• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

“Do iki të takoj…”/ Ekzekutimi i Ramazan Matajt, babai rrëfen me lot në sy bisedën e fundit me të

06/01/2025
in Kronikë
“Do iki të takoj…”/ Ekzekutimi i Ramazan Matajt, babai rrëfen me lot në sy bisedën e fundit me të

Fatmir Mataj, babai i 33-vjeçarit Ramazan Mataj që u ekzekutua me breshëri plumbash në makinë mbrëmjen e 4 Janarit, ka rrëfyer bisedën e fundit me të birin, pak orë para se të largohej nga banesa për të mos u kthyer më.

Babai i viktimës ka rrëfyer se komunikimi i fundit me të birin ishte kur 33-vjeçari po largohej nga banesa dhe i tha që ‘do iki të takoj një njeri’. Ai shtoi se telefonoi të birin, por Ramazani nuk ia hapi telefonin pasi ishte i vdekur.

‘Nuk më është përgjigjur në telefon, jo se nuk e ka hapur, por ishte i vdekur’, deklaroi babai për TCH.

Fatmir Mataj, me lot në sy, rrëfeu se djali i tij priste të fejohej dhe se do largohej në Gjermani pasi t’i dilnin letrat, ndërsa theksoi se i biri nuk ka pasur konflikte me asnjë njeri.

Ai i bëri thirrje shtetit për zbardhjen e ngjarjes, në të kundërt, deklaroi se ‘do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet’.

Kujtojmë që 33-vjeçari u ekzekutua brenda mjetit me breshëri plumbash në fshatin Dragoç mbrëmjen e 4 Janarit teksa po kthehej në banesë, ku dyshohet se iu është bërë pritë në një zonë pa kamera sigurie. Por, trupi i tij i pajetë është gjetur mëngjesin e 5 Janarit nga një kalimtar i rastit që ka vënë re viktimë brenda makinës dhe ka njoftuar policinë.

Rrëfimi i babait: Komunikimi i fundit në orën 20:20 kur doli nga shtëpia. Më tha ‘do të iki të takoj një njeri’, nuk di asgjë tjetër.

Nuk më është përgjigjur në telefon, jo se nuk e ka hapur, por ishte i vdekur.

Nuk kemi pasur asnjë ngatërresë, as debat me askënd. I kërkoj shtetit mos të hapim viktima më tepër, të vendosë dorën në zemër, të marrë vesh këto probleme, se nuk jemi në dijeni për asgjë. Nuk kam dyshuar për asgjë, s’kam pas frikë sepse kur nuk ke debat me askënd. Kemi qenë vetëm për një kafshatë bukë.

Djali punonte në Mal të Zi, po priste fejesën dhe letrat e Gjermanisë.

Kaq ishte jeta e tij. I kërkoj shtetit drejtësi, mos të hapen viktima të tjera, mos të marrim rrugë pa dashje me fjalë.

Kur nuk del e drejta, do e gjej vetë. Kur nuk e vendos dorën në zemër shteti do e zgjidh vetë, Do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyn shteti. I bëj thirrje shtetit të kapen autorët sa më parë. Nuk kemi asnjë dyshim. Djali më shprehte çdo gjë, më thoshte për gjithçka, jam në dijeni të çdo gjëje të tij. Nuk e bënte asnjë hap pa fjalën time. Kemi qenë njerëz familjar dhe të rregullt. Në Belgjikë ka qëndruar 1 vit, erdhi për letrat, i hodhi letrat për në Gjermani dhe derisa t’i dilnin letrat iku në Mal të Zi.

Çfarë janë këto rrjetet e telefonave, i kam lexuar, ju lutem nuk jemi njerëz që merremi me gjëra të pista. Nuk kemi lidhje me askënd, vetëm punë-shtëpi. Shtetit i kërkojmë drejtësi, të mos ketë viktima të tjera. Do ta kërkoj vetë nëse nuk gjendet, dhe nuk do të shkojë gjatë.

Kur nuk jemi në dijeni ne familja, nuk kam asnjë dyshim se do të kisha vepruar brenda 24 orëve. Do kisha bërë punët e mia. Nuk është gjetur as thikë, as pistoletë, as asgjë, ishte i papërgatitur. Na kanë njoftuar për vrasjen e djalit.

Më të lexuarat

  • Ermal Hasimja mbështet sulmet ndaj turizmit: “Nuk shoh se si mund të akuzohen ata që bënë review negative”

    Ermal Hasimja mbështet sulmet ndaj turizmit: “Nuk shoh se si mund të akuzohen ata që bënë review negative”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Degjeneron gjuha e protestuesve: Do ia marrim pushtetin me dhunë Ramës, do ta tërheqim zvarrë, meritoni vdekjen

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Përplasje në Këshillin Kombëtar të PD-së, ndërpritet mbledhja dhe fiket transmetimi pas debatit Berisha–Kuçana

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Transformimi surprizë i Dua Lipës: Nga simbol i propagandës qeveritare në kundërshtare të hapur të saj

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Gusha-kasafortë” e Gonxhes, zbulohet se ku përfunduan 4.2 mln eurot për koncertin e Kanye West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Myslim Murrizi: Pyetjet që nuk i bënë sot SPAK-ut dhe një përgjigje për Çim Pekën që ofendoi Klod Brahon

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Fshehje dosjesh, afera dhe bunker institucional, Lorena Goxhobelli zhyt në kaos Kadastrën; kur do të veprojë SPAK?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Mos më fol si kryetar partie”, Xhafaj përplaset me Shabanin në Komisionin për Nismat Qytetar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bushati ndjek recetën e Mamicës, Heroizëm nga Facebook-u, jo në terren

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gazetari “zbërthen” prapaskenat e protestës: Ja kush vendos

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!