AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Ekspertët: Rekomandimet e ODIHR-it të zbatohen pa vonesë. Ndërhyrja në Kodin Zgjedhor, e domosdoshme

by SHT Media
24/10/2025
in Politikë
6
0
Ekspertët: Rekomandimet e ODIHR-it të zbatohen pa vonesë. Ndërhyrja në Kodin Zgjedhor, e domosdoshme
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Raporti i OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit sipas zëvendëskryetarit të KRIIK, Dritan Taulla, është paradoksal, pasi në një anë evidenton përmirësime në ligj, nga ana tjetër ngre problematika serioze.

Për RTSH, z. Taulla thekson se gjetjet flasin për demokraci me fasadë të mirë, ndërsa integriteti i zgjedhjeve ende mungon.

“Në vetvete, Kodi i ri Zgjedhor garanton zgjedhje me integritet dhe standarde, por ama duhet të zbatohet në mënyrën e duhur. Evidenton edhe shumë momente kur nuk është zbatuar në mënyrën e duhur, përfshirë edhe faktin që Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve e pa ligjin shumë ngushtë kur erdhi puna te përdorimi i burimeve shtetërore. Dokumenti i Kopenhagës, specifikisht paragrafi 5.4 thotë që duhet që partitë politike të jenë të ndara nga shteti. Ne të Europës Lindore, përfshirë edhe shqiptarët, e dimë se ç’do të thotë kur partia dhe shteti janë një. Kjo është shumë shqetësuese, sepse na tregon që po kthehemi mbrapa, ku kemi një parti politike e cila e ka njësuar pushtetin me partinë e vet. Kjo, praktikisht, çon në asfiksim të demokracisë,” thotë z. Taulla.

Sipas tij, për vite me radhë nuk ka përparim për shkak se palët politike nuk kanë vullnet për reformë të thelluar.

“Klasa politike duhet të gjejë vullnetin që të bëjë një reformë të mirëfilltë, që kuadri ligjor të garantojë zgjedhje me integritet. Sigurisht që duhet edhe implementimi i ligjit. Nuk mjafton vetëm ligji në vetvete. Pa një implementim të mirëfilltë ai është i vdekur. Edhe këtë e nxjerr raporti i ODIHR-it. Ajo që duhet bërë, nga ana tjetër, nga shoqëria civile, nga organizatat qytetare, nga qytetarët, është që të ushtrojnë presion mbi të zgjedhurit, që të garantojnë një kuadër ligjor për zgjedhje me integritet. Nëse në vijim raporti i ODIHR-it ka thënë që nuk është bërë reforma, nuk janë marrë në konsideratë rekomandimet tona, nuk ka amendime ligjore, kësaj radhe shkon një hap më tutje: nuk është bërë reformë dhe kjo tregon mungesë vullneti politik,” shprehet zv.kryetari i KRIIK.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

02/11/2026

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

02/11/2026

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

02/11/2026

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

02/11/2026

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

02/11/2026

“Lufta po vjen”/ Kërcënimi i Trumpit ndaj Iranit ringjall frikën në Gjirin Persik

02/11/2026

Karanxha: Dhuna ndaj pronës dhe policisë kalon çdo kufi

02/11/2026

“Është shpërfytyruar Tirana për dy javë”, Karamuço dënon dhunën: Mos thyej, mos plaçkit, mos digj!

02/11/2026

Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Vivienne, heq zyrtarisht mbiemrin e aktorit

02/11/2026

“Çdo ditë zgjohemi më të varfër”, iranianët përballen me probleme ekonomike

02/11/2026

Rast i ngjashëm si i Pelicot në Britani, 9 persona në gjyq për drogimin dhe abuzimin e një gruaje për disa vite

02/11/2026

“Halloween i tërbuar”? Vetëm 1 person në spital, mjekët mohojnë lajmet për 300 të rinjtë e droguar me “Rape Drug”!

02/11/2026

Vance: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesit të mandatit të jetës sime, Partia Republikane është e vetmja zgjedhje

02/11/2026

“Dallgë e vështirë për PS-në, por nuk e rrëzon anijen”- Ish-deputeti Petro Koçi: Dëmi më i madh që mund të shkaktojë…

02/11/2026

Restaurimi i ndërtestës historike Limoges pas zjarrvënies, mblidhen mbi 1 milion euro nga donatorët

02/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime
  • Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.