AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Dita Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, E Ngarkuara me Punë e SHBA mesazh të fuqishëm: SPAK ka ndikuar pozitivisht!

by SHT Media
09/12/2024
in Politikë
6
0
Dita Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, E Ngarkuara me Punë e SHBA mesazh të fuqishëm: SPAK ka ndikuar pozitivisht!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit.

Nancy VanHorn thotë se lufta kundër korrupsionit kërkon një transformim në qasje dhe mentalitet.
Në një aktivitet të zhvilluar në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, zyrtarja e lartë e ambasadës së SHBA tha se “kur njerëzit mendojnë luftën kundër korrupsionit mendojnë SPAK dhe kjo tregon ndikimin që Struktura e Posaçme ka pasur.

“Lufta kundër korrupsionit kërkon vërtet një transformim në qasjen dhe mentalitetin e dikujt…Një gjë që më është bërë e qartë është se kur njerëzit mendojnë kundër korrupsionin, mendojnë SPAK-un. Kjo tregon ndikimin që SPAK-u ka pasur, ndaj kjo është një gjë e mirë. Por mendoj se zoti Dumani do të ishte personi i parë që do të thoshte se SPAK-u nuk vepron i vetëm. Çdo sukses që ata kanë në hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve është për shkak të të gjithë të tjerëve në peizazhin e drejtësisë.”



Fjala e plotë:

Faleminderit shumë! Si fillim dua të them, zonja Ministre, se fjala që mbajtët, mendoj se ishte kaq gjithëpërfshirëse sa nuk po e ndiej të nevojshme të vazhdoj, sepse e fjala juaj është pikërisht mesazhi që unë dua të ndaj sot.
Dhe thjesht dua t’i bëj jehonë vlerësimit të ministres për të gjithë ju që keni ardhur sot në një ditë pushimi. Kjo nënvizon rëndësinë e ecjes së Shqipërisë përpara në luftën kundër korrupsionit. Dhe sigurisht, një falënderim të madh për Irenën për udhëheqjen e saj në këtë çështje.
Ne në Ambasadën e SHBA jemi vërtet krenarë për partneritetin tonë me Irenën, kjo është arsyeja pse ajo u zgjodh për të shkuar në këtë program dhe pse kolegët e mi në ambasadë punuan shumë për t’u siguruar që ajo të merrte këtë grant për videot që do të shihni.

Do të doja t’i kthehesha diçkaje që tha ministrja, dhe kjo ka të bëjë dhe kemi diskutuar kundër korrupsionit, ajo për të cilën po flasim në të vërtetë është integriteti.
Dhe nuk ka të bëjë vetëm me skandalet e mëdha që shohim në internet, në gazeta dhe në televizion që duhet të na shqetësojnë.
Është përgjegjësia që secili prej nesh ka çdo ditë për të vepruar me integritet.
Dhe e di që është diçka që të gjithë ju e ndjeni plotësisht, përndryshe nuk do të ishit këtu në një ditë pushimi për këtë aktivitet.

Por dua të ndaj me ju se javën e kaluar kur isha në Vlorë, kjo ishte një temë që njerëzit e përmendën, qofshin studentë në universitet, aktivistë të shoqërisë civile, apo edhe zyrtarë publikë.
Lufta kundër korrupsionit kërkon vërtët një transformim në qasjen dhe mentalitetin e dikujt.
Zyrtarja përmendi një sërë institucionesh. Ajo përmendi edhe SPAK-un.

Një gjë që më është bërë e qartë është se kur njerëzit mendojnë kundër korrupsionit, mendojnë SPAK-un.
Kjo tregon ndikimin që SPAK-u ka pasur, ndaj kjo është një gjë e mirë. Por mendoj se zoti Dumani do të ishte personi i parë që do të thoshte se SPAK-u nuk vepron i vetëm. Çdo sukses që ata kanë në hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve është për shkak të të gjithë të tjerëve në peizazhin e drejtësisë. Dhe më e rëndësishmja, sepse është pritshmëria që qytetarët shqiptarë kanë tani për qeveritarët e tyre.
Pra, në myllje, dëshiroj të reflektoj për pjesën e fundit, rolin që ka çdo qytetar në këtë luftë.
Sidomos të rinjtë, sepse lufta kundër korrupsionit është në të vërtetë lufta për të ndërtuar një të ardhme për Shqipërinë, ku e shihni veten të qëndroni në këtë vend dhe të zhvilloheni këtu.

Kështu që, ashtu si ministrja, kam pasur mundësinë t’u hedh një vështrim të parë videove. Jam vërtet e impresionuar!

Dua të falënderoj sërish Irenën për krijimtarinë dhe përkushtimin.

Ajo mori pjesë në projektim “Integrity Chronicles” të ish-pjesëmarrëses në programin IVLP, Irena Xhafa, së cilit iu bashkua Ministrja për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni.

Projekti, i çelur në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, mbështetet nga programi Impact IVLP i Departamentit të Shtetit të SHBA në partneritet me Ministrin e Shtetit për Administratën Publike dhe AntiKorrupsionin./ b.p

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…
  • 200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.