• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Do t’u kthejmë shqiptarëve paratë e fshehura në Londër”, Basha sulmon Metën: S’do t’i shihni dot në sy as fëmijët nëse…

30/03/2025
in Politikë
Meta dhe Basha urojnë Talat Xhaferrin për marrjen e detyrës si Kryeministër i RMV

Në takimin me shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe, Lulzim Basha foli edhe për programin e shpalosur në 1 qershor të vitit të kaluar. Basha tha se koha e hershme kur u shpalos programi i Koalicionit Euroatlantik, jepte mundësi për t’u debatuar nga grupet e interest por që Trekëndëshi i Bermudës bëri gjithçka për ta ndaluar diskutimin.

“Ndërsa sot, marrin pjesë pjesë të programit dhe i ngjisin në mënyrë të pakuptueshme në ato që i quajnë programet e tyre por që në fakt, nuk kanë program, pasi programi i tyre i vetëm është 7×7=313” – tha ai.

Basha më tej thotë se dallimi i madh mes Koalicionit Euroatlantikë me numrin 4 dhe qeverisë së Edi Ramës është lufta kundër korrupsionit. Ai shprehu angazhimin për themelimin e njësisë së rikuperimit të pasurive të vjedhura, e cila do të gjurmojë hajdutët që janë pasuruar me politikë dhe pasuritë e vjedhura t’u kthehen shqiptarëve.

“E shpalosëm më 1 qershor programin. Pse? Mjaftueshëm kohë që qytetarët shqiptarë, grupet e interesit të kishin mundësi të debatonin për këtë program. Sigurisht Trekëndëshi i Bermudës bëri gjithçka për ta ndaluar këtë diskutim. Sigurisht dhe vazhdon të bëjë gjithçka, dhe nga ana tjetër si ata kopjacët e keq që me një sy shohin fletën ku kopjojnë, kanë marrë pjesë pjesë të programit dhe i kanë ngjitur në mënyrë të pakuptueshme në ato që i shpallin si programet e tyre. S’kanë program ata.

Programi i tyre i vetëm i Edi Ramës është 7×7, 313. Sepse po të ishte ndryshe, do të na thoshte pse i ka shokët aty. Ai as nuk pranon të më thotë se ku i ka shokët. Po dhe Durrësi është opsion. Durrësi është i vetmi qytet në botë që ka dy kryebashkiakë, edhe të Durrësit edhe të Tiranës. Po, sepse duke mos u përgjigjur për këtë pyetje, mendon se shqiptarët do të harrojnë. Nuk kanë për të harruar.

Angazhimi ynë në 1 qershor, është themelimi i njësisë së rikuperimit të pasurive të vjedhura. Pasurive të vjedhura të shqiptarëve. Dhe këto pasuri, siç e dini fare mirë ju vëllezërit dhe motrat tona në Londër, nuk janë vetëm në Shqipëri, nuk janë vetëm në Tiranë apo në bregdet, janë dhe jashtë Shqipërisë. E dini fare mirë ju.

Janë dhe këtu në Londër. Dyqane, prona të patundshme. Politikanëve shqiptarë me 2 mijë euro në muaj sa dyqane mund të blesh në Londër? Sa biznese të suksesshme mund të kesh në Londër me 1800 euro në muaj saç është rroga e drejtorit të tatimeve? Se i bie që çmimet këtu të jenë më të ulëta se në Pukë. Apo jo? Unë e di që në UK, është pak më shtrenjtë se në Pukë, apo jo? E pra, nëjsia e rikuperimit të pasurive të vjedhura ka këtë detyrë: Të gjurmojë me mjete active të hetimit pasuritë e politikanëve të korruptuar shqiptarë që në fakt nuk janë pasuritë e tyre, janë pasuritë tuaja, janë pasuritë e të afërmve tuaj.

Dhe me këtë njësi dhe me këtë politik ne kemi një dhe vetëm një synim: pasuritë e vjedhura të shqiptarëve, pasuritë e vjedhura ju, taksat e vjedhura ju dhe familjeve tuaja t’u kthehen ju, sepse ju dhe vetëm ju jeni pronarët e vërtetë të këtyre pasurive. U ndala tek lufta kundër korrupsionit sepse është padiskutim dallimi parë dhe i pakapërcyeshëm midis Koalicionit Euroatlantik numrit 4 në fletën e votimit, dhe natyrisht Edi Ramës dhe qeverisë së tij e ministrave të tij të korruptuar. Por edhe të tjerëve, edhe atyre që duan të riciklojnë rangallat e korrupsionit. Disa prej tyre janë në arrest, pikërisht për korrupsion dhe fshehje pasurie, i kanë vënë në listë për deputetë. Dua t’u them disa prej miqve që i kam pasur këtu në këtë sallë dhe uroj t’i kem prap se e kanë humbur pak rrugën, kujdes. Kujdes me një listë tjetër sepse ju premtojnë që po votojnë për PD-në, por në fakt po votoni për Ilir Metën. Mos e bëni këtë gabim sepse nuk i shihni dot në sy as miqtë tuaj, as fëmijët tuaj, as familjet tuaja” – tha Basha.

Më të lexuarat

  • Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dea Mishel i reagon ashpër Grida Dumës: U denigrova në emisionin tënd, të ka hidhëruar refuzimi që ia bëra ftesës tënde

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK konfirmon takimin e famshëm të Arubës, morën pjesë mafiozë dhe zyrtarë të lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Operacioni i SPAK, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berishës iu hoq “non-grata”, por ai mbetet sërish “babi i Zenit”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Do jemi si Dubai”, Rama: Shqiptarët s’mund të përdoren si mish për top për ata që s’duan Trump

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trafik droge/ SPAK arreston Orest Sotën, shpall në kërkim Artur Shehun, mafiozin e Zvërnecit, 20 masa sigurie për grup kriminal dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Influenceret e ‘flamingove’ që nuk paguajnë taksa. Mashtrim dhe pastrim parash. A do veprojnë tatimet, krimi ekonomik dhe Prokuroria?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm: Shpirti i PS-së nuk është në antimitingun e Ramës, por në sheshin e rinisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Mustafa Nano: Isha i stresuar dhe i thash Ramës më bëj ambasador, i takon sojit tim, pasi u emërova ika se po humbisja kohë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!