AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Debate në Komision / PD: Mjekët janë dënuar për mospërmbushje numrash; Koçiu: Nuk kanë zbatuar kushtet e kontratës me FSDKSH

by SHT Media
05/11/2024
in Politikë
6
0
Debate në Komision / PD: Mjekët janë dënuar për mospërmbushje numrash; Koçiu: Nuk kanë zbatuar kushtet e kontratës me FSDKSH
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka raportuar këtë të martë (5 nëntor) në Komisionin Hetimor për “Sterilizimin” dhe “Check Up-in”, ku ka deklaruar se për të gjitha raportet e KLSH-së janë kryer procedurat respektive për zbatimin e rekomandimeve.

Ndërsa deputetët demokratë kanë pasqyruar shifrat e analizave të pakryera nga viti 2015 deri në përfundim të vitit 2023, kanë pyetur ministren Koçiu se kush mban përgjegjësi mbi dëmin që i është shkaktuar buxhetit të shtetit. Deputetët demokratë bënë me dije se paratë për këto analiza janë marrë, por ato nuk janë kryer asnjëherë.

“Përveç një viti që ka pasur 7716 më tepër, të gjithë vitet e tjera janë me faturime për analiza të parkyera. Rreth 3 mln kontrolle të kryera deri në fund të 2023, janë 500 mijë analiza të pakryera por për të cilat është marrë pagesa. Dëmi i buxhetit, rreth 250 mln lekë, duke llogaritur shpenzimet variabël, 480 lekë për analizë me TVSH”, janë shprehur demokratët.



Nga ana e saj, ministrja argumentoi se kontrata e lidhur ka pasur në themel sensibilizimin mbi kryerjen e kontrolleve periodike. Dhe në këtë kuadër, ministrja theksoi, se kontrata ka arritur qëllimin e saj.

“Ajo që po them është që ne si institucion kemi një kontratë mes palëve dhe kemi detyrimin ti përgjigjemi. Për aq kohë sa është një kontratë që ka në themel sensibilimin për kryerjen e kontrolleve periodike, dhe nëse do i referoheshin shifrave kemi një dyfishim të numrit të qytetarëve që kryejnë kontrollin bazë. Kjo kontratë ka arritur qëllimin e saj për sensibilizimin e kontratës”, deklaroi ministrja.

Po ashtu, ministrja ka hedhur poshtë pretendimet për ndryshim të kontratës së punës në qendrat shëndetësore me qëllim penalizimin e mjekëve që nuk arrinin numrin e caktuar të kontrollit mjekësor bazë.

“Nuk është e vërtetë që kemi penalizuar mjekë që nuk ka kryer numrin e detyruar siç thoni ju nga ne për kontrollin mjekësor bazë. Ajo që është e vërtetë është që kontrata mes fondit të sigurimit të detyrueshëm shëndetësor me mjekët e qendrave shëndetësore. Si çdo kontratë ka të drejtat dhe detyrimet  esja. Në detyrat e punëmarrësit, të mjekëve të Qendrave Shëndetësore janë të listuara një sërë ngarkesash apo detyrash që ata duhet të kryejnë gjatë orarit të punës. një ndër to është dhe sensibilizimi i popullatës për të marrë një shërbim sikurse është kryerja e ekzaminimeve”, u shpreh Koçiu. Kjo e fundit theksoi se ka një listë detyrimesh dhe në rast moszbatimi zbatohen sanksionet përkatëse.

“Penalizimet janë në përmbushje të detyrimeve që kanë punonjësit e shëndetësisë me punëmarrësin që në rastin konkret është Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor”, deklaroi Koçiu.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026

Për ‘trimen’ Eli Fara, që bën BLOCK ata që ia thonë të vërtetën në sy!

03/10/2026

Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni

03/10/2026

“Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

03/10/2026

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

02/10/2026

Mes lotësh, Alketa Vejsiu kujton momentet e fundit me babanë e saj: Krenare që jam vajza e një njeriu të thjeshtë

02/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht
  • Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.