• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

EMRAT/ Vrasja mafioze e Jorgos Moskouris, arrestohen katër persona, mes tyre dy shqiptarë

07/05/2026
in Botë, Kryesore
EMRAT/ Vrasja mafioze e Jorgos Moskouris, arrestohen katër persona, mes tyre dy shqiptarë

Policia greke ka arrestuar katër persona të dyshuar për përfshirje në vrasjen e mafiozit grek Jorgos Moskouris, i njohur me nofkën “Thamnakia”, ekzekutim i ndodhur në prill të vitit 2025 në zonën e Halandrit, në Athinë.

Operacioni policor u zhvillua të mërkurën, më 6 maj, pas një hetimi disa mujor nga Departamenti i Vrasjeve në Greqi. Sipas autoriteteve, të arrestuarit dyshohet se kanë qenë pjesë e grupit mbështetës për autorët e atentatit që i mori jetën 55-vjeçarit jashtë një klinike private në Halandri, më 24 prill 2025.

Burime policore bëjnë me dije se në pranga kanë rënë dy shtetas me origjinë shqiptare, të identifikuar si Dhionis Kokoni dhe një person me mbiemrin Jupe, si dhe dy shtetas grekë, Dhimitris Aleksopoulos dhe Aleksandros Petropoulos.

Sipas hetimeve, katër të dyshuarit kishin marrë përsipër organizimin logjistik të atentatit, duke siguruar armë, automjete, transport dhe mbështetje për ekzekutorët e huaj, të cilët dyshohet se mbërritën në Greqi vetëm për realizimin e vrasjes dhe u larguan menjëherë pas krimit.

Hetimet e policisë greke janë përqendruar tashmë te një person i njohur me pseudonimin “Entik”, i konsideruar figurë kyçe e mafias rusishtfolëse dhe që dyshohet se ndodhet në Dubai. Autoritetet besojnë se urdhri për eliminimin e Moskouris lidhet me konfliktet për kontrollin e kontrabandës së duhanit, aktivitet ku viktima dyshohet se ishte përfshirë kohët e fundit.

Në dosjen hetimore përmendet edhe emri i Janis Lalas, i cili më herët kishte bashkëpunuar me viktimën, por marrëdhënia mes tyre ishte prishur. Sipas policisë, vëllezërit Lalas dyshohet se më pas janë afruar me grupin e “Entik”, ndërsa po hetohet mundësia e përfshirjes së tyre në atentat.

Katër të arrestuarit përballen gjithashtu me akuza për ngjarje të tjera të lidhura me krimin e organizuar, mes tyre edhe një shpërthim në një koncesionar automjetesh në Nea Erythraia në gusht 2024, kompani që dyshohet se kishte lidhje me Moskouris.

Ata akuzohen edhe për shkelje të të dhënave personale, pasi dyshohet se kishin vendosur pajisje GPS në automjetin e një avokateje, e cila kishte lidhje me një drejtues të burgosur të mafias greke. Gjatë hetimeve, policia zbuloi edhe kamera vëzhgimi pranë banesës së saj, duke ngritur dyshime për planifikimin e një tjetër atentati.

Megjithatë, autorët kryesorë të ekzekutimit vijojnë të jenë në arrati. Autoritetet greke janë në kërkim të të paktën dy ekzekutorëve të huaj, të cilët sipas hetuesve kanë vepruar me profesionalizëm të lartë.

Mënyra e atentatit ngriti që në fillim dyshime për përfshirjen e mafias rusishtfolëse. Egërsia e sulmit, përdorimi i armëve automatike dhe mungesa e shqetësimit për viktima të mundshme kolaterale konsiderohen tipare të ekzekutimeve që lidhen me grupet kriminale të Europës Lindore.

Policia greke kujton se skema të ngjashme janë përdorur edhe në vrasjet e figurave të njohura të botës së krimit si Zambounis, Roumbetis, Mouzakitis dhe Skaftouros, ngjarje të atribuuara përplasjes mes grupeve rivale mafioze në Greqi.

Ekzekutimi i Jorgos Moskouris ndodhi pasditen e 24 prillit 2025, jashtë një klinike private në Halandri. Autorët kishin organizuar pritë dhe hapën zjarr me kallashnikovë në momentin kur 55-vjeçari po shkonte drejt automjetit të tij.

Moskouris mbeti i vdekur në vend, ndërsa autorët u larguan me një automjet që më vonë u gjet i djegur në zonën e Patimës, në Halandri. Sipas policisë, makina rezultonte e vjedhur nga një grua, e cila ende nuk kishte arritur ta denonconte vjedhjen në polici.

Më të lexuarat

  • Shiti 15 mln € truall-ndërtesë vetëm 251 m2, Shehaj nuk tregon vendin e vilës së ‘artë’, prej 60.000 euro/m2

    Shiti 15 mln € truall-ndërtesë vetëm 251 m2, Shehaj nuk tregon vendin e vilës së ‘artë’, prej 60.000 euro/m2

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama “zbulon” arsyen e protestave: Shqiptarët jetojnë më mirë, ndaj dalin në shesh!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Me 4 mln euro zgjidhej problemi i zjarreve”, Artan Hoxha: Rama premtoi avion Canadair 5 vite më parë, lekët ja dha Kaney West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Më vodhët votat, nuk frymëzoni më”/ Ish-aleati i Berishës, Nard Ndoka akuza të forta për PD, përplaset me Telitin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Hungaria mbyll epokën Orbán: Magyar shkarkon presidentin dhe nis çmontimin e sistemit të vjetër

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mensa familjare e Blerjana Binos dhe avullimi i fondeve të BE-së me SCiDEV, si i ndan paratë e donatorëve me burrin dhe dy kunatat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Thirret në SPAK Eral Myftaraj, “sheiku” i tenderave që përfitoi 60 milionë euro me mburojën e Bledi Çuçit dhe bandave të Elbasanit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Albanian Marketing Academy, kurse profesionale apo kurse për “terrorizëm” online? Pronari i saj Enea Doku pjese e bandës linçuese të bizneseve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pse revolucioni u shua dhe ‘xhiron’ me moton, ‘të bëjmë dhe pak dëm’?!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “CEZ-DIA”/ SPAK kërkon 5 vite burg për Fatime Kryemadhin dhe sekuestrimin e vilës në Kodrën e Diellit, ja pretenca për të tjerët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!