AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Debate te Reforma Zgjedhore, Gjiknuri ironizon propozimet e PD: Ngjan si manifest dhe listë dëshirash! Bylykbashi: Të rikthehen koalicionet!

by Alb Times
17/11/2026
in Politikë
6
0
Debate te Reforma Zgjedhore, Gjiknuri ironizon propozimet e PD: Ngjan si manifest dhe listë dëshirash! Bylykbashi: Të rikthehen koalicionet!

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore është mbledhur këtë të martë, ku në fokus të diskutimeve janë draftet ligjore të propozuara nga opozita, rekomandimet e pazbatuara të ODIHR-it, financimi i partive politike dhe ndryshimet që konsiderohen të nevojshme për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Gjatë diskutimeve janë shfaqur qëndrime të ndryshme mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës, veçanërisht për mënyrën se si duhet të procedohet me propozimet dhe për domosdoshmërinë e konsensusit politik.

Gjiknuri deklaroi se opozita duhet të paraqesë propozimet e saj në formën e akteve ligjore, në mënyrë që ekspertët të mund t’i shqyrtojnë dhe të nisin punën konkrete. Ai ngriti shqetësimin për vonesat në procesin e reformës, duke theksuar se kanë mbetur më pak se dy javë deri në përfundimin e afatit të nëntorit.

“Kam pritur nga opozita sjelljen e një projekti që sipas atyre ka nevojë për ndryshime, me erdhi një dokument, më ngjante si paper, nuk mu duk i plotë. Megjithatë, janë ndërmarrë procedurat e nevojshme. Propozimi i PD duhej të vinte me akt ligjor, ne do t’i hapim rrugë ekspertëve pasi opozita të sjellë propozimet e saj, që ata mendojnë se mund të ndryshojnë. Nuk mund ta paragjykojmë, dokumenti që patën sjellë ngjante si manifest, si republikë e re. Por nuk dua ta paragjykoj, pres propozimet konkrete. Dittë e fundit kemi pasur kontakte me trupën diplomatik, i kemi sqaruar se jemi vonë dhe po punojmë për rekomandimet e OSBE. Qëllimi juaj është i qartë, në fillim isha shumë besimplotë, por fatkeqësisht kemi humbur shumë afate dhe kemi një projekt fati të përfunduar të ligjit për partitë politike, por ky proces është bllokuar. Dhe ai ligj nuk qe thjesht dëshira jonë, ramë dakord që ta diskutonim, edhe pse nuk kërkon shumicë të theksuar. Shpresoj që në ditët e mbetura të jepet një vështrim nga ekspertët dhe ta çojmë për opinion të dytë në Komisionin e Venecias, që po e pret. Shpresoj të kemi mirëkuptimin e opozitës. Kanë mbetur më pak se dy javë për skadimin, nëse do të biem dakord, mund të bëjmë shumë gjëra. Në të kundërt jemi në situatë shqetësuese dhe Komisioni nuk do ta plotësojë punën e vet. Ne nuk do të rrimë duarkryq, do të sigurojmë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Gjiknuri.

Nga ana tjetër, bashkëkryetari i komisionit nga opozita, Oerd Bylykbashi, kërkoi që reforma të mbështetet në konsensus politik dhe të përfshijë rregulla të qarta për ndalimin e abuzimeve gjatë proceseve zgjedhore. Ai kritikoi mazhorancën për mosrespektimin e marrëveshjes së 5 qershorit 2020 dhe kundërshtoi idenë se konsensusi mund të konsiderohet pengesë për përparimin e reformës.

“Të paktën sot u zbatua konsensusi për rendin e ditës. Ajo e radhës që shkoi ishte provokim i hapur dhe thyerje e rregullave dhe për shkak të kësaj u përdor për herë të dytë vetoja në histori vetoja. Uroj të mos ndodhë edhe sot, ka çështje që nuk duhet të kalojnë për diskutim. Ndarja e shtetit nga partia është një nga parimet kryesore të bashkëpunimit të shtetit dhe kjo Gjiknurit nuk i duket e rëndësishme. Kur e gllabëron shtetin nuk e sheh më këtë, por këtë e kanë thënë europianët. Partia në pushtet përfiton nga avantazhet dhe nuk ka zgjedhje të lira. Dhe raporti i OSBE kërkon konsensus. Nuk e di përse konsensusin e përkufizoni si element bllokimi. Konsensusin e 2020-ës e shkeli PS për të miratuar këtë paçavure që kemi sot. Kjo është një nga çështjet kryesore dhe nëse do të ketë konsensus kjo reformë do të jetë një nga gjërat më të mëdha që ka ndodhur. Nuk kemi për të pranuar më zgjidhje që nuk i refuzonim dot sepse ishim jashtë parlamentit. Pa një kornizë të qartë, ku përcaktohen ndalimet, nuk shkojmë përpara. Ku duhet të frenohet, sanksionet për shkeljet me gjoba të rënda. Sanksione penale të shkruara qarë”, deklaroi Bylykbashi.

Bylykbashi theksoi se opozita nuk kërkon më zgjidhje të pjesshme, por një paketë të plotë ligjore, me rregulla të detajuara dhe mekanizma konkretë zbatimi. Gjatë prezantimit të qëndrimeve të opozitës, Bylykbashi evidentoi disa prej ndryshimeve kryesore që Partia Demokratike kërkon të përfshihen në Reformën Zgjedhore.

“Në parim të paketës sonë, do të prek disa çështje të rëndësishme që duhet ti trajtojë Reforma Zgjedhore për sa na përket si ne si opozitë. Çështja e parë, ne kemi kërkuar që të rikthehet koalicioni me listë të përbërë, ne kërkojmë respektimin e marrëveshjes së 5 qershorit që e mbështeti Departamenti i Shtetit dhe Komisioni Europian në atë kohë. Unë dhe Gjiknuri kemi firmat tona, e shkeli Edi Rama. Kjo ka provuar që prodhon rotacion. Koalicioni që i jep cdo partie mundësinë të garojë me emrin e vet, siglen e vet, të marrë votën e vet. Ka funksionuar në 2003, 2005, 2009 e me radhë, deri në 2013, prodhoi rotacion.  Së dyti, sistem proporcional kombëtar me listë 100 për qind të hapur për zgjedhjet parlamentare. Kemi kërkuar hapjen 100 për qind të listës për këshilltarët bashkiakë”, tha ai.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: kryesoreKryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

“Berisha e ka çuar PD-në nga humbja në humbje”, Balliu: Rama nuk mund të mposhtet prej tij

25/11/2026

U plagos me thikë në Korçë, zbardhen detajet: 30-vjeçari ishte prezantuar si polic

25/11/2026

Nga kryetare Kuvendi te ministre e Jashtme, Lami: Spiropali u katapultua në politikë

25/11/2026

“Flamingove u kanë rënë flatrat”, Leka: Opozita është në krizën e vet

25/11/2026

Aksident tragjik në Dimal, makina përfundon në kanal, humb jetën 67-vjeçari

25/11/2026

NASA e përplasi qëllimisht me asteroidin, ESA publikon imazhet e para të kraterit gjigant në Dimorphos! Test për të mbrojtur…

25/11/2026

Rriten tensionet në Ngushticën e Hormuzit, një tjetër tanker nafte shpërthen në flakë pasi goditi minën detare!

25/11/2026

Tragjedi në Egjipt, çisterna me karburant shpërthen në autostradë, të paktën 30 të vdekur dhe 15 të plagosur! (VIDEO)

25/11/2026

Kryeministri Rama ndan foton familjare dhe pamjet nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel! (VIDEO)

25/11/2026

Kaja Kallas ngre alarmin për sigurinë në Mesdhe dhe luftën hibride: Asnjë vend nuk mund t’i përballojë i vetëm kërcënimet!

25/11/2026

BE zgjat me 6 muaj subvencionet për bizneset e prekura nga lufta në Iran!

25/11/2026

“Burgu i Fierit qenka kthyer në institucion privat!”- Denoncimi i avokatit Ndreca: Nuk më lejojnë të takoj Veliajn! Drejtori kokëfortë shkel ligjin

25/11/2026

“Drejt BE me ritëm mbresëlënës”- Von der Leyen: 338 milionë euro të tjera për Shqipërinë, Malin e Zi e Maqedoninë! Zgjerimi nevojë strategjike

25/11/2026

Delvinë/ U arrestua si i dënuar me 9 vite, por lirohet pas verifikimeve pasi e kishte vuajtur burgun!

25/11/2026

Grevat fusin në kaos transportin italian gjatë dhjetorit, ja datat dhe oraret kur do të ndalen avionët, trenat dhe autobusët!

25/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Berisha e ka çuar PD-në nga humbja në humbje”, Balliu: Rama nuk mund të mposhtet prej tij
  • U plagos me thikë në Korçë, zbardhen detajet: 30-vjeçari ishte prezantuar si polic

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.