AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Denoncimi/ Raporti për Maqedoninë e Veriut: Dhjetëra zyrtarë të dyshuar për korrupsion nuk po ndiqen nga gjyqësori

by SHT Media
31/01/2024
in Botë
6
0
Denoncimi/ Raporti për Maqedoninë e Veriut: Dhjetëra zyrtarë të dyshuar për korrupsion nuk po ndiqen nga gjyqësori
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Autoritetet gjyqësore në Maqedoninë e Veriut nuk i kanë proceduar 56 nisma kundër zyrtarëve të dyshuar për përfshirje në korrupsion, nepotizëm, krim të organizuar dhe shkelje tjera ligjore.

Kjo bë e ditur të mërkurën nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut, i cili edhe ka iniciuar paditë penale bazuar në denoncimet e ndryshme që kanë ardhur në adresë të këtij institucioni.

“Nga iniciativat tona për ndjekje penale të dorëzuara në prokuroritë publike, deri më tani në gjykata nuk ka arritur asnjë vendim i prokurorisë publike. Bëhet fjalë për rastet e përbërjes së deritanishme të Komisionit Antikorrupision. Por, padi nuk ka pasur as nga përbërjet e kaluar e që janë mbi 200 iniciativa për ndjekje penale që kemi proceduar në organet e ndjekjes penale”, tha Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit për luftë kundër korrupsionit.

Denoncimet e këtij institucioni vijnë në kohën kur Maqedonia e Veriut po përballem me kritika të shumta për mungesë të rezultateve në luftën kundër korrupsionit.

Kjo u theksua edhe në raportin e fundit të organizatës Transparency International, pavarësisht se vendi ka shënuar përmirësim për dy vende.

Ky raporti si problem kryesor për mungesë të rezultateve i ka theksuar ndryshimet në Kodin Penal, që ishin bërë nga Qeveria e kryeministrit Dimitar Kovaçevskit, në vitin 2023, që liruan nga ndjekja penale shumë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të dyshuar për korrupsion.

“Me ndryshimet në Kodin Penal që u miratuan brenda 24 orëve, që uli dënimet për shumë zyrtarë të korruptuar, me anulimin e mbi 200 proceseve gjyqësore dhe me një gjyqësor që ka besimin e vetëm një për qind të popullatës, nuk mund të presim rezultate të mira. Pra, së pari duhet të jemi të qartë me veten tonë nëse jemi për luftë të sinqertë kundër korrupsionit, apo vetëm për luftë deklarative. Se kemi dështuar në këtë luftë si shtet, flasin edhe raportet e KE-së me të njëjtat rekomandim për çdo vit – që institucionet të veprojnë më tutje me iniciativat, me rekomandimet e organeve të pavarura, që rastet të kenë epilog gjyqësor”, theksoi Ivanovska.

Edhe ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler, disa herë ka dalë me reagime për gjendjen në gjyqësor.

Ajo ka thënë se, përkundër përkushtimit dhe ndihmës së madhe financiare të Qeverisë amerikane në dekadat e fundit për ngritjen e një sistemi funksional dhe të pavarur gjyqësor, rezultatet mungojnë.

“Fatkeqësisht, investimi ynë në progresin e gjyqësorit nuk dha rezultatin e pritshëm”, pati deklaruar ambasadorja Aggeler kohë më parë./rel

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ministrisë së Arsimit iu vu zjarri, kryepolici Hita zbret në terren pas përshkallëzimit dhe tensioneve në protestë!

14/10/2026

Protesta përshkallëzohet edhe në vandalizma, nën thirrjet “digje, digje” i vihet zjarri Ministrisë së Arsimit! Të rinjtë hipin mbi muret e godinës, shikoni pamjet (VIDEO)

14/10/2026

Si ndodhi që e ndalën dorën te ambasada e Vatikanit?!

14/10/2026

Eurodeputetët i kërkojnë BE të mbrojë Gjykatën Ndërkombëtare Penale nga sanksionet e SHBA-së

14/10/2026

Lajmet e rreme për humbje jete, reagon Ministria e Shëndetësisë: Ja gjendja e të lënduarve

14/10/2026

Zgjedhjet presidenciale në Francë, gazetarja Natacha Polony i bashkohet listës në rritje të kandidatëve

14/10/2026

Nga protesta te iluzioni i krizës

14/10/2026

Lorenc Vangjeli: Lamtumirë ati im, Apostol!

14/10/2026

Rama: Protestuesit që sulmojnë policinë nuk janë studentë

14/10/2026

Protestuesit përzënë Edi Palokën dhe e lagin me ujë: Rama në burg, Berisha në burg!

14/10/2026

VIDEOLAJM / Protestuesit pajisen me maska e doreza! Kush është donatori…?

14/10/2026

IEA paralajmëron: Çmimet e naftës në Evropë mund të rriten, kriza globale zgjatet deri në 2027-ën

14/10/2026

Ekzekutim “makabër”. Ushtarakët kundërshtojnë pushkatimin e Nidal Hasan

14/10/2026

Irani përgatitet për luftë me SHBA-në, fortifikon objektet bërthamore dhe stërvit civilët

14/10/2026

BE-ja i jep Ukrainës 2.86 miliardë euro për dronë, raketa dhe sisteme mbrojtëse ajrore

14/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ministrisë së Arsimit iu vu zjarri, kryepolici Hita zbret në terren pas përshkallëzimit dhe tensioneve në protestë!
  • Protesta përshkallëzohet edhe në vandalizma, nën thirrjet “digje, digje” i vihet zjarri Ministrisë së Arsimit! Të rinjtë hipin mbi muret e godinës, shikoni pamjet (VIDEO)

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.