• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Ec moj ti, vrit veten aty! Uu të hëngërt dreqi, të hëngërt!” Mësuesja tmerron nxënësit e klasës së parë

06/05/2026
in Kryesore, Sociale
“Ec moj ti, vrit veten aty! Uu të hëngërt dreqi, të hëngërt!” Mësuesja tmerron nxënësit e klasës së parë

Rasti i publikuar sot, më 5 maj në emisionin “Stop” në Tv Klan ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare “Isa Boletini” në Kamëz. Prindërit e nxënësve të klasës së parë kanë denoncuar sjelljen e papërshtatshme dhe problematike të mësueses kujdestare ndaj nxënësve, duke pretenduar se fëmijët ofendohen dhe bullizohen gjatë mësimit.

Sipas tyre, situata është shqetësuese dhe e papranueshme. Emisioni “Stop” ka ndjekur rastin për disa ditë, duke dokumentuar episode me gjuhë fyese dhe kërcënuese nga ana e mësueses.

Raportohet se ndaj nxënësve janë përdorur jo vetëm etiketime ofenduese (qorr, budalle, torollake etj.) dhe kërcënime me ndëshkime (Do ta mbush me 1-sha për Zotin! Vdeksha sot, do t’ju përjashtoj nga klasa!) por dhe mallkime të frikshme ndaj të vegjëlve (si: Vdeksh!).

Qasja e saj ka krijuar një atmosferë frike dhe presioni psikologjik në klasë, duke evidentuar kështu që aftësitë e saj pedagogjike për të trajtuar fëmijët e klasës së parë nuk ekzistojnë.

 

Komunikimi i mësueses me nxënësit:

Episodi 1

Mësuesja: Moj ti, vajzë, sa herë e ke lexuar? Çohu më, çohu në këmbë, mos më rri ashtu si skuth! Cohu! Sa herë e ke lexuar mësimin? Sa herë e ke lexuar mësimin? Po të pyes!

Nxënësja: 1 herë!

Mësuesja: 1 herë, vdeksh! Si mo, një herë?!

Mësuesja: 7 plus 6, sa bëjnë?

Nxënësit: 15!

Mësuesja: Sa re, sa?

Nxënësit: 13!

Mësuesja: 13, mo, nga i gjeti 15 kjo? Moj ti, torollake!

Mësuesja: 5 plus 9? Po lëri, mor fjalët thashë, ua… Ktheu re, para ti! Po s’e ngrita zërin, të më dali fyti mua, nuk mbushni juve. Kthehu para, mos m’i var turiçkat, se s’më bëhet vonë fare! Kthehu para Vxxxxx! Axxxx hajd’ përpara, mos të shof më mbrapa, se do të çoj në shtëpi! Kokë më kokë këta, ktheu para ti! Të paedukuar, të padisiplinuar jeni. Njëri flet, të gjithë urrurrru. Ç’a ke ti re, plasje, filloi dhe ky. Ik atje! Shpejt! Gabim! Gabim! Eeeej, ej stop! Majmun!

Mësuesja: Shyqyr Zotit E… lexoi, kjo…! Nuk e di, ti lexo dërr-dërr, mashtruese e madhe, lexo! Ditë për ditë kjo, hë, se ia hodha mësueses. Ja hedh vetes tënde. Ke lexuar?

Mësuesja: Ti boll! Do të vë ngjitësin te goja. Pusho! Mistrec! Ooo, s’të mbyllet goja. Pusho! Ose ik zhduku atje në fund, më lë rehat! Çohu, merre librin, çohu! Çohu, çohu, çohu! Hajde, atje do rrish përditë! Çohu! Ec! Vetëm! Kur flas unë, ti do pasosh fjalët e mia! 100 herë të kam thënë. Pa rri aty dhe rri mirë! Atëhere thamë, që shkronjat po na mbarojnë, nuk kemi… Mos qaj! Ç’a ke, që qan? As të vrava, asnjë gjë. Thjesht do rrish aty, të mësosh!

Episodi 2

Mësuesja: Hajd’, pastaj rendisni fjalët e fjalive! Ai, që… Jo e ke gabim, se ta mora kokën ta…! Shih këtu! Këtu po them! 4 herë, se kujt i flas ore, dëgjon, shikon të gjithë këtu!

Mësuesja: E rregullojmë shpejt e shpejt! Më kuptove A…? Je këtu, apo je në botën tënde të çudirave? Mere lapsin, duart lart! Mos u bjeri njëherë kokës bam, bam, bam, të vijë mëndja! Mos qaj kot! Kemi thënë, që diskutojmë, nuk qajmë, se po të qajmë, asnjëherë s’i kuptojmë, nuk zgjidhim asnjë gjë. Ta dini! Atëherë këtu A…, aa qaj, qaj, se po më bëhet vonë shumë mua, se qan ti! Pse qan kot, re? Ti je mësuar të kesh atë, t’i marrësh gati edhe ai të bëjë lla, lla, lla, tërë orën. Do rrish vetëm! S’ka më! Do rrish me një tjetër, jo me S…! Pse moj, me ty do merrem përditë unë?! Ec moj ti, vrit veten aty! Hajde vazhdojmë, bankë e parë!

Mësuesja: Mos e hap, moj vajzë! 4 orë rri, se do ta mbarosh, do ikësh në shpi. Mos e hap, se ta mora, ta hodha në kosh! Fute në çantë tani! Goca, në çantë! Në çantë, thashë. Vetëm bukën, të hahet, asnjë gjë tjetër!

Mësuesja: O N…, ç’a ke? Kujt i flas unë? Po ç’a tregosh? Unë po flas, po flas. Pse s’i bën ti këto, more? Pse s’i bën ti këto, mo dreq? Duke ecur, uu të hëngërt dreqi, të hëngërt! Mbaje mëndjen këtu! Lëri muhabetet! Vijnë dhe rrijnë, vetëm muhabet. Ç’a ke bërë më, ç’a ke bërë, ç’a ke bërë, ç’a? Ç’a janë këto, dil kot. Duke lëkundur krahët e ke këtu moj, o torollake! Sa të trashë, që janë këta! Duke ecur, po ecën goca. Ky po kërcen, ti dëgjon mirë nga veshët ti? Hë, duke ecur është kjo, se nuk më shikoni mua, po oooo flisni kot. E të gjithë gabim i keni bërë. Ç’a ke lidhur më, ç’a? Sytë e tu, që të dalin ty!

Mësuesja: Ok! I ke këto, o budallë, ja, ku e ke! Unë mund, ç’a t’i bëjmë rosakut. Ee nuk shikon ti, qorr je ti këtu? Auuuu ia bën gjithë ditën, më vjen shumë keq, hë. Ajo thotë tërheq, ky thotë tërheç. Ta mora atë ç-në, e di, ku ta.., ç-në?

Mësuesja: Ç’a është ai lapsi? Ku e ke marrë këtë? Qorr, ç’ne te makina aty, moj? Moj! Kuptoni ju, uaaa..! O kopshti, edhe njëherë më ndiqni mua! O kopshti! Unë mund ta shtyj, ose ta tërheq makinën-lodër. O shtyj, o tërheq. Si mund..! Pusho ti! Ju hëngërt dreqi, ju hëngërt! Kush është? Hë?

Më të lexuarat

  • “Mos na çaj by**ën”, Rama poshtëron Tërmet Peçin në Gjirokastër, akuza të rënda për sabotim dhe përçarje në strukturat lokale

    “Mos na çaj by**ën”, Rama poshtëron Tërmet Peçin në Gjirokastër, akuza të rënda për sabotim dhe përçarje në strukturat lokale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Qeveria ndryshon skemën e dëmshpërblimit për ish-të përndjekurit, Malaj: Pagesa më të shpejta dhe shlyerje brenda 5 viteve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ec moj ti, vrit veten aty! Uu të hëngërt dreqi, të hëngërt!” Mësuesja tmerron nxënësit e klasës së parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Quajti Arbana Osmanin Kuç*kë, Agai merr vendimin për Fabjolën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rubio: Irani duhet të ulet në tryezën e negociatave ose do të përballet me izolim!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, Rama: Lamtumirë Profesor i dashur!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndahet nga jeta ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjykata e Durrësit rindërton dinamikën e aksidentit tragjik, Nikoll Radaçi pretendon se u pengua nga një mjet tjetër

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës: S’ka mungesë karburanti, fluturimet vijojnë normalisht pavarësisht krizës në Europë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama dënon sulmin e Iranit ndaj Emirateve: Akt terrorist dhe kërcënim për paqen rajonale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!