• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Demokratët Euroatlantikë të Bashës: Gjykata e Lartë nuk e rrëzoi rekursin për vulën e PD

10/09/2024
in Politikë
Demokratët Euroatlantikë të Bashës: Gjykata e Lartë nuk e rrëzoi rekursin për vulën e PD

Trupa gjyqësore e Gjykatës së Lartë, e cila shqyrtoi rekursin e dorëzuar nga Ekelejd Alibeaj dhe dy avokatë që përfaqësojnë grupimin Basha me 4 kërkesa për vulën e kësaj partie, vendosi rrëzimin e rekursit.

Por, Demokratët Euroatlantikë, përmes një reagimi deklaruan se mospranimi i kërkesës për pezullim, s’është rrëzim i rekursit.

“Mospranimi i kërkesës për pezullim, nuk është rrëzim i rekursit të paraqitur nga Partia Demokratike – Demokratët Euroatlantikë për vendimin skandaloz të Apelit. Kërkesa e sotme lidhej vetëm me pezullimin e zbatimit të vendimit të Gjykatës së Apelit, deri në vendimin përfundimtar të Gjykatë së Lartë”, thuhet në reagimin e PD-Demokratëve Euroatlantikë.

Partia Demokratike – Demokratët Euroatlantikë, vijon njoftimi, nuk do të dorëzohen përballë padrejtësisë. Sipas tyre, pazari Rama-Berisha për vulën është një pazar kundër drejtësisë, kundër Shqipërisë.

Në faqen zyrtare të Gjykatës së lartë njoftohet se trupa ka vendosur mospranimin e paraqitur nga kërkuesi Partia Demokratike e Shqipërisë  përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, për  pezullimin e ekzekutimit të vendimit numër 3, dt. 25.03.2022, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Alibeaj ka kërkuar pezullimin e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë përndryshe vendimi i  ish-gjyqtarit Agron Zhukri, i cili në mars 2022 njohu Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha.

/a.r

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!