• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Debat për “qeverinë” e prokurorëve, opozita kërkon llogari për drejtuesit e KLP të “dënuar” nga vetingu

05/06/2024
in Politikë
Debat për “qeverinë” e prokurorëve, opozita kërkon llogari për drejtuesit e KLP të “dënuar” nga vetingu

Përjashtimi nga sistemi gjyqësor i ish- kreut të KLP, Alfred Balla ka vënë në pikëpyetje vendimet e marra nga qeveria e prokurorëve. Kjo deklaratë u bë nga deputeti demokrat, Gazment Bardhi në Komisionin e Ligjeve, nga ku sot u raportuan rezultatet e vitit që lamë pas nga KLP.

“Sa e ka cenuar kjo vendimmarrjen e KLP dhe sa ka kontribuar kjo në forcimin e besimit të publiku tek KLP? Në gjykimin tim një person që është në kushtet e pazgjidhshmërisë cenon rëndë besimin e publikut dhe integritetit të KLP? Drejtuesi i SPAK është ndarë me 1 votë”, u shpreh deputeti i PD Gazment Bardhi.

Kësaj pyetjeje drejtuesi në detyrë i KLP, Tartar Bazaj iu përgjigj me qëndrim mohues.

“Ka qenë moment emocional, kemi ndarë shqetësime, kemi qenë në një siklet të vërtetë. Edhe unë e kam këtë peshë, ka qenë miku ynë, shoku ynë për 5 vjet. Ndikon zero. Vendimmarrja e këtij anëtari është 1/11. Sot që jam kryetar nuk kam më tej fuqi. Kjo nuk luan shumë peshë”, deklaroi kryetari në detyrë i KLP Tartar Bazaj.

Bardhi replikoi me Bazajn edhe për drejtuesin e prokurorisë së Tiranës, Bledar Valikaj, që sipas deputetit ai i është shmangur vetting-ut.

“Prokurori Bledar Valikaj, bashkëshorti i deputetes Ermonela Felaj, është i vetmi prokuror në Republikën e Shqipërisë që nuk i është nënshtruar vetingut në asnjë komponent. Kushtetuta thotë që çdo prokuror që do të rrijë në sistem, duhet t’i nënshtrohet vetingut. Po ashtu ka një shqetësim që në të njëjtin institucion janë emëruar 4 anëtarë të një familje. Këtu kemi të bëjmë me vendimmarrje në konflikt të interesit”, shtoi Bardhi.

“Ka disa seksione. Drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës është një djalë me integritet, që Këshilli e ka votuar unanimisht… më shumë kjo është shoë sesa realitet, njëri është OPGJ, të tjerët janë në seksione të ndryshme. për mendimin tim, nuk ka efekte”, theksoi Tartar Bazaj.

Ndërkaq, Bazaj raportoi se 13 prokurorë kanë marrë mbrojtje të posaçme përgjatë vitit 2023 pas sulmeve apo kërcënimeve, mes tyre dhe prokurorë të SPAK./m.j

Më të lexuarat

  • Selin: Kam menduar ta lë në gjysmë Big Brother, por nuk më linte egoja të dorëzohesha

    Selin: Kam menduar ta lë në gjysmë Big Brother, por nuk më linte egoja të dorëzohesha

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nxitje dhune dhe bllokim rrugësh / Policia identifikon organizatorët e protestës nga punonjësit e OJF-ve tek bankierët, priten veprime të forta ligjore dhe dhjetëra shoqërime

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kokainë, prona të tjetërsuara dhe 500 milionë euro të sekuestruara, Klodiana Lala tregon si nisi hetimi për dosjen ‘Aruba’!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Në takim, njëri me inicialet E.R”, Artan Hoxha zbulon detaje nga “samiti” në Aruba: Çfarë më tha Artur Shehu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Misteri i liderit protestës: kush mund të jetë prapa saj?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ASHK e Goxhobellit, e kthyer në “bunker”. Kreu i KLSH: Nuk lejon auditimin, të ndërhyjë Parlamenti

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestat, reagon kompania që do ndërtojë në Sazan: Destinacion i klasit botëror, por vendimi u takon shqiptarëve!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Duam qeveri teknike “, Berisha: Nuk i bashkohem protestës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbardhen detajet e paktit: Irani lëshime për programin bërthamor, SHBA mban trupat në rajon

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U arrestua në Belgjikë për vrasjen e Naim Zyberit, ja si duket sot Gerd Gjenerali, u fut në spital me armën e fshehur në një buqetë me lule

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!