AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Ergys Agasi në kërkim, por kontrollon Antikrimin Kibernetik në Polici: si Ervina Gjana vazhdon drejtoreshë me 4 dosje penale

by SHT Media
05/05/2026
in Kronikë
6
0
Ergys Agasi në kërkim, por kontrollon Antikrimin Kibernetik në Polici: si Ervina Gjana vazhdon drejtoreshë me 4 dosje penale
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prej muajit dhjetor 2025, Ergys Agasi është shpallur në kërkim nga SPAK, por ndërkohë që po (bëjnë sikur) e kërkojnë, Gysi vazhdon të kontrollojë në distancë Drejtorinë e Përgjithshme të Antikrimit Kibernetik në Policinë e Shtetit.

Drejtoreshë e Përgjithshme e Antikrimit Kibernetik vazhdon të jetë Ervina Gjana, pjesë aktive e grupit të Ergys Agasit, e lidhur nëpërmjet bashkëshortit të saj Renato Hristiç, i përfshirë dhe në grupe e veprimtari të tjera kriminale.

Më 16 dhjetor 2025, me vendim të SPAK-ut dhe Gjykatës së Posaçme, drejtoreshës Ervina Gjana iu sekuestrua telefoni, kompjuterët, dokumentet në zyrë dhe materiale të shumta në shtëpi, që përbëjnë indicie dhe prova veprash penale.

Sekuestroja u krye në kuadër të një hetimi për përfshirje në grup të strukturuar kriminal me aktivitet mashtrime online, call-center, ndërhyrje në sistemet informatike dhe TIMS, dekonspirim të dhënash sekrete të policisë e bashkëpunim në krimin kibernetik, me bashkëshortin Renato Hristiç, në favor të Ergys Agasit.

Megjithëse në hetim nga SPAK, me akuza për përfshirje personalisht e familjarisht në veprimtari kriminale dhe grup të strukturuar, Ervina Gjana vazhdon të jetë Drejtoreshë e Përgjithshme e Antikrimit Kibernetik në Policinë e Shtetit.

Mbajtja në detyrë e anëtares së grupit “Agasi” është cenim i sigurisë dhe konfidencialitetit për informacionin e brendshëm të policisë dhe agjencive shqiptare e agjencive të huaja partnere, që shkëmbejnë të dhëna për luftën kundër krimit.

Nisur nga ky profil i Ervina Gjanës dhe rastet e mëparshme të hetimit penal të saj për lidhje me krimin, është emergjente ta shkarkojnë nga detyra e madje ta largojnë nga shërbimi policor, sepse de facto, Drejtoria e Përgjithshme e Antikrimit Kibernetik kontrollohet nga Ergys Agasi.

Për më tepër, Ervina Gjana rezulton me 4 dosje të tjera penale në Prokurorinë e Tiranës, në SPAK dhe në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

Më 2 gusht 2023, bashkë me Drejtorin e IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, Drejtoresha e Antikrimit Kibernetik, Ervina Gjana, grabiti databazën me të dhënat sekrete të Policisë së Shtetit.

Grabitën të dhënat për hyrje-daljet e personave në pikat kufitare, dokumentet biometrike, dosjet për ngjarjet kriminale, aksionet e policisë, listat e personave të dyshuar për terrorizëm, personat në gjurmim e kërkim, komunikimet dhe raportet sekrete mes policisë, drejtësisë, agjencive të sigurisë dhe partnerëve të huaj.

Më 30 maj 2014, kur Ervina Gjana ishte specialiste IT në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, SHÇBA-ja e kallëzoi në Prokurori dhe e pezulloi nga detyra, pasi kishte vjedhur hard diskun e kompjuterit zyrtar ku ruheshin të dhëna tepër sekrete.

Në muajin janar 2025, ndaj Drejtoreshës së Antikrimit Kibernetik, Ervina Gjana, u depozitua një tjetër kallëzim në Prokurorinë e Tiranës, por çështja u pushua në heshtje.

Pra, policia po kërkon të arrestojë Ergys Agasin, por faktikisht, ai është brenda kupolës së policisë dhe informohet për gjithçka, nëpërmjet “ushtares” së grupit të tij kriminal, Ervina Gjana, Drejtoreshë e Përgjithshme e Antikrimit Kibernetik.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë

15/09/2026

Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit

15/09/2026

SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

15/09/2026

Amerikanët goditje të fortë Ramës: Qeveria po ‘ushqen’ rrjetet e trafikut të drogës!

15/09/2026

Pas Berishës, edhe Rama “merr rrugën” drejt SHBA; dera e administratës Trump vijon të jetë e mbyllur

15/09/2026

“SPAK përgjon gjyqtarët”/ Artan Hoxha: Janë prishur balancat, Strasburgu po i rrëzon vendimet e vetting-ut

15/09/2026

Bujqësia pa inventar prej 15 vitesh/ Andis Salla dështon me Censin, procesi shtyhet sërish

15/09/2026

Lufta e egër e Berishës ndaj Azem Hajdarit nga përgjimi, shantazhi, përjashtimi nga PD tek ndëshkimi i së bijës. Akuzat: Spiun i Sigurimit, ordiner dhe klloun i politikës

15/09/2026

Topçiu i Maliqit skemë korrupsioni me Shpresa Nikën e Shkodrës? Tendera pa plotësuar kriteret dhe mashtrim me volumin e punimeve

15/09/2026

“Punë oligarkësh”, apo jo z.zëvendësministër?

15/09/2026

Vuçiç njofton dorëheqjen më 27 shtator, hyn në fushatë për zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit

14/09/2026

Pompa e shtrenjtë shqiptare, nafta deri 45% mbi rajonin, shkak taksat

14/09/2026

Lagarde ngre alarmin për varësinë teknologjike: Europa duhet të zhvillojë AI-në e saj

14/09/2026

Ilir Meta del nga kafazi i qelqtë, Apeli pranon kërkesën që gjyqin ta ndjekë pranë avokatit

14/09/2026

Kontrollet e reja kufitare të hyrje-daljeve, nëntë vende të BE-së shtyjnë zbatimin e plotë të masave, si do të funksionojë

14/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë
  • Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit
  • SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.