AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“E besoj që ka dhe shërbime të huaja, paguhen për këtë!”- Ish-ministri Lleshaj: Protestuesit të ruhen nga të infiltruarit! Të rinjtë duhen dëgjuar

by Alb Times
17/10/2026
in Politikë
6
0
“E besoj që ka dhe shërbime të huaja, paguhen për këtë!”- Ish-ministri Lleshaj: Protestuesit të ruhen nga të infiltruarit! Të rinjtë duhen dëgjuar

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, u ka bërë thirrje studentëve që të tregojnë kujdes ndaj personave të infiltruar në protestë.

Në Ditarin e Fundajvës me Denisa Pashollin, Lleshaj beson se në protestë janë përfshirë edhe shërbime të huaja.

“Në qoftë se në vendin tonë një protestë rinore infiltrohet nga shërbime të huaja armiqësore, të cilat e besoj fort unë që infiltrojnë, sepse atë detyrë kanë shërbimet e huaja. Paguhen për këtë punë që t’i infiltrojnë shërbimet armiqësore të një vendi. Paguhen që ta destabilizojnë, ta shkatërrojnë, ta minojnë, ta vonojnë n atë vend në progresin e tij”, theksoi ai.

Por përballë kësaj situate Lleshaj, thekson se përgjegjësia për parandalimin e tyre u takon institucioneve shtetërore.

“Dhe në qoftë se ato e kanë këtë detyrë, kemi dhe ne një detyrë për të mbrojtur prej tyre. Në qoftë se një shërbim i infiltruar në Shqipëri, pyetja është ku është shërbimi jonë? A kemi edhe ne një shërbim që na mbron prej tyre? E vetmja gjë që qeveria në këto në kushte s’duhet të bëjë, s’duhet të flasë. Pra s’duhet të bëjë analizë, duhet të bëjë veprime, duhet të marrë vendime”, theksoi ai.

I pyetur nëse priste një vendimmarrje politike në aspektin e dorëheqjes të ministrit të Brendshëm Ervin Demo, Lleshaj tha se dorëheqja është një akt përgjegjësie, teksa kujtoi dorëheqjen e tij.

“Unë di një gjë. Në qoftë se studentët çedojnë, përgjegjësia është e pedagogëve të tyre, e profesorëve të tyre. Në qoftë se policët çedojnë, përgjegjësi është e ministrit të tyre. Në qoftë se shoqëria çedon, përgjegjësia është e establishmentit edhe udhëheqjes së saj. Në këtë kuptim nuk ka askush alibi në këtë situatë. Nuk i jep mend askujt të bëjë çfarë të bëjë. Unë i kam dhënë mend vetes time dikur kur për një incident, për një incident të ndodhur natën, jo në kushte të një veprimi të organizuar të policisë, por në kushte të një veprimi individual të një patrulle policie, e kam dhënë dorëheqjen ndërkohë që e konsideroj veprimin më të mirë në karrierën time, i cili më ka çliruar, më ka dhënë një sens tjetër të detyrës. Kështu që dorëheqja është gjëja më e vogël. Dorëheqja duhet dhënë dhe kot”, theksoi ai.

Ish-ministri i shikon të rinjtë e protestës së përcaktues të qeverisë së re, që kanë të drejtë të dëgjohen.

“Këta të rinj kanë të drejtë të dëgjohen. Unë nuk them me këtë që këta të rinj duhet t’i bëjmë kryetar shteti në këtë moshë, por këta të rinj duhet ta përcaktojnë qeverinë e re. Kjo frymë e re për mendimin tim është frymë e shëndoshë”, u shpreh ai.

Burimi: Politika

Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

17/10/2026

“E besoj që ka dhe shërbime të huaja, paguhen për këtë!”- Ish-ministri Lleshaj: Protestuesit të ruhen nga të infiltruarit! Të rinjtë duhen dëgjuar

17/10/2026

Protestuesit sulmojnë me molotovë drejt Policisë te Ministria e Arsimit, efektivët i shpërndajnë me gaz e ujë, disa shoqërime!

17/10/2026

“Fluturimet vijonë normalisht, lajme fake”- Aeroporti ndërkombëtar i Tiranës reagon për situatën: Nuk ka asnjë ndërprerje të shërbimeve

17/10/2026

Dhuna në protestën e sotme te Ministria e Arsimit, plagoset një efektiv i policisë, mbërrin dhe ambulanca! Nisin shoqërimet

17/10/2026

Kryeministri Rama të hënën në Austri, do pritet nga kancelari austriak në Vjenë!

17/10/2026

E paprecedentë/ Protesta ka edhe “manual” nga Serbia? Studenti e pranon publikisht: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me ta

17/10/2026

Kompanitë amerikane pritet të kryesojnë ekspozitën CIIE për të tetin vit radhazi!

17/10/2026

Duke pritur Godonë në Shqipëri…

17/10/2026

FOTO-LAJM/ Vandalët përdhosin monumentin e Skënderbeut në qendër të Tiranës!

17/10/2026

Sulmet ruse vrasin civilë dhe godasin infrastrukturën energjetike të Ukrainës

17/10/2026

Protesta, flet piktori dhe pedagogu i njohur Haliti: Jam me studentët, jo me ata me maska që bëjnë dhunë! (VIDEO)

17/10/2026

Tentoi të vrasë fqinjin me kosore për motive pronësie, arrestohet 62-vjeçari në Peqin, i dëmtuari te Trauma!

17/10/2026

Dita e pestë e protestës, rruga bllokohet me koshat e mbeturinave që u vihet flaka! Të rinjtë sulmojnë me gurë, Policia i zmbraps me gaz e ujë

17/10/2026

“Derdhuni në rrugë!”- Berisha bën sërish thirrje ndaj të rinjve: Skena horror, Policia ushtroi dhunë ndaj studentëve!

17/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!
  • “E besoj që ka dhe shërbime të huaja, paguhen për këtë!”- Ish-ministri Lleshaj: Protestuesit të ruhen nga të infiltruarit! Të rinjtë duhen dëgjuar

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.