• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Dua të argëtohem pak me ta”/ Rama për Berishën: Në krye të opozitës mbijeton një mbeturinë e komunizmit

25/05/2026
in Politikë
“Dua të argëtohem pak me ta”/ Rama për Berishën: Në krye të opozitës mbijeton një mbeturinë e komunizmit

Në fjalën e tij gjatë ceremonisë së 35-vjetorit të PS në Durrës kryeministri Rama komentoi edhe protestat e opozitës.

Rama u shpreh se opozita arriti deri në pikën që përdori edhe flamujt e Gjermanisë në Bulevard, duke shtuar se gjatë konferencës ndërqeveritare në Bruksel me BE-në do të takohet edhe me kancelarin gjerman, dhe do ta ‘përshëndeste’ opozitën me informacione të detajuara.

“Çfarë nuk thanë për këtë që nesër bëhet një tjetër fakt. Ku nuk shkuan dhe çfarë nuk sajuan. Dhe mbi të gjitha për turpin e madh, por turpi është një fjalë që nuk ka lidhje me ta. Morën rrugën me molotovë dhe gëzoheshin që kazanët e plehrave që digjeshin, apo flakadanët që godisnin Kryeministrinë dhe Xhaminë e Madhe dilnin në mediat e botës.

Arritën deri në pikën që nxorën flamujt e Gjermanisë në bulevard. Kishim parë flamujt e Amerikës, kur thonin: ‘Amerika është me ne’. Këtej molotovët, këtej flamujt e Gjermanisë dhe mbushën dynjanë që Gjermania na ka ndëshkuar.

Nesër në Bruksel janë të gjithë, është edhe Gjermania. Pas disa ditësh, do t’ju çoj si përshëndetje një informacion të detajuar nga takimi që do kem me kancelarin e Gjermanisë.

Dua të argëtohem pak me ata. Unë kam shumë qejf kur ata shkojnë vetë te grepi dhe tunden në grep.

Dua të them vetëm që sot ne përfaqësojmë Shqipërinë me forcën e transformimit. Jo thjesht sepse kemi restauruar fasada, as se kemi mundësinë të paraqitemi me atlete, por sepse ky është një vend që para një dekade kishte më pak se 10 miliardë euro prodhim. Sot ka kaluar 27 miliardë. Paga mesatare në sektorin publik është 1086 euro, të ardhurat janë rritur përsëri pa rritur taksën. Sot kreditë bankare janë 10 miliardë euro. Do të vazhdojë rruga e transformimit”, u shpreh Rama.

Teksa tha se Partia Socialiste është ndarë nga periudha e komunizmit, Rama e cilësoi Berishën si “mbeturina më e neveritshme komuniste”.

“PS është një parti liberale dhe një parti e lidhur ngushtë me atë Luftë Nacionalçlirimtare që e vendosi Shqipërinë në krahun e duhur të historisë.

Por, nga ana tjetër, PS e ka të qartë që në hapat e parë raportin me atë pjesë që na lidh me diktaturën komuniste, ndërsa të tjerët kanë luftuar dhe vazhdojnë të luftojnë sot komunistët dhe jo komunizmin.

Ndërkohë që PS i ka vlerësuar komunistët për atë që kanë qenë dhe e ka refuzuar komunizmin për atë që ka kryer.

Nuk është rastësi që sot, në anën tjetër, vazhdon dhe mbijeton në krye të asaj që gabimisht quhet opozitë, një mbeturinë e komunizmit, e komunizmit në formën e vet më të neveritshme, siç e përcaktonte Vaclav Havel: formën më të keqe e ka te komunisti-antikomunist”, tha Rama.

Më të lexuarat

  • Tepsia 6-milionëshe e Startup Albania/ Ibrahimaj dhe Ymeri shtojnë 55 fitues në heshtje; dalin bizneset e reja, pjesë e rrethit të pazareve

    Tepsia 6-milionëshe e Startup Albania/ Ibrahimaj dhe Ymeri shtojnë 55 fitues në heshtje; dalin bizneset e reja, pjesë e rrethit të pazareve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sali Berisha kërkon të ripërtërijë PD-në me Tik-Tok dhe AI!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ftoi nipin në ditëlindjen e gruas, ai largohet nga festa dhe i vjedh xhaxhait në shtëpi 27 mln lekë e bizhuteri në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I përkëdhelte fëmijët, më pas u merrte jetën, vdes prapa hekurave ‘Kasapi i Bosnjës’, Ratko Mlladiç!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Plas grushti në protestë, Sali Lushaj përfshihet në një përplasje fizike me Dritan Goxhajn

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erald Kapri dhe ‘fallxhorja’ italiane Alessandra Ghisleri fabrikuan sondazhin me paratë e BE-së, nxorën Gonen politikanin më të besueshëm me 40 %

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndahet nga jeta Dolly Parton

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ado arrestohet Salillari nga SPAK? Pas Lulzimit për ndërtimet pa leje oligarku tenton t’i faturojë burgun Bledar Starovës për aferat e tij me tendera, lidhja me ‘merimangën’ Entela Çano

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Andi Tepelena i ‘Flamingove’ përlau qindra mijëra euro nga Soros dhe BE me OJF-në e errët Art Kontakt, financime edhe nga Ministria e Kulturës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erald Kapri dhe ‘fallxhorja’ italiane Alessandra Ghisleri fabrikuan sondazhin me paratë e BE-së, nxorën Gonen politikanin më të besueshëm me 40 %, zgjedhjet konfirmuan mashtrimin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!