AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Dajaksevap

by Alb Times
21/10/2026
in Opinion
6
0
“Dhuna traumatizon të miturit”- Sociologia: Protestat e dhunshme shkaktojnë ankth, stres dhe humbje të besimit

Foto: Kronikë

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Artur Ajazi

Protesta është e shëndetshme gjithmonë kur ajo zhvillohet, e para brenda kornizës së ligjit, ë dyta kur ajo zhvillohet e qetë, dhe e treta, nuk agravon në dhunë.

Të trija këto kritere, që nuk janë shqiptare por ndërkombëtare, në protestën e “studenteve” në Tiranë nuk janë zbatuar. Studentët gabuan, kur mes tyre pranuan grupet vandale,  kur mes tyre ata pranuan djem e vajza me maska, huliganët dhe vandalët. Ata e prishën protestën e studentëve. Vetë studentët kaluan në rreshtin e fundit, duke u lënë hapësirë rrugeçërve, vandalëve, atyre që nisën hedhjen e molotovit në institucione dhe ndaj policëve.

Për afro 4 ditë (gjë e cila nuk ndodh në Europë) Policia e Shtetit qëndroi indiferente, qëndroi e stepur dhe e larguar nga dhuna, djegiet, shkatërrimet. Policia e Shtetit nuk donte viktima, dhe nuk ra në kurthin e Sali Berishës. Por Tirana po shkatërrohej. Mbi 34 banka, mbi 120 biznese dhe institucione të djegura dhe shkatërruara. Miliona euro dëme. Kjo situatë, thirri në “tapet” uniformat e shtetit. Nuk  duhej vazhduar më asnjë minutë, të tolerohej vandali, rrugaçi, krimineli, të shkatërronte pasurinë publike dhe atë private.

Policia e Shtetit, ditën e pestë nisi zbatimin e ligjit, nisi zbatimin e strategjie të saj, për të frenuar dhunën, për të siguruar rendin, qetësinë, zbatimin e ligjit. Vandalët tejkaluan të drejtën e protestës. Studentët ishin të pafuqishëm të largonin nga turma e tyre, vandal. Koha thirri në shesh uniformat  dhe ruajtësit e ligjit dhe rendit kushtetues. Dhunës me dhunë. U arrestuan dhe penalizuan dhjetëra vandalë. Dhe përballë kësaj situate, ku sulmohej polici, digjej ministria, gjykata, banka, biznesi, Sali Berisha thirri në skenën e turpit, “sindikatën e pedagogeve”. Skenari i tij kishte dështuar, dhe thirrja e ish-shikasit sot pedagog, ishte skenari rezervë, për të bojkotuar plotësisht mësimin në universitete, dhe mbështetur vandalizmin.

Veç një celule të ngushtë pedagogësh, që shquhen si të paaftë dhe të korruptuar, thirrjes së asaj palosindikate, nuk ju përgjigj asnjë universitet dhe pedagog. Kemi pare këto ditë skena dhune të paparë në Gjermani, Itali, Spanjë e Portugali. Atje policia nuk të toleron të djegësh dhe shkatërrosh, të vjedhësh dhe sulmosh uniformat e shtetit. Ndaj, mos abuzoni  e mos akuzoni Policinë e Shtetit   në Tirane, se paska “tejkaluar kompetencat”. Uniformat e shtetit, kanë detyrim ligjor dhe kushtetues, të ruajnë jetën e qytetareve, të krijojnë kushtet për funksionim normal të institucioneve dhe bizneseve, dhe ti kundërvihet antiligjit dhe vandalëve.

“Dajaksevap”, sepse ndryshe vandalët nuk ndalen. Ata janë gati të sjellin dhe provojnë skena dhune  dhe terrori në sheshe, bulevarde, dhe zona të banuara, vetëm të realizojnë synimin e tyre, shpesh të sponsorizuar nga politika e vjetër, nga politika e damkosur, që ka si mision vetëm destabilizimin e vendit.

Burimi: Opinion

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Sistemi arsimor i kthyer në celula të partive”, Lami: Listat e pedagogëve? Mungojnë rektorët dhe dekanët…

21/10/2026

“Pedagogët morën urdhër nga PD-ja”, Kasmi: Protesta është e organizuar politikisht

21/10/2026

Netanyahu: Ushtria izraelite dhe Mossadi të përmbysnin regjimin iranian

21/10/2026

Vala e protestave përfshin edhe Greqinë, mijëra studentë dhe mësues në rrugët e Athinës kundër kostos së lartë të jetesës

21/10/2026

Ka një shpresë nga beteja me Maskat

21/10/2026

Protestat në Shqipëri, reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

21/10/2026

Britania miraton projektin e gazit në Detin e Veriut, vendimi ndez debat për klimën dhe sigurinë energjetike

21/10/2026

Rrezikohen serverët në mbarë botën, Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe FBI kërkojnë përditësime urgjente

21/10/2026

Revolucioni ilegal i Tetorit

21/10/2026

Suedia po shqyrton që të kufizojë vizat për atletët rusë dhe bjellorusë

21/10/2026

Privatësia e të dhënave, Meta do t’i paguajë 25 miliardë dollarë New Mexico-s

21/10/2026

Bastisje në zyrat e Parlamentit Evropian, EPPO heton keqpërdorimin e fondeve nga e djathta ekstreme

21/10/2026

Nën hetim ish-guvernatori i Bankës Qendrore në Hungari, i akuzuar për zhdukjen e mbi 500 milionë eurove

21/10/2026

Dajaksevap

21/10/2026

Brukseli thirrje Beogradit: Jepini fund dhënies së shtetësisë me procedurë të përshpejtuar për rusët

21/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Sistemi arsimor i kthyer në celula të partive”, Lami: Listat e pedagogëve? Mungojnë rektorët dhe dekanët…
  • “Pedagogët morën urdhër nga PD-ja”, Kasmi: Protesta është e organizuar politikisht

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.