• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Droga nga Amerika Latine, lihen në burg të arrestuarit. Venezueliani: Unë erdha sa për të mbjellë flokët

18/11/2024
in Kronikë
Droga nga Amerika Latine, lihen në burg të arrestuarit. Venezueliani: Unë erdha sa për të mbjellë flokët

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në arrest me burg 10 personat e arrestuar në lidhje me trafikun e lëndëve narkotike nga Amerika latine drejt vendit tonë. Sasia e drogës futej përmes lëkurës së gjedhit.

Mes të arrestuarve kishte edhe dy venezuelianë dhe një kolumbian. E teksa shqiptarët kanë kyçur gojën në seancën gjyqësore, e kundërta ka ndodhur me të huajt. Njëri prej venezuelianëve ka pretenduar se ka ardhur në vendin tonë për të mbjellë flokët, e jo për t’u marrë me punë të pista.

Momenti kur të arrestuarit dërgohen në gjykatë

Venezueliani tjetër ka theksuar se kishte ardhur për të blerë rroba në Shqipëri dhe Turqi. Ndërsa i huaji tjetër, kolumbiani, ka kërkuar një telefon në mënyrë që të lajmërojë familjen për atë që i ka ndodhur.



Grupi u godit falë hetimeve të SPAK, që thotë se i ka mbajtur të hetuarit për disa muaj në vëzhgim dhe përgjim. Kështu ka mundur të përcaktojë se në rolin e financuesve dhe organizatorëve të kësaj veprimtarie ishin shtetasit Klajd Birçe, Geis Fejsullai, Aldi Zonja dhe Artion Çaushllari.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

Droga, e cila futej në Shqipëri nëpërmjet lëkurës së gjedhit, ekstraktohej më pas nga kimistët nga Venezuela dhe Kolumbia në laboratorin në Qerekë të Fushë Krujës. Materialet ndihmëse dhe vendet nga bëhej më pas shpërndarja e saj për tregun vendas dhe europian ishin dy banesa në Tiranë dhe Durrës.

SPAK ka arritur të sekuestrojë 48 tonë lëkura gjedhi në të cilën është fshehur edhe lënda narkotike, që sipas përgjimeve të kryera janë futur në Shqipëri në muajin Shtator dhe në fillim të Nëntorit.

Gjatë operacionit të zhvilluar mbrëmjen e të premtes, në 15 Nëntor, u sekuestruan lëndë narkotike, përzierës për lëndën narkotike, vlera monetare dhe sende të tjera si telefon apo materiale të tjera të nevojshme për ngritjen e laboratorëve.

/a.r

Më të lexuarat

  • Zelensky “shkund” qeverinë, largon kryeministren Svyrydenko dhe riformaton kabinetin!

    Zelensky “shkund” qeverinë, largon kryeministren Svyrydenko dhe riformaton kabinetin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nëse gënjehet edhe Kuvendi, kujt t’i besojë qytetari? Avokatura e Shtetit dhe raporti me gjysmën e së vërtetës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë fshihet pas tentativës së Fatmir Xhafajt për të kontrolluar KLSH?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Belo Këlliçi sfidon me mjekër Çim Pekën dhe Fred Lelën. Bledi Mane: O hiqe, ndryshe nga sot edhe unë do dal në protestë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon eliminimin edhe të Macron, Starmer e Merz: Hakmarrja është e pashmangshme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dokumentet/ Agron Shehaj shet një ndërtesë 251 m2 për 15 milionë euro. A po pastron paratë e call centerave?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Vajton’ për varfërinë/ Jozefina Topalli 34 prona miliona euro, vila, apartamente dhe troje, dyshime për burimin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Identifikohen disa nga rekomanduesit e mijëra review-ve false kundër biznesit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Benjamin Netanyahu merr goditjen e madhe!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Koncerti i Kanye West, Rama: Ishte një ngjarje që u bë lajm në çdo cep të botës! Kjo është mënyra se si zhvillohet një vend dhe se si rritet ekonomia

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!