AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Dy të burgosur tentuan arratisjen, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq tre punonjës të burgut 313

by SHT Media
25/10/2025
in Kronikë
6
0
Dy të burgosur tentuan arratisjen, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq tre punonjës të burgut 313
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasit R.M., B.M., dhe O.M., për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. 

Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.5648, të vitit 2022, të nisur pas tentativës për t’u arratisur e dy të burgosurve A. Ç. dhe F.P, në IEVP ‘Jordan Misja’, rezultoi se këta shtetas për kryrjen e tentativës për t’u arratisur kanë përfituar dhe nga shkelja e rregullave të shërbimit të rojes të kryera nga disa punonjës të IEVP “Jordan Misja” Tiranë, që kanë qenë me shërbim në momentin e arratisjes. 

Sipas referimit të bërë, në datë 08.08.2021, policia gjyqësore në SHKB ka marrë njoftim zyra e informacionit të IEVP “Jordan Misja“ Tiranë se rreth orës 15:40 të asaj dite të paraburgosurit A.Ç. dhe F.P. kanë tentuar të arratisen duke zbritur me një litar të improvizuar me çarçaf, nga pjesa e ajrimit që ndodhen në tarracën e godinës “A” te shkallët e administratës dhe më pas janë neutralizuar nga forcat e policisë në pjesën e oborrit të IEVP. 

Në ushtrim të detyrës së tyre si punonjës të rolit bazë, të pandehurit R.M. B.M. dhe O.M., rezultuan se kanë shkelur skemën e sigurisë të IEVP “Jordan Misja”. 

Këta tre shtetas kanë mbajtur detyrën si punonjës të rolit bazë në momentin e tentativës së arratisjes dhe nga hetimi i kryer, provohet plotësisht se nuk kanë kryer kontrollin edhe pse ishte detyra e tyre sipas ligjit dhe rregullores. Nëse këta punonjës do të kishin kryer detyrën e tyre, dy personat që tentuan të arratisen nuk do të mund të lëviznin në ambientet e brendshme të IEVP-së me sende të ndaluara ose të prodhuara prej tyre, për t’i përdorur për arratisje apo për të ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësve të policisë të burgjeve që tentuan t’i ndalojnë të dalin nga rrethimi i institucionit. Gjë e cila vërtetohet plotësisht nga pamjet filmike të ambienteve të brendshme të IEVP 313. 

Nga pamjet filmike konstatohet se shtetasit R.M., B.M. dhe O.M., nuk kanë kryer fare kontroll fizik të të paraburgosurit F. P., i cili dukej qartë se mbante një çantë në dorë brenda të cilës kishte sendet e ndaluara, aq më tepër të imtësishëm, duke bërë të mundur që dy personat që tentuan të arratisen të qarkullonin me sende të ndaluara brenda ambjenteve të IEVP, sende të cilat më pas u përdorën prej tyre. 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

02/11/2026

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

02/11/2026

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

02/11/2026

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

02/11/2026

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

02/11/2026

“Lufta po vjen”/ Kërcënimi i Trumpit ndaj Iranit ringjall frikën në Gjirin Persik

02/11/2026

Karanxha: Dhuna ndaj pronës dhe policisë kalon çdo kufi

02/11/2026

“Është shpërfytyruar Tirana për dy javë”, Karamuço dënon dhunën: Mos thyej, mos plaçkit, mos digj!

02/11/2026

Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Vivienne, heq zyrtarisht mbiemrin e aktorit

02/11/2026

“Çdo ditë zgjohemi më të varfër”, iranianët përballen me probleme ekonomike

02/11/2026

Rast i ngjashëm si i Pelicot në Britani, 9 persona në gjyq për drogimin dhe abuzimin e një gruaje për disa vite

02/11/2026

“Halloween i tërbuar”? Vetëm 1 person në spital, mjekët mohojnë lajmet për 300 të rinjtë e droguar me “Rape Drug”!

02/11/2026

Vance: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesit të mandatit të jetës sime, Partia Republikane është e vetmja zgjedhje

02/11/2026

“Dallgë e vështirë për PS-në, por nuk e rrëzon anijen”- Ish-deputeti Petro Koçi: Dëmi më i madh që mund të shkaktojë…

02/11/2026

Restaurimi i ndërtestës historike Limoges pas zjarrvënies, mblidhen mbi 1 milion euro nga donatorët

02/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime
  • Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.