Personat, të cilët janë kapur apo që do të kapen duke kryer akte dhune gjatë protestave mund të përfshihen në një listë të zezë, me pasoja edhe për udhëtimin e tyre në zonën Schengen.
Analisti Frrok Çupi thote se kjo është një strategji e domosdoshme dhe do t’i shërbejnë stabilitetit të vendit. Ai theksoi se kjo strategji tregon se shteti është shumë i fortë.
“I domosdoshëm, i gjetur mrekullisht mirë. Jemi në koalicion me vendet e Evropës në luftën kundër Antifa. E tërë Europa po digjet nga këta.
Vendim do të thotë se: Ne nuk duam të eksportojmë terroristë në Evropë. Kjo është masë shumë e rëndësishme për të dëshmuar se shteti i fortë. Kjo do të shërbejnë për stabilitetin në vend”, tha ai.
Burimi: Politika
