AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Derdhuni në rrugë!”- Berisha bën sërish thirrje ndaj të rinjve: Skena horror, Policia ushtroi dhunë ndaj studentëve!

by Alb Times
17/10/2026
in Politikë
6
0
“Derdhuni në rrugë!”- Berisha bën sërish thirrje ndaj të rinjve: Skena horror, Policia ushtroi dhunë ndaj studentëve!

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shpërthimi i revoltës më të fuqishme studentore që ka njohur vendi, i ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha protestat e 5 ditëve të fundit që kanë përfshirë Tiranën dhe disa qytet të vendit.

Në një komunikim me qytetarët në rrjetet sociale, kreu i selisë blu tha protestat e studentëve dhe gjimnazistëve dëshmojnë se të rinjtë nuk pajtohen me atë që ai e cilësoi si “narkoshtet” dhe diktaturë autokratike të Edi Ramës.

Sipas Berishës, të rinjtë po luftojnë jo vetëm për të ardhmen e tyre, por edhe për fëmijët e çdo shqiptari, me synimin që ëndrrat t’i realizojnë në Shqipëri.

Ai u bëri thirrje qytetarëve dhe prindërve që të mbështesin protestuesit, duke akuzuar qeverinë për korrupsion, vjedhje të fondeve publike dhe largimin e të rinjve nga vendi.

“Java ishte java e eksplozionit të revoltës më të fuqishme studentore që ka njohur vendi.

Ishte java në të cilën studentët e universitetit të Tiranës, gjimnazeve të Tiranës dhe më pas gjimnazeve të qarqeve Shkodër, Durrës, Vlorë, Elbasan, Korçë, Gjirokastër, universitetet e këtyre qarqeve dhe gjimnazet e këtyre qyteteve, dhe së fundmi dje greva e përgjithshme dhe gjimnazistëve në mbarë vendin, ishin zhvillimet më shpresëdhënëse, me jehonën më të madhe ndërkombëtare.

Ishin zhvillimet që dëshmuan, se rinia shkollore e Shqipërisë nuk pajtohet kurrë me narkoshtetin shqiptar, diktaturën autokratike të bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Se rinia e universiteteve dhe gjimnazeve të vendit nuk pranon më tutje piramidën e mashtrimit mediatik dhe propagandist që iu është bërë atyre në vite e vite.

Duke paraqitur farsën zgjedhore si votë të lirë. Duke paraqitur produktet e drogës si suksese.

Duke mashtruar me idealet evropiane të cilat në të vërtetë rrënoheshin çdo ditë e më shumë. Duke korruptuar shtetin në çdo qelizë, gjuhën dhe mendimin.

Rinia studentore dhe e gjimnazeve të vendit u ngrit mbi këtë gërmadhë, e vendosur të luftojë për të ardhmen e saj të vërtetë në Shqipëri.

Në këtë kuadër, këta të rinj po luftojnë në të vërtetë për çdo shqiptar, për fëmijët e çdo shqiptari të ndershëm, po luftojnë që ëndrrat e tyre t’i ndërtojnë në Shqipëri.

Besoj se çdo qytetar, çdo prind, çdo burrë dhe grua, kudo që punon duhet të ndjejë përgjegjësinë reale ndaj tyre sepse narkoshteti nuk zbriti nga qielli.

Narkoshteti dhe Padrino që vrau, që dogji si zjarrvënësi më i egër i shqiptarëve, dogji ëndrrat e qindra mijëra të rinjve dhe i detyroi ata të largohen nga Shqipëria, nuk zbriti nga qielli, por ishte këtu midis nesh.

Edhe si një akt reflektimi që u pranua de facto të ndërtohet para syve tanë shteti i drogës.

U pranua de facto që zgjedhjet të shndërrohen në farsë të turpshme zgjedhore dhe përsëri të quhen zgjedhje.

Edhe për faktin se kanë shpërthyer me dhjetëra e dhjetëra skandale, të cilat faktojnë vjedhjen e miliarda e miliarda eurove nga pronat publike dhe buxheti i shtetit, u vazhdua me të njëjtën tolerancë.

Pra, në njëfarë mënyre këta djem dhe vajza të mençur dhe guximtarë po përballen sot me egërsinë më të madhe të sistemit të bazuar në drogë që u ndërtua para syve tanë.

Të sistemit që u bazua në vjedhjen e shqiptarëve, ndaj të cilit nuk u reagua siç reagon çdo komb i qytetëruar kur ndjehet i vjedhur.

Pra, ka një detyrim madhor ndaj këtyre të rinjve nga shoqëria shqiptare që të derdhet në rrugë dhe t’i mbështesë”, u shpreh Berisha.

“Skena horror” i ka cilësuar kreu demokrat Sali Berisha pamjet e dhunës në protestë. Në një komunikim me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha akuzoi Policinë për dhunë barbare ndaj studentëve gjatë protestave.

Ai u bëri thirrje qytetarëve, prindërve, gjyshërve dhe bizneseve që t’u bashkohen studentëve në protestë, duke e cilësuar lëvizjen e tyre si një betejë për shpëtimin e Shqipërisë.

Sipas kreut të selisë blu studentët kanë të drejtë të kërkojnë përmbysjen e sistemit, i cili theksoi ai bazohet te droga, korrupsioni dhe vjedhja e pasurive publike. Kreu i PD-së siguroi se partia e tij do të vijojë t’u japë studentëve mbështetje dhe mbrojtje maksimale, duke i cilësuar protestat si një “revoltë shpëtimtare për Shqipërinë”.

Burimi: Politika

Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

FOTO-LAJM/ Vandalët përdhosin monumentin e Skënderbeut në qendër të Tiranës!

17/10/2026

Protesta, flet piktori dhe pedagogu i njohur Haliti: Jam me studentët, jo me ata me maska që bëjnë dhunë! (VIDEO)

17/10/2026

Tentoi të vrasë fqinjin me kosore për motive pronësie, arrestohet 62-vjeçari në Peqin, i dëmtuari te Trauma!

17/10/2026

Dita e pestë e protestës, rruga bllokohet me koshat e mbeturinave që u vihet flaka! Të rinjtë sulmojnë me gurë, Policia i zmbraps me gaz e ujë

17/10/2026

“Derdhuni në rrugë!”- Berisha bën sërish thirrje ndaj të rinjve: Skena horror, Policia ushtroi dhunë ndaj studentëve!

17/10/2026

VIDEO/ Protesta e sotme te Ministria e Arsimit, zbulohen pamjet, ja sa është pjesëmarrja në shesh!

17/10/2026

Kaq thjesht: Kthejuni qytetin qytetarëve!

17/10/2026

Gruaja me hixhab ndihmon protestuesit të shkulin pllakat, Balla publikon pamjet: Zemërimi s’e justifikon dhunën, asnjë kauzë s’e kthen shkatërrimin në drejtësi (VIDEO)

17/10/2026

Përfundimet e Këshillit Evropian për zgjerimin e BE, ministri Hoxha: Një shans historik për Shqipërinë

17/10/2026

Protesta, 16-vjeçari heq maskën dhe flet për dorëheqjen e Ramës: Rrezikoj jetën për t’u rrahur nga policët, shokët janë arrestuar!

17/10/2026

A mundet Evropa ta mbështesë e vetme Ukrainën?

17/10/2026

Protestë edhe në Korçë, pjesëmarrja e ulët, grupi marshon te Bashkia!

17/10/2026

Efektivi e përplasi me forcë në tokë dhe e dhunoi, motra e të riut protestues: Ka fraktura në kafkë dhe shtyllën kurrizore! Mjeku: S’ka rrezik jete

17/10/2026

Vijon seanca në Gjykatë për masat ndaj 63 protestuesve, deri më tani 5 prej tyre janë lënë në qeli, 3 u liruan! Prokuroria kërkon burg për të gjithë

17/10/2026

Macron i pakënaqur: Marrëveshja SHBA-Rusi për naftën dërgon mesazh negativ

17/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • FOTO-LAJM/ Vandalët përdhosin monumentin e Skënderbeut në qendër të Tiranës!
  • Protesta, flet piktori dhe pedagogu i njohur Haliti: Jam me studentët, jo me ata me maska që bëjnë dhunë! (VIDEO)

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.