AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Diskutohet lufta kundër krimit e drogës/ VanHorn takon Dumanin: Gjyqtarët, prokurorët janë rojtarët e të drejtave të çdo qytetari

by SHT Media
18/09/2025
in Kronikë
6
0
Diskutohet lufta kundër krimit e drogës/ VanHorn takon Dumanin: Gjyqtarët, prokurorët janë rojtarët e të drejtave të çdo qytetari
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn, zhvilloi këtë të martë një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani. 

Në fokus të takimit mes dy zyrtarëve të lartë, që vjen në një kohë kur është hapur gara për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, ishte lufta kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafikut të drogës. 

“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe Kryeprokurori i Posaçëm i SPAK, Altin Dumani, u takuan për të diskutuar punën e guximshme të SPAK dhe BKH në bashkëpunim me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit për të luftuar krimin e organizuar, terrorizmin dhe trafikun e drogës. Ata diskutuan gjithashtu edhe mbi takimet e fundit të Z. Dumani në Uashington me zyrtarë të Administratës Trump në Departamentin e Shtetit dhe në Departamentin e Drejtësisë. Shtetet e Bashkuara janë krenare që bashkëpunojnë me SPAK në përparësitë tona të përbashkëta për të goditur organizatat e rrezikshme kriminale ndërkombëtare që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë”, njofton Ambasada e SHBA në Tiranë. 

Më herët, gjatë ditës, diplomatja amerikane në Tiranë dha një mesazh të fortë për sistemin e drejtësisë, teksa tha se drejtësia nuk është thjesht një fjalë, por një realitet për të gjithë shqiptarët. Sipas saj, gjyqtarët e prokurorët kanë përgjegjësinë të mbrojnë drejtësinë, transparencën dhe llogaridhënien. 

“Gjyqtarët, prokurorët, anëtarët e shoqërisë civile janë rojtarët e të drejtave të çdo qytetari shqiptar. Ju keni fuqinë të siguroni që drejtësia të mos jetë thjesht një fjalë, por një realitet për të gjithë shqiptarët. Keni përgjegjësinë të mbroni drejtësinë, transparencën dhe llogaridhënien. Dhe keni mundësinë të forconi besimin midis njerëzve dhe institucioneve që i shërbejnë atyre. Kjo punë kërkon guxim – guximin për të marrë vendime të vështira, për të rezistuar ndaj korrupsionit dhe për të qëndruar të palëkundur përballë trysnisë”, tha e Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn. 

Diplomatja VanHorn i bëri deklaratat në aktivitetin në nder të Ditës së Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, prej ku theksoi se Kushtetutat ndërtohen mbi parime thelbësore për një demokraci funksionale, si mbrojtja e të drejtave të njeriut, ndarja e pushteteve dhe sundimi i ligjit. Këto parime, përfundoi e Ngarkuara me Punë e SHBA në Shqipëri, janë themeli i besimit mes qeverive dhe popujve të tyre. 

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Martinaj i zhdukur, Mihasi i vrarë! SPAK “kopsit” dosjen, jepet pretenca për të pandehurit

05/11/2026

E vendosur në katin zero, gjendet bombola e gazit që dyshohet se shkaktoi shpërthimin tragjik në Elbasan

05/11/2026

Dosja hetimore e SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin

05/11/2026

Përplaset për vdekje nga dy makina i moshuari, arrestohen dy shoferët, njëri u largua nga vendngjarja

05/11/2026

‘Ziheshim shumë’! I vuri flakën babait ndërsa flinte, zbardhet dëshmia e vajzës

05/11/2026

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza, raportoni çdo rast abuzimi

05/11/2026

Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, investimet dhe skemat e reja mbështetëse

05/11/2026

Nga Kaini te Kanuni, dhe një shtet inekzistent

05/11/2026

Disa protestues dhe shoqata në Kushtetuese, ankimojnë tre aktet e qeverisë për protestat

05/11/2026

Vdes në rrethana të paqarta shkencëtari që zbuloi Novichok-un dhe akuzoi Moskën për helmimet

05/11/2026

Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për demokracinë dhe zbatimin e vendimeve të Kushtetueses

05/11/2026

Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

05/11/2026

“A është kërcënuar Veliaj përmes Toni Gogut?”, Rama: Këto janë si zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard

05/11/2026

Humbja në zgjedhje trondit republikanët, aleatët i kërkojnë Trump të ndryshojë kurs

05/11/2026

Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

05/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Martinaj i zhdukur, Mihasi i vrarë! SPAK “kopsit” dosjen, jepet pretenca për të pandehurit
  • E vendosur në katin zero, gjendet bombola e gazit që dyshohet se shkaktoi shpërthimin tragjik në Elbasan

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.