komisioneri Evropian: Çmimet e larta të energjisë kërcënojnë qytetarët këtë dimër

29/10/2026

“Hakmarrje personale!” Avokati Hoxha: Transferimi i Veliajt në kundërshtim me ligjin

29/10/2026

Sherri mes dy personave, kapet autori që plagosi me thikë 60-vjeçarin në Korçë

29/10/2026

Bumi i ndërtimeve në Himalaje, rreth 300,000 njerëz në rrezik përmbytjesh katastrofike

29/10/2026

Ndreca takon Veliajn në Fier: Më i qetë pas takimit me familjen, por kushtet mbeten denigruese

29/10/2026

Sfida e pritshmërive

29/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit
  • “Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.