• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Eileen Higgins bën histori në Miami, demokratja e parë në gati 30 vjet që fiton bashkinë

10/12/2025
in Botë
Eileen Higgins bën histori në Miami, demokratja e parë në gati 30 vjet që fiton bashkinë

Eileen Higgins ka fituar zgjedhjet për kryetare bashkie në Miami, duke shënuar fitoren e parë të një demokrateje në qytet pas pothuajse tre dekadash. Ish-komisionerja e qarkut siguroi 59% të votave në balotazh, duke mposhtur kandidatin republikan Emilio Gonzalez, i mbështetur nga presidenti Donald Trump, i cili mori rreth 41% të votave, sipas rezultateve zyrtare.

Gjatë fjalës së fitores, 61-vjeçarja Higgins deklaroi se qyteti “zgjodhi një drejtim të ri” dhe se votuesit “zgjodhën kompetencën mbi kaosin”. Ajo u bë gjithashtu gruaja e parë që drejton Bashkinë e Miamit.

Higgins premtoi të nisë menjëherë punën për të adresuar sfidat kryesore të qytetit, duke theksuar se “Miami është një qytet që u përket të gjithëve”.

Gjatë fushatës, ajo u përqendrua te çështje si emigracioni dhe strehimi i përballueshëm, duke u distancuar qartësisht nga politikat e Trump. Në një intervistë për El País, Higgins u shpreh se ajo dhe ish-presidenti “kanë pikëpamje shumë të ndryshme” për trajtimin e komuniteteve të emigrantëve. Në debatin zgjedhor, ajo i cilësoi politikat e tij të zbatimit të emigracionit “çnjerëzore dhe mizore”.

Megjithëse gara ishte zyrtarisht jopartiake, Higgins mori mbështetjen e disa figurave të njohura demokrate, përfshirë ish-sekretarin e transportit Pete Buttigieg. Ndërkohë, Gonzalez kishte pas vetes mbështetjen e Trump dhe guvernatorit të Floridës, Ron DeSantis.

Higgins do të zëvendësojë kryebashkiakun në largim Francis Suarez, i cili kohët e fundit kërkoi shkurtimisht nominimin republikan për president.Fitorja e saj vjen në një moment kur Partia Demokratike ka shënuar disa rezultate të rëndësishme në SHBA muajin e fundit, përfshirë zgjedhjet në New York, Virxhinia dhe New Jersey.

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • Ish-kreu i FBI-së përballet për herë të dytë me akuza nga drejtësia amerikane

    Ish-kreu i FBI-së përballet për herë të dytë me akuza nga drejtësia amerikane

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çmimet e banesave u rritën me 28 %, BSH: U nxitën nga pronat në bregdet, ngadalësohet ritmi në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dështon sërish seanca për zgjedhjen e presidentit në Kosovë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • FOTO/ Pas Prime-t të djeshëm, Mozës i ndodh e papritura jashtë Fermës VIP

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sërish Lëvizje në Policinë e Shtetit, Hita firmos ndryshimet në pikat kufitare (EMRAT)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!