AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Dronë, GIS dhe bashkëpunimi me Italinë… Proda: Lufta kundër kanabisit, prioritet kombëtar

by SHT Media
11/11/2025
in Kronikë
6
0
Vrasja e dyfishtë, zbulohet mesazhi i drejtorit Proda për efektivët e Shkodrës
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, gjatë konferencës së përbashkët me Departamentin e Sigurisë Publike të Ministrisë së Brendshme të Italisë dhe Guardia di Finanza-n, të zhvilluar këtë të martë më 11 nëntor, deklaroi se lufta kundër kultivimit të kanabisit mbetet një prioritet strategjik kombëtar dhe një sfidë që kërkon bashkëpunim të vazhdueshëm ndërkombëtar.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Proda theksoi se partneriteti mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve italiane ka dhënë rezultate konkrete në monitorimin dhe asgjësimin e kultivimeve të paligjshme, duke e cilësuar këtë bashkëpunim si “një nga modelet më të suksesshme në rajon”.

“Lufta kundër kultivimit të kanabisit mbetet një prioritet strategjik për Policinë e Shtetit, shqiptar, si dhe një objektiv që kërkon angazhim të përditshëm, koordinim, transparencë dhe vendosmëri. Partneriteti ynë me autoritetet italiane ka qenë vendimtar në këtë betejë dhe rezultatet e përbashkëta janë prova më e qartë se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi ndërinstitucional dhe ndërkombëtar në këtë fushë.”, u shpreh Proda.

Rezultatet gjatë vitit 2025

Gjatë fjalës së tij, Proda bëri bilancin vjetor të Policisë së Shtetit në luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike në vend.

Sipas tij, gjatë dhjetëmujorit të parë të vitit 2025, janë evidentuar dhe asgjësuar 203 mijë e 960 bimë kanabisi, nga të cilat 106 mijë e 894 përmes monitorimit ajror dhe 97 mijë 066 nga kontrollet tokësore.
Ai theksoi se qarku i Shkodrës mbetet zona me risk më të lartë: “Nga analiza e bërë, dhe këtë vit qarku i Shkodrës mbetet qarku me risk më të lartë, me 105 mijë e 591 bimë të asgjësuara.”

Po ashtu, janë identifikuar dhe shkatërruar 10 ambiente të përshtatura për kultivim me llamba, si dhe 3 të tjera në tentativë. Për këto raste, 31 persona janë arrestuar ose proceduar, përfshirë edhe punonjës të OSHEE-së, të akuzuar për shpërdorim detyre.

Në kuadër të hetimeve proaktive, policia ka siguruar 6 mijë e 917 informacione operative dhe ka nisur 104 procedime penale gjatë periudhës janar-tetor 2025. Ndërkohë, 10 mijë e 798 fara kanabisi janë sekuestruar në 16 raste të veçanta.

Teknologjia dhe bashkëpunimi, thelb i suksesit

Proda theksoi rolin e rëndësishëm të teknologjisë në rritjen e efikasitetit të operacioneve, duke përmendur përdorimin e 76 dronëve dhe sistemin elektronik “GIS-NARKOTIK”, që ka ndihmuar në raportime më të sakta dhe në ndjekje më të shpejtë të rasteve.

“Për vitin 2025, përdorimi i dronëve u rrit në 76 pajisje. Sistemi elektronik GIS-NARKOTIK ofroi të dhëna më të plota dhe raporte analitike për ndjekjen e kultivimit të kanabisit. Një ndihmesë të madhe për terrenet mjaft të vështira na dha Ministria e Mbrojtjes, me vënien në dispozicion të helikopterëve, me qëllim transportimin e forcave policore në ato zona ku ishte e pamundur të shkohej me këmbë. Gjej rastin të falënderoj Shefin e Shtabit të Ushtrisë, Gjeneral Kingjin. Ne nuk u mjaftuam vetëm me kontrolle, nga toka apo nga ajri, as me prishjen e fidanëve apo bimëve kanabis të mbjella, por u punua me vendosmeri nga strukturat e Policisë kriminale për sigurimin e informacionit policor dhe për nisjen e hetimeve proaktive. Në këtë kuadër, përgjatë 10-mujorit të këtij viti u siguruan 6 mijë e 917 informacione policore, për kultivimin e bimëve narkotike dhe filluan 104 procedime proaktive.”, shtoi ai.

Më tej, Proda deklaroi se Policia e Shtetit do të vijojë menjëherë me analiza të thelluara për zbardhjen e rasteve të pazgjidhura, identifikimin e autorëve dhe forcimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë.

“Për vitin që vjen puna do të nisë menjëherë, duke zhvilluar analiza të hollësishme të rasteve të evidentuara, për zbardhjen e rasteve të pazbuluara përgjatë këtij viti, identifikimin dhe kapjen e autorëve, evidentimin dhe mbajtjen në kontroll të shtetasve me precedent kriminal me këtë tendencë, si dhe forcimin e bashkëpunimit me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit brenda dhe jashtë vendit, padyshim dhe me qytetarët. Gjithashtu, do të punohet intensivisht për evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike, nëpërmjet llambave, identifikimin dhe arrestimin e individëve dhe grupeve që importojnë fara, si dhe të financuesve të kësaj veprimtarie kriminale. Në përfundim, dua të theksoj se Policia e Shtetit mbetet plotësisht e përkushtuar për të rritur më tej rezultatet dhe për të minimizuar çdo tentativë për kultivim të kanabisit. Vendosmëria jonë është e qartë dhe e palëkundur. Ne do të vazhdojmë të investojmë në teknologji dhe në forcimin e bashkëpunimit me partnerët tanë ndërkombëtarë, në veçanti me Policinë italiane dhe me GDF-në që kryen monitorim nga ajri,  sepse kjo është rruga e vetme që garanton sukses afatgjatë.”, shtoi kreu i Policisë.

Në mbyllje, Proda shprehu mirënjohje ndaj qeverisë italiane, Ministrisë së Brendshme të Italisë, Bashkimit Europian dhe Guardia di Finanza-s, për mbështetjen e vazhdueshme në këtë betejë të përbashkët kundër narkotikëve.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Detajet e para

08/09/2026

“Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde

08/09/2026

“Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”

08/09/2026

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

08/09/2026

Tre ditë më parë iu dogj punishtja, sot flakët i shkrumbojnë banesën, çifti i moshuar në Fier mbetet në qiell të hapur

08/09/2026

Françeska Murati flet për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti, tregon të vërtetën e fotos ‘virale’ me burrin misterioz në plazh

08/09/2026

“Jam shumë e dashuruar, ai është një bekim”/ Selin Bollati zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga Gimbo, tregon detajet nga bashkëjetesa pas BBVIP 5

08/09/2026

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

08/09/2026

Erdogan: Po tentojnë të rrethojnë Turqinë, nuk do të qëndrojmë spektatorë!

08/09/2026

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Detajet e para
  • “Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde
  • “Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.