AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Po, kam qenë e jam për një të djathtë politike të vërtetë!

by Alb Times
19/10/2026
in Opinion
6
0
Nga gjykatë në gjobëvënëse…

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ylli Manjani

Kam kohë që shpreh një mendim, tashmë të konsoliduar plotësisht me veten time se Shqipëria ka nevojë për një të djathtë të vërtetë!

Jo thjesht për një parti që vetëshpallet e djathtë, por për një alternativë politike që mbështetet mbi një filozofi të qartë të organizimit të shoqërisë dhe të shtetit.

Shoqëria shqiptare ka nevojë të disiplinojë politikisht veten përmes një kulture të djathtë. Një të djathte që shenjtëron pronën private, që mbron tregun e lirë dhe konkurrencën, që vendos në themel të organizimit shoqëror dinjitetin njerëzor, përgjegjësinë individuale dhe familjen e fortë.

Shteti shqiptar ka nevojë për kulturën e ligjeve të së djathtës. Për ligje të qarta, të thjeshta, të kuptueshme dhe efektive. Për një shtet që nuk ndërhyn në çdo aspekt të jetës së individit, por që është i fortë aty ku duhet të jetë. Për një shtet që garanton rend publik, siguri, mbrojtjen kombëtare dhe zbatimit të ligjit.

Një shtet me më pak arbitraritet dhe më shumë autoritet ligjor. Me një ushtri efektive dhe të fortë, me institucione që nuk negociojnë zbatimin e ligjit.

Edhe drejtësisë shqiptare i mungon kultura e djathtë e precedentit gjyqësor. Kultura sipas së cilës ligji duhet të zbatohet njësoj për të gjithë dhe rastet e ngjashme duhet të marrin zgjidhje të ngjashme. Sepse barazia para ligjit nuk garantohet nga deklaratat, por nga qëndrueshmëria dhe parashikueshmëria e vendimmarrjes gjyqësore.

Na mungon pikërisht kjo e djathtë!

Një e djathtë që nuk ka kompleks të flasë për rendin, autoritetin, identitetin kombëtar dhe përgjegjësinë individuale, edhe kur nuk qeveris vendin.

Një e djathtë si ajo e Marine Le Pen në Francë, që e vendos rendin publik dhe sigurinë në qendër të debatit politik. Qoftë edhe një e djathtë si AfD në Gjermani, që kërkon një shtet më të fortë dhe rikthimin e identitetit kombëtar në debatin politik. Jo domosdoshmërisht për të kopjuar gjithë programet apo qëndrimet e tyre, por për të kuptuar se e djathta duhet të ketë identitet, ide dhe guxim politik.

Përballë së majtës ka gjithmonë një të djathtë. Dhe historia politike ka treguar se sa më shumë radikalizohet njëra anë, aq më radikale priret të bëhet përgjigjja e tjetrës.

E kuptoj shumë mirë se në një shoqëri që nuk u shkëput kurrë plotësisht nga mendësia komuniste, një e djathtë e tillë do të kishte vështirësi të mëdha sociale dhe elektorale.

Por problemi ynë është edhe më i rëndë. Në Shqipëri e djathta nuk u shfaq kurrë seriozisht as si ide politike!

Këtu e majta dhe e djathta dallojnë nga njëra-tjetra pak a shumë sa Lenini nga Stalini.

Kur janë në opozitë, partitë tona bëhen leniniste. Premtojnë revolucion, përmbysje, shkatërrim të sistemit dhe pushtet në emër të popullit.

Kur vijnë në pushtet, bëhen staliniste. Centralizojnë gjithçka, kontrollojnë institucionet, relativizojnë liritë dhe e trajtojnë shtetin si pronë të pushtetit.

Pastaj humbasin zgjedhjet, dalin në opozitë dhe kthehen përsëri te Lenini!

Dhe kështu vazhdon pafundësisht rrethi ynë vicioz politik: Nga Lenini te Stalini dhe nga Stalini përsëri te Lenini!

Asnjë lidhje me një të djathtë që imponon kulturën e lirisë, dinjitetit, pronës private, familjes, ekonomisë konkurruese dhe shtetit të drejtë, por të fortë.

Nuk dua të bëj asnjë asociacion me ata që prej dekadash i kanë hipur në shpinë së djathtës shqiptare. Nuk ia vlen! Do të përfundonim përsëri te rrethi vicioz Lenin–Stalin.

Por që Shqipërisë i duhet një e djathtë reale, kjo për mua nuk diskutohet.

I duhet për të vendosur disa piketa të qarta politike, ekonomike, juridike dhe morale. Për t’i dhënë shoqërisë mundësinë të zgjedhë ndërmjet dy filozofive të ndryshme të qeverisjes dhe jo ndërmjet dy grupeve që konkurrojnë për të administruar të njëjtin model pushteti.

Po, unë jam për ndryshim politik!

Por jo për ndryshim me qeverisje kujdestarësh leninistë e stalinistë, siç po sugjerojnë edhe disa profesorë në këto ditë të vështira politike.

Lenini dhe Stalini nuk bëhen dot bashkë për të prodhuar demokraci. As në Rusi nuk mund të prodhonin një alternativë të tillë, jo më në Shqipëri! U desh vdekja e Leninit që të bëhet bosi Stalini…

Kujdestaria politike, ose marrëveshja për të ndarë pushtetin apo bashkimi artificial i atyre që mendojnë njësoj për shtetin, por grinden për ta zotëruar atë, nuk janë ndryshim politik.

Janë thjesht mënyra të tjera për të ruajtur të njëjtin sistem.

Ndryshim politik nuk është të ndërrosh administratorët e pushtetit. Ndryshim është të ndërrosh filozofinë me të cilën ushtrohet pushteti.

Ndërtimi, organizimi dhe promovimi i një alternative të vërtetë të djathtë shqiptare, po!

Një alternativë që nuk lind nga urrejtja për të majtën, por nga besimi te liria, prona, familja, përgjegjësia individuale, ligji dhe shteti i fortë demokratik.

Kjo do të ishte një alternativë reale.

Ky do të ishte ndryshim politik!

Gjithçka tjetër është thjesht një xhiro tjetër në rrethin Lenin–Stalin.

Qorr për qorr e kemi n’oborr.

Burimi: Opinion

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues

19/10/2026

Protestuesit zhvendosen te Parku Rinia, policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës drejt tyre

19/10/2026

Protesta në Tiranë, RENEA vendoset sërish te Kryeministria!

19/10/2026

Kaos në Milano, 160 të arrestuar në katër orë, 80% e tyre të mitur! Protestuesit thyen dyqanet e plaçkitën qytetin

19/10/2026

“Dhunuesit, në listë të zezë të zonës Schengen?”- Çupi: Vendim i domosdoshëm për stabilitetin, e tërë Europa po digjet nga “Antifa”

19/10/2026

“Dialogu demokratik sjell ndryshim”- Vengu: Pagat e policëve, mësuesve, mjekëve dhe ushtarakëve duhet të jenë në krye të administratës!

19/10/2026

Pas ndjekjes “këmba-këmbës” Policia fut në kurth protestuesit, shoqërime masive te “Medreseja”, efektivët mbushin furgonët me të dyshuar!

19/10/2026

Policia i zmbraps me gaz lotsjellës dhe ujë, protestuesit ia ‘nxjerrin inatin’ koshave të plehrave, u vënë zjarrin!

19/10/2026

Protestuesit e dhunshëm qëllojnë me breshëri fishekzjarrësh e molotovësh, Policia i shpërndan dhe i ndjek këmba-këmbës!

19/10/2026

Po, kam qenë e jam për një të djathtë politike të vërtetë!

19/10/2026

Arabia Saudite shtyn konferencën e investimeve në vitin 2027, shkak situata në Lindjen e Mesme

19/10/2026

Kim Jong-un në gjendje të rëndë shëndetësore? Raportimet për një hemorragji cerebrale bëjnë xhiron e botës: Mendohet se është dërguar në Kinë

19/10/2026

Tensionohet situata, rikthehet dhuna në protestë, Policia hedh gaz lotsjellës dhe i shpërndan! Sulmohet me molotov Ministria e Brendshme

19/10/2026

Nisma e re, listë e zezë për dhunuesit në protesta, do u ndalohet te hyjnë në BE! Policia do gjurmojë financuesit dhe organizatorët

19/10/2026

“Mosha e mitur nuk i përjashton nga përgjegjësia penale!”- Ministria e Brendshme për dhunën në protesta: Prindërit duhet të jenë të informuar, përgjegjësia nis që nga…

19/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues
  • Protestuesit zhvendosen te Parku Rinia, policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës drejt tyre

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.