AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Të heqim dorë nga dietat dhe shpenzimet telefonike, marrim 3 milionë euro në vit”- Leskaj propozon amendamentin, Kuvendi e rrëzon!

by Alb Times
27/11/2026
in Politikë
6
0
“Të heqim dorë nga dietat dhe shpenzimet telefonike, marrim 3 milionë euro në vit”- Leskaj propozon amendamentin, Kuvendi e rrëzon!

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, propozoi në Kuvend uljen me 20% të shpenzimeve operative në buxhetin e vitit 2027, duke kërkuar që kursimi të nisë nga vetë deputetët, përmes heqjes dorë nga dietat dhe përfitimet telefonike.

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, Leskaj argumentoi se këto shpenzime janë të tepërta dhe se institucionet duhet të reflektojnë një filozofi të re në përdorimin e fondeve publike.

Në mbështetje të propozimit të tij, deputeti iu referua edhe dekalogut moral të Midhat Frashërit, duke bërë thirrje për solidaritet dhe përgjegjësi në përdorimin e parave publike.

“I madhi Midhat Frashëri ka përcjellë për shqiptarët dy dekalogë, atë politik dhe atë moral. Nëse dekalogu politik ka kontradiktë, ai moral i tij pranohet nga të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga pikëpamjet politike. Dhe një nga ato pika të dekalogut është: “Në punë ta kesh për nder dhe lavdi të jesh shërbestar, ji i lumtur nëse bën një send të dobishëm, pale të mos e dijë bota”.

Ne, për fat të mirë, këtu në Kuvend, kur marrim vendime të mira apo bëjmë ligje të mira, i dinë edhe shqiptarët dhe na vlerësojnë. Propozimi im konsiston në atë që ne, të dashur deputetë, ka ardhur koha ta shikojmë më thellë buxhetin, në një frymë të re, në një filozofi të re dhe buxheti, ashtu si ne debatojmë dhe propozojmë për të ardhurat, kemi përgjegjësi edhe për shpenzimet, jo vetëm në tërësinë e buxhetit, por edhe shpenzimet operative.

Pikërisht këtu vjen propozimi im, që ne të marrim masa në këtë buxhet dhe të reflektojmë për shpenzimet operative një ulje prej 20%. Kjo ulje shtrihet në fusha të ndryshme, investime, riinvestime, riparime zyrash, shpenzime luksi e të tjera. Nuk dua të akuzoj, sepse është gjë krejtësisht teknike, kuptohet edhe dietat, dhe këtu duke shprehur konsideratën për të gjithë ju deputetë, pavarësisht kahjeve politike.

Ju sfidoj ju, le ta fillojmë këtë propozim, këtë filozofi të re që unë kërkoj tek buxheti për sa i përket shpenzimeve operative, ta fillojmë me dietat tona. E dini ju që ne marrim 2,8-3 milionë euro në vit nga dietat, që i plotësojmë fap e fap. Ky është shpenzim i pakuptimtë.

Tjetra, për vitin 2025, dieta të brendshme janë përfituar nga deputetët 250 milionë lekë dhe për 2026, deri në shtator, 213 milionë lekë. Po kështu, shpenzimet telefonike, ato 150 mijë të vjetra apo 175 mijë të vjetra që merrni ju, e kuptoni që të paktën 125 mijë janë abuzim dhe total janë 28 milionë në 2025, deri tani në këtë vit 23 milionë dhe në total janë 2,8 deri në 3 milionë euro.

A nuk bën t’i flasim ndërgjegjes dhe mos t’i marrim këto dieta? Ky është propozimi im dhe, duke filluar nga vetja dhe te shpenzimet e luksit të institucioneve, kursejmë 20% në shpenzime operative.

Besoj shumë që edhe deputetët e PS do ta votojnë dhe, për të shmangur keqkuptimet, po e mbyll me një tjetër shprehje nga dekalogu i Midhat Frashërit: “Njerëzit e një kombi janë solidarë. E mira dhe lumturia jote janë dhe të miat, fatkeqësia jote është dhe e imja, nderi yt më nderon dhe mua dhe turpi yt më nxin dhe faqen time”.

Nderi ynë është që të heqim dorë nga këto dieta, që kushdo që i ka përfituar në këto vite, i ka përfituar në mënyrë jo të merituar”, u shpreh Leskaj.

Pavarësisht thirrjes së Leskajt për të mbështetur propozimin, amendamenti për uljen me 20% të shpenzimeve operative nuk mori votat e nevojshme në Kuvend. Në votim, 75 deputetë u shprehën kundër, ndërsa vetëm 17 votuan pro.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: AktualitetKryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Gjendet një sasi tritoli e pashpërthyer në Shkodër, ja kush ishte objektivi! Policia nis hetimet për autorët

27/11/2026

Përfundon afati për apelimin e dënimeve ndaj Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK, ja çfarë parashikojnë procedurat në Hagë

27/11/2026

U kapën me mbi 40 kg kanabis që donin ta shisnin në qytet, në pranga dy persona në Laç!

27/11/2026

Trump i kërkon Putinit që të tërhiqet nga agresioni në Evropë! SHBA shtyn rishikimin e pranisë ushtarake

27/11/2026

“Shqipëria Bëhet” kërkon shfuqizimin e ligjit të “Paketës së Maleve” dhe Investimet Strategjike, depoziton mbi 107 mijë firmat në KQZ për Referendum

27/11/2026

“Të heqim dorë nga dietat dhe shpenzimet telefonike, marrim 3 milionë euro në vit”- Leskaj propozon amendamentin, Kuvendi e rrëzon!

27/11/2026

Moti i keq përfshin edhe qarkun e Gjirokastrës, disa fshatra në Dropullin e Sipërm pa energji elektrike!

27/11/2026

Plaçkiti dy biznese dhe një banesë në pak ditë në Kavajë dhe Golem, arrestohet 38-vjeçari nga Durrësi!

27/11/2026

Buxheti i BE përplas liderët në Bruksel, kërcënime me veto dhe bojkot takimesh, kompromisi shtyhet!

27/11/2026

Kuvendi miraton me 77 vota përjashtimin nga tatimi mbi fitimin për hotelet me 4-5 yje, përjashtohet uji i ambalazhuar nga TVSH-ja 6%

27/11/2026

Sulm kibernetik edhe ndaj agjencisë franceze të lajmeve AFP, platforma del jashtë përdorimit!

27/11/2026

Do e shiste pranë shkollave në kryeqytet, 34-vjeçari kapet me 900 gramë kokainë! Policia i vë prangat, i sekuestrohen edhe…

27/11/2026

“Mesazhi i Marta Kos, një ogur i mirë”- Leka: Opozita të bashkëpunojë, Shqipëria mbi të gjitha! Dy partitë e mëdha…

27/11/2026

Zelensky: Putin është agresor dhe vrasës, nuk mund të jetë miku i Trump!

27/11/2026

Buxheti, ministri Gonxhja në Kuvend: Lehtësi fiskale deri në 30% për bizneset që sponsorizojnë kulturën!

27/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Gjendet një sasi tritoli e pashpërthyer në Shkodër, ja kush ishte objektivi! Policia nis hetimet për autorët
  • Përfundon afati për apelimin e dënimeve ndaj Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK, ja çfarë parashikojnë procedurat në Hagë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.