AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Donald Trump emëron si Sekretar të Energjisë themeluesin e një kompanie në fushën e naftës

by SHT Media
17/11/2024
in Botë
6
0
Donald Trump emëron si Sekretar të Energjisë themeluesin e një kompanie në fushën e naftës
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i zgjedhur Donald Trump përzgjodhi Chris Wright, themelues i një kompanie në fushën e naftës, për të drejtuar Departamentin e Energjisë, ndërsa administrata e tij e re vazhdon të marrë formë.

Ekipi i tranzicionit i Trump njoftoi zyrtarisht këtë emërim të shtunën. Të premten, Presidenti i zgjedhur Trump njoftoi ngritjen e Këshillit Kombëtar të Energjisë, që do të drejtohet ish guvernatori i Dakotës së Veriut, Doug Burgum, i propozuar për postin e Sekretarit të Brendshëm.

Në këtë rol Burgum do të drejtojë një strukturë që shtrihet në të gjitha agjencitë e degës ekzekutive, të përfshira në çështje që lidhen me lejet për energjinë, prodhimin, shpërndarjen, transportin dhe rregulloret në këtë fushë, shprehej Trump nëpërmjet një deklarate. Si kryetar i Këshillit Kombëtar të Energjisë, Burgum do të ketë një vend në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, tha presidenti i zgjedhur.



Wright, drejtor ekzekutiv i kompanisë Liberty Energy me bazë në Denver të Kolorados, nuk ka përvojë politike dhe ka shkruar gjerësisht mbi nevojën për rritjen e prodhimit të energjisë nga burime jo të rinovueshme, për të nxjerrë njerëzit nga varfëria.

Prodhimi i naftës në SHBA arriti nivelin më të lartë që një vend ka prodhuar ndonjëherë gjatë administratës së Presidentit Biden dhe është e paqartë se sa do arrijë Sekretari i ri i Energjisë dhe administrata e ardhshme të shtojnë prodhimin e naftës.

Shumica e vendimeve për shpimin e naftës merren nga kompani private që punojnë në tokë që nuk është në pronësi të qeverisë federale.

Departamenti i Energjisë merret me diplomacinë energjetike të Shteteve të Bashkuara, administron Rezervën Strategjike të Naftës dhe drejton programe grantesh dhe huash për të avancuar teknologjitë e energjisë, siç është Zyra e Programeve të Huasë.

Sekretari gjithashtu mbikëqyr kompleksin e armëve bërthamore të SHBA-së, asgjësimin e mbetjeve të energjisë bërthamore dhe 17 laboratorë kombëtarë.

Kërkesa për energji elektrike në Shtetet e Bashkuara po shtohet për herë të parë në dy dekada, ndërsa po shtohet përdorimi i inteligjencës artificiale dhe automjeteve elektrike./VOA

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

07/10/2026

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

07/10/2026

Mesazhet intime të Erion Isait në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

07/10/2026

Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës!

07/10/2026

Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës, tentohet shkatërrimi i videotekës erotike

07/10/2026

Ulian Shpataraku tallet me SPAK-un: Nuk e njoh Gys Agasin, e mora në rrugë, se më bëri autostop, më tha ‘jam Berti’

07/10/2026

Berisha e prezantoi si “njeriun e Trump”, Presidenti amerikan distancohet nga LaCivita

07/10/2026

SPAK ‘arkivoi’ dosjen ‘Tropoja’, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut! Na ekzekutoi 7 anëtarë të familjes

07/10/2026

Monika Lubonja denoncon Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time

06/10/2026

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar
  • Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.