• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Doni të bëheni si Venecia!”/ Leskaj për përmbytjet në Vlorë: Premtuat 38 mln lekë për hidrovorët, ku i çuat? Kaso: Kërkuam dëmshpërblim për..

02/12/2025
in Politikë
“Doni të bëheni si Venecia!”/ Leskaj për përmbytjet në Vlorë: Premtuat 38 mln lekë për hidrovorët, ku i çuat? Kaso: Kërkuam dëmshpërblim për..

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj ka ngritur zërin për problemet e qytetarëve të Vlorës lidhur me përmbytjet të regjistruara javët e fundit si pasojë e motit të keq që preku Shqipërinë javët e fundit. 

Leskaj akuzoi qeverinë për mosinvestime, për korrupsion në tenderimet e hapura për mirëmbajtjen e kanalizimeve kulluese, të pompave e hidrovorëve. Ndër të tjera, deputeti tha se qytetarët e prekur nga përmbytjet nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim nga shteti. 

“Vlora është pasqyra e çfarë ndodh me të gjitha qytetet e Shqipërisë. Rrjeti i kanalizimeve është i vjetërsuar dhe jo i mirëmbajtur. Investimet me miliona euro në fakt janë abuzime. Janë kryer pa standard e studime të mirëfillta, pa studim Teknik. Lagje të tëra të Vlorës përmbytjen në çdo reshje e kohë. Qyteti i Vlorës po mbrohet nga 2 pompa të vogla se dhe tenderi që u bë përpara disa muajsh për pompat, përsëri u abuzua dhe u bë një tender korruptiv. 

Në 25 gusht u dhanë 38 milionë lekë për mirëmbajtjen e hidorvorit. Kanë deklaruar se janë planifikuar 3 miliardë lekë investime për sistemin kullues. Ku kanë shkuar këto lekë, Këto tenderime përgjithësisht, nuk shoqërohen me asnjë analizë teknike të mirëfilltë e as plan. Këto futen në të njëjtën spirale. Përmbytjet e këtij nëntori, ishin dhe janë pasojë e papërgjegjshmërisë së pushtetit qendror dhe vendor. Kjo është goditje e rëndë për ekonominë dhe turizmin. Vlora është në ndryshmin nga Berati, nuk e kuptoj sesi të jetë qyteti nën ujë dhe të jetë… ndoshta dhe këta duan të kalojnë si Venecia. Askush nuk jep llogari për përmbytjet. Një pjesë e qytetarëve të përmbytur nuk kanë marrë dëmshpërblimin real. Sorollatja e qëllimshme nga bashkia dhe emergjencat civile si dhe ndërhyrje patronazhistësh. Mbi të gjitha nuk ka përgjegjësi dhe përgjegjshmëri. Juve ju duket si fjalë e huaj kjo përgjegjshmëri e llogaridhënie, ju provokon”, tha Bujar Leskaj. 

Kaso: Kemi kërkuar dëmshpërblimin për dëmet e krijuara nga përmbytjet!

Edhe deputeti demokrat Ivi Kaso ka ngritur në Kuvend shqetësimin për dëmet e krijuara në vend nga përmbytjet. Duke paraqitur situatën në qarkun e Korçës, Kaso tha se kanë kërkuar dëmshpërblimin për dëmet e krijuara nga përmbytjet. Ligjvënësi demokrat tha se Kuvendi ka në dorë të zgjedhë nëse do mbrojë qytetarët apo klientët e qeverisë. 

“Në Maliq përmbytja është humbje dhe dëshpërim bashkë, por çfarë ka ndodhur që i dha dorë përmbytjes. 66 rezervuar me diga janë lënë pa inspektim. Ura e Maliqit ku u hodhën 208 mln lekë për të rinovuar funksionalitetin historik nuk u shërben banorëve se portat nuk funksionuan. Argjinaturat u çanë dhe u përmbytën prodhimet e bujqësisë. Ku shkojnë këto lekë që nuk shërbejnë as për të parandaluar përmbytjet as për të zbutur dëmet e tyre. 

Shqipëria nuk mund të jetë vit pas viti në gjendje emergjence, kemi kërkuar dhe kërkojmë marrjen e masave për mirëmbajtjen e kanaleve. Kemi kërkuar hartë rreziku për përmbytjet dhe ndalim të ndërtimeve të paligjshme ne shtratin e lumenjve. Kemi kërkuar vlerësim të plotë të dëmeve, jemi në kohë të marrim masat për dëmshpërblimin për dëmet e krijuara nga përmbytjet. Dëmet janë njerëzore dhe ekonomike, ky kuvend ka në dorë të zgjedhë të mbrojë qytetarët apo të mbrojë klientelën e pushtetit”, tha Kaso. 

 

 

 

Më të lexuarat

  • Aksident i rëndë në Turqi, përmbyset autobusi, raportohet për viktima dhe të plagosur

    Aksident i rëndë në Turqi, përmbyset autobusi, raportohet për viktima dhe të plagosur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pamje të rënda/ Aksidenti që tronditi Durrësin, momenti kur mjeti me shpejtësi skëterrë përplas për vdekje fëmijët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • FOTO/ Identifikohet shoferi i cili përplasi për vdekje dy të miturit në Durrës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aksidenti i rëndë në Durrës, policia: 2 fëmijë të vdekur të moshës 10 vjeç, i treti në gjendje të rëndë transportohet drejt Traumës! Arrestohet shoferi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK shuplakë “Syrit” të Berishës: S’është bërë asnjë kontroll te Sokol Balla

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dona kërkon largimin e Mozës nga Ferma Vip, Ola i del në mbrojtje Adit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Më parë lyhet gruaja, pastaj shtëpia”, Ola debaton me Sarën për punët e fermës: Primare kam veten!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mojtaba Khamenei: SHBA-të janë një tigër letre, ata nuk mund të mbrojnë as bazat e tyre

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pentagoni nënshkruan marrëveshje me 7 kompani të AI për sistemet e klasifikuara

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U skualifikua nga gara për kreun e PD-së, reagon Mereme Sela: Vendim i padrejtë, duhet të përjashtohej Berisha, jo unë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!